Tifozat e Partizani urojn fitoren dhe thumbojnë FSHF-në

5 Mars 2017, 17:34Sport TEMA

Tifozat e Partizani “Ultras Guerrils” kanë uruar skuadrën për fitoren e marrë në Lac, duke thumbuar gjithashtu dhe arbitrin e ndeshjes.

Përmes një postimi në faqen zyratre tifozat e kuq, të cilët nuk ishin prezent në stadium pasi janë dënuar nga FSHF-ja, shkrujanë se u pa qarte dashakeqesia ne gjykim duke dëmtuar qëllimisht Partizanin.

“Faleminderit per fitoren cuna !
Pertej fitores u pa qarte dashakeqesia ne gjykim e u shperfaq edhe nje here lufta ndaj ekipit tone me raste flagrante ! Kjo na motivon ti kundervihemi akoma me shume ketij sistemi trukimesh, dallaveresh e antisportiv ! Anti-FSHF !” shkrujanë tifozat e Partizani.

Kujtojmë që pak ditë më parë FSHF-ja dënoi në mënyrë tendicioze klubin e kuq me katër ndeshje pa spektatorë për shkak të incidenteve që ndodhën në Kukës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje