Arrestohet sekseri i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj

Ka rënë në prangat e policisë Genis Mëhillaj, i njohur si sekseri i vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj.

Mëhillaj, 46-vjeç, bashkëpunonte me Sinanaj, duke bërë lidhjen mes vrasësit serial dhe biznesmenëve të cilët porosisnin vrasjet.

Ndërkohë, kushëriri i Genisit, Andon Mëhillaj, u vetëdorëzua në policia një vit më parë.

Ai është dënuar me 10 vjet burg si bashkëpunëtor i Sinanajt.

Julian Sinanaj akuzohet për disa vepra të rënda penale, si vrasje me pagesë dhe vendosje tritoli.

Gjyqi ndaj Sinanajt vijon ende në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...