Vendimi, Spanja do të hapë dyert për refugjatët

Spanja ka marrë vendimin që të dyfishojë kapacitetin e qendrave të pritjes për emigrantët në Ceuta dhe Melilla.

Mediet spanjolle raportojnë se qeveria e ka shtuar buxhetin e këtyre qendrave për të rritur numrin e objekteve të akomodimit nga 4500 aktuale, në 8500.

Bëhet fjalë për një buxhet nga 83 në 268 milionë.

Qeveria beson se kjo masë do të lejojë pranimin e më shumë se 26.000 personave në periudhën nga prilli 2017 deri në maj 2018.

Numri i kërkesave për azil në Spanjë është rritur ndjeshëm, dhe Spanja është vendi i pestë evropian për nga numri i azilkërkuesve.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *