Bojkoti i PD ka afat maksimal deri më 9 prill kur skadon afati i regjistrimit të partive politike. Basha atëherë vendos nëse hyn në zgjedhje ose jo

6 Mars 2017, 10:38Politika TEMA

Bojkoti i opozitës nuk mund të zgjasë pafund, pasi duhet të përcaktojë qartë nëse do të hyjë në zgjedhje ose jo. Duke iu drejtuar me këtë rast Kodit Zgjedhor, afati që PD të vendosë për pjesmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit është 9 prilli.

Sipas Kodit Zgjedhor, neni 64, pika 1 e tij “Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve”.

Ndërkohë që si koalicion zgjedhor, duhet të regjistrohet 60 ditë para datës së zgjedhjeve, duke “përfituar” në këtë mënyrë një shtyrje në vendimin e saj dhe për 10 ditë.

Në këtë mënyrë bojkoti i PD duket se nuk ka shumë për të shënuar për çështjet e afatit, teksa afatet kushtetuese të regjistrimit në KQZ për garën elektorale të 18 qershorit nuk lënë shumë hapësira negociimi politik. Pikërisht në këtë pikë me sa duket PD do të lëshojë pè, pasi do ti duhet të hyjë në zgjedhje, nëse nuk ka ndonjë vendim bojkoti për tyre.

Nëse do të bojkotohet do të ishte rasti i parë në tërë historinë e këtyre 26 viteve poskomunizëm kur një parti politike, flasim për partitë kryesore në vend, do të bojkotonte zgjedhjet parlamentare.

Bojkotin e zgjedhjeve nuk e kanë aplikuar as PD më 31 mars 1991, as PS më 26 maj 1996, as PD në qershor 1997, apo PS në zgjedhjet e qershorit 2009.

Duke qënë se Basha ka deklaruar se do të ndërpresë bojkotin vetëm kur Edi Rama të firmosë qeverinë teknike dhe dorëzimin e pushtetit në tavolinë dy muaj para zgjedhjeve, por dhe faktin se kryeministri ka deklaruar se do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës, pasi pushteti merret dhe dorëzohet nga vota e qytetarëve dhe jo në tavolinë, atëherë është e qartë se bojkoti do të vazhdojë.

Njëherësh dhe dilema e Bashës dhe e lidershipit të PD do të vijojë deri më 9 prill, kur skadon afati i regjistrimit të partive politike./TemA-m.a.

1 komente në “Bojkoti i PD ka afat maksimal deri më 9 prill kur skadon afati i regjistrimit të partive politike. Basha atëherë vendos nëse hyn në zgjedhje ose jo”

  1. Shqip says:

    Ndoshta do ishte zgjidhja me ideale per kapercimin e tranzicionit . Vendin e pedersteve ta zene parti te tjera qe futen ne gare. Ne kete menyre konfigurohet nje pol i djathte i vertete.Dhe me kryesorja vendi çlirohet nga nje organizate anti kombetare. Gjeni format dhe mjetet , per ti mbajtur ne çader deri sa te vije behari.kur te kete skaduar afati ligjor i regjistrimit , le te mbledhin plaçke e gje , e te vene prapa diellit. Shpellare te gjithe vendeve shperndahuni
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje