VIDEO/ Basha e ftoi, Rama kaloi pranë çadrës. Protestuesit rrethojnë kryeministrin në kafenenë afër kryesisë së Kuvendit

Kryetari i PD Lulzim Basha e ftoi kryeministrin Edi Rama që të shkonte në çadër dhe të diskutonte me të pa mashtrime, dhe Rama direkt e ka zbatuar këtë ftesë.

Ai ka kaluar afër çadrës së protestuesve përballë Kryeministrisë, dhe pasi është përballur me fyerjet dhe sharjet ordinere është futur i pashqetësuar në një kafë afër kryesisë së Kuvendit, përballë çadrës.

Pas kësaj, Rama kaloi në pjesën prapa Kryesisë së Kuvendit, krejt i pashqetësuar.

Me pas, Rama ka shkuar te pije nje kafe ne ane te Kryesise se Kuvendit. Protestuesit kane rrethuar vendin. Ne vendin e ngjarjes ka shume forca policore.

Me pare kreu i qeverisë, i shoqëruar nga 4 truproja, është nisur nga zyra e tij në Kryeministri dhe ka kaluar në këmbë përmes Bulevardit, duke u drejtuar ndërmjet Kryesisë së Kuvendit dhe Kullave Binjake.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e protestuesve të opozitës të cilët e kanë fishkëllyer Kryeministrin si dhe kanë thirrur në kor “Rama Ik”, ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet, të cilave shefi i qeverisë iu është përgjigjur duke buzëqeshur.

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “VIDEO/ Basha e ftoi, Rama kaloi pranë çadrës. Protestuesit rrethojnë kryeministrin në kafenenë afër kryesisë së Kuvendit”

  1. rozi says:

    E morët vesh kush është në cadër? Pse me fyerje merret pushteti?
    Është për të vënë kujën, kush i shkon mbrapa Lulushit, me rrugacët mbahet ai?
    Harroje se do votoheni…

  2. A says:

    Ky eshte nje provokim i hapur i EDI RAMES ne drejtim te mender injoranteve, militanteve dhe simpatizanteve te PD-se se pjerdhur.
    Ne kete rast eshte pritur ndonje konfrontim fizik te ketyre trapave te PD-se me EDI RAMEN, por keta nuk e kane henger kete kokerr ulli, por jane mjaftuar thjeshte me sharje. Pra, dicka e zakonshme per nje politikan qe eshte aktiv ne jeten e perditeshme. EDI RAMA ka kerkuar provokim dhe shkak per tu kapur, ne menyre qe te vepronte si ne lemin kombetar dhe nderkombetar. Ketu kemi nje fare mencurie te protestuesve te PD-se. Tung.

  3. ***** says:

    Vetem zogu vdes duke ciceruar, bishes i del shpirti duke klithuar e renkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *