Izet Haxhia: Berisha po tenton një tjetër 9 mars. Në prapaskenë po kërkon një amnisti të re si ajo e 97-s, për familjen dhe bashkëpunëtorët e tij

Ish-truproja i Berishës në vitet ’90, Izet Haxhia, rikthehet në DITA për të folur mbi cadrën, por jo mbi atë që duket në Bulevard, por mbi atë që nuk duket: për prapaskenën.

Haxhia mendon se kjo protestë ka vetëm një qëllim: një amnisti për Berishën, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Haxhia kujton me këtë rast marrëveshjen e 9 marsit 1997, të cilën ai e quan një marrëveshje të turpshme dhe thotë se Berisha po synon përsëritjen e saj.

Në qoftë se qeveria e tanishme pranon të bëjë një marrëveshje turpi tjetër si ajo e 9 marsit, atëherë shqiptarët duhet t’i lajnë hesapet njëherë e mirë me të gjitha palët e politikës me çfarëdo çmimi që mund të paguajnë...” – thotë ai dhe ndërkaq rithekson premtimin:

Jam gati të dalë përpara cilitdo prokuror që ka kurajon apo merr mundimin të më pyesë. Pa asnjë lloj kushti apo marrëveshje paraprake.

 – Izet, jemi 20 vjet pas marrëveshjes së famshme të 9 marsit ‘97. Ju shpeshherë e keni cilësuar si një turp atë marrëveshje. Sot jemi në një situatë ku Berisha i fshehur pas Bashës kërkon një tjetër marrëveshje? Cili është mendimi juaj?

– Unë e kam thënë disa herë dhe e them prapë marrëveshja e 9 Marsit 1997 ishte një marrëveshje turpi. Berisha ishte i frikësuar në palcë, por ua imponoi të majtëve po ashtu të frikësuar nga një tigër prej letre dhe te verbuar nga lakmia për pushtetin.

Ajo marrëveshje është pikënisja e këtij rrethi vicioz ku është e futur politika shqiptare në këto 20 vitet e fundit. Është amnistia për krimet që ndodhën atëherë dhe me pas, dhe futja e kulturës së mosndëshkimit për asnjë krim të kryer nga politika e politikanët, me një fjalë është marrja peng e shtetit dhe drejtësisë nga krimi.

Dhe ironia më e madhe është se pas 20 vitesh kur po bëhen përpjekje serioze të iniciuara e mbështetura nga SHBA e BE për thyerjen e këtij rrethi vicioz, hallka më kriminale e të cilit është Berisha dhe kopeja e tij, shohim sot këtë situatë ku ai që ka mbajtur peng PD-në dhe të ardhmen e vendit për vite me radhë i pandëshkuar asnjëherë, po përpiqet prapë të marrë një amnisti të re.

Maskat kanë rënë, këtu nuk kemi të bëjmë me “standarde të zgjedhjeve”. Loja e tij është mëse e qartë: të vazhdojë politika e mosndëshkimit ndaj tij.

Në qoftë se qeveria e tanishme pranon të bëjë një marrëveshje turpi tjetër si ajo e 9 marsit, atëherë shqiptarët duhet t’i lajnë hesapet njëherë e mirë me të gjitha palët e politikës me çfarëdo çmimi që mund të paguajmë…

– Çfarë ndodhi realisht në 9 mars 1997?

– Kjo marrëveshje, për më tepër unë mendoj se është një krim. Ata që bënë marrëveshjen janë në një farë mënyre edhe përgjegjës për ngjarjet e mëvonshme, për riciklimin e Berishës në politikë. Si mund të bëhet marrëveshje me një kriminel?

Ata që u ulën në tryezë me të duhej t’i kishin thënë: Ik ti, Sali, njëherë, pastaj ne e gjejmë gjuhën me njëri-tjetrin. Ata nuk e bënë këtë për turpin e tyre. Prandaj dhe janë në njëfarë mënyre bashkëpërgjegjës për vuajtjet e mëvonshme që Berisha i ka shkaktuar këtij vendi.

Por ajo marrëveshje nuk u bë për të shpëtuar Shqipërinë, por për të shpëtuar e mbuluar krimet e Berishës dhe të politikanëve të të gjitha palëve, të cilët ishin të implikuar në këtë shkatërrim e kaos.

Me amnistinë për ngjarjet e marsit ’97, që ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, nuk u sigurua paqja publike, përkundrazi vendi u zhyt më tepër në kaos.

I kemi kërkuar pas kësaj marrëveshjeje Agim Shehut që të ruhej burgu 313, ku ishin grumbulluar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, por ai ka thënë se e ruan RENEA. Nga ana tjetër, po ky Agim Shehu, me urdhër të Berishës, ka bërë presion mbi komandantin e asaj kohe të RENEA-s që të mos bënte mbrojtjen e burgut. Më 13 mars, kanë qenë njerëz të besuar të Agim Shehut nga forcat speciale të Briskut, me në krye Paulin Sterkajn, që kanë bërë evakuimin e Fatos Nanos nga burgu.

U liruan me qindra vrasës nga burgu, vetëm e vetëm që të dilte i lirë Fatos Nano e Ramiz Alia, sepse Berisha në fshehtësi e në marrëveshje me opozitën, kishte pranuar lirimin e tyre në këtë mënyrë të jashtëligjshme.

Me plot gojën mund t’u them se, pas kësaj marrëveshjeje, filloi parajsa për krimin dhe kriminelët në mbarë Shqipërinë. Edhe ata policë që u kthyen në detyrë, vazhduan së bashku me krimin t’u vinin gjoba bizneseve, tregtarëve, të vrisnin ata që nuk u bindeshin.

Që të mbetemi në temë, unë nuk çuditem fare nga sorollatjet dhe përdredhjet me reformën në drejtësi. Berisha shpëtoi në vitin ’97, e jo më tani që e ka shumë më të lehtë edhe me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve. Në këto kushte jam skeptik për ndëshkimin e tij ligjor.

 – Kohët e fundit janë përhapur zëra se ju do të dëshmoni përpara drejtësisë nëse ajo do të reformohet. Jeni i gatshëm të vini në Shqipëri dhe të përballeni me ligjin, por dhe të dëshmoni përpara organeve ato që keni thënë gjithë këto vite në DITA?

– E kam thënë edhe herë të tjera: gjithmonë kam qenë e do jem i gatshëm të dëshmoj përpara drejtësisë që do të ketë guximin apo do marrë mundimin të më pyesë, pa asnjë lloj kushti apo marrëveshje paraprake. Deri më sot asnjë prokuror apo gjyqtar nuk ka patur guximin as dëshirën të merret me ato të vërteta që kam thënë, apo qoftë edhe me trillimet e një ‘vrasësi’ siç me cilëson Berisha.

Është puna e tyre, unë nuk mund të dëshmoj me iniciativën e dëshirën time po qe se prokuroria nuk e dëshiron një gjë të tillë, unë kam mundësinë e vetme të rrëfej në mediat e lira dhe ato sociale. Është luajtur një lojë e pisët në kurrizin tim, duke më mbajtur si një peng këtu ku jetoj pa asnjë të drejtë ligjore, pa asnjë status, pa asnjë dokument apo leje qëndrimi, si një ‘No land man’ apo njeri i pa atdhe.

Mua nuk më ka shtyrë apo detyruar askush të tregoj të vërtetat që di mbi këtë demon të krimit me emrin e ndryshuar nga Salih në Sali, kushdo qoftë ai, por jam nisur vetëm nga borxhi që i kam vendit tim. Po të ishte në dorën time që nesër do isha i gatshëm të kthehesha e të përballesha me drejtësinë në vendin tim, mjafton të jetë e gatshme drejtësia të ma plotësojë këtë vendim timin të pakthyeshëm.

– Do pranosh statusin e të penduarit të drejtësisë?

– Unë nuk do ta pranoj kurrë një rol apo pozicion të një të penduari të drejtësisë, çfarëdo që do të ishin favoret që mund të japë ky pozicion. Por nga ana tjetër jam i gatshëm të dëshmoj para çdo organi hetimor shqiptar që kërkon zbardhjen e hetimin e çdo ngjarje kriminale që kam dijeni apo kam pjesën time në to, siç është Grushti i Shtetit i 14 Shtatorit.

– Por ju jeni dënuar dhe keni shumë vite për të vuajtur në burg?

– Po, unë e kam marrë dënimin dhe dënimi më i madh për mua është ky, që më ka detyruar të qëndroj larg atdheut, familjes e fëmijëve. E thashë dhe më lart që unë kam ngelur pa atdhe dhe ky është dënim më i fortë se sa dhe burgu. Jam i gatshëm që pjesën e jetës që ka ngelur ta kaloj në burg; dua vetëm të arrij të kontribuoj për vendosjen e drejtësisë dhe çrrënjosjen e krimit në vendin tim.

Intervistoi Erion Habilaj

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Izet Haxhia: Berisha po tenton një tjetër 9 mars. Në prapaskenë po kërkon një amnisti të re si ajo e 97-s, për familjen dhe bashkëpunëtorët e tij”

  1. LORA says:

    E besoj dhe e mbeshtes Izet Haxhine.
    Uroj qe fillimi i ketij procesi hetimi dhe gjykimi,per te cilin Izeti ofrohet pa kushte,te nise seriozisht sa me pare.

  2. Loran shehu says:

    O izeto e bleve briskun se na esht rrit shum leshi e vec ti je berber i mir …..

  3. Bushi says:

    Respekt per zotin Haxhia.Eshte patriot i vertete.Kontributi i tij me keto informacione shume te rendesishme eshte i madhe.Eshte edhe per prokurorine,por meqe prokuroria te ne eshte e Sali Berishes,nuk mund te vleresohen sot per sot.Do vij dita qe do vleresohen,do merren plotesisht ne konsiderate si dokumenta,dhe kriminelet do denohen.Do te denohen edhe ata,qe, sote nuk i hetojne.

  4. anna says:

    ore erdhi dita e drejtesise cme delni per berishen dhe bashen shum e shum si ata te dy duhen te jen ne burg ,ju kujtohet gerrdeci ????? se dinin se qfar behej atje ne ate kohe jju kujtohet 97???? shikoni me sy hapur se rinia shqiptare kan ikur te gjith sepse aty ska te ardhme berisha ,basha biles dhe shum koka ce drejtojn parlamentin duhet te futen ne burg kan pire gjakun e popullit,kan ndertuar biznese me leket e popullit ,e nje familje e thjeshte jeton me 150 mij lek ne muaj populli si duket esht marre mendesh nga ilaqeet e,prishura qe I serviren ketij populli te mjere

  5. shqipe says:

    Vertete. Ka dite qe s’po duket NOka i shqupit,eshte duke stervitur ata qe s’din fjal’ te tjera shqip,veç: -” Atë,motrën,robt,grat!….

  6. ts says:

    Izet je i qart ,i vendosur ,i besushem dhe ke koh qe po i ben nje sherbim gjigand Atdheut dhe shqiptareve ! Ne kte cader fole e ftyrave te fatkeqesis shqiptare qe dalin hapur ,pa maska , ,therrasin per luft ,kercenojn si rrugacer ordiner e po pshurin ne vendin e krimit ter shqiptaret duke filluar qe nga kryeministri qe ata zgjodhen ,e si pasoj ter shtetin ne fuqi ,tregon se dicka nuk shkon ne kte corb ! Jan aktivizuar mercenaret e tradhtis shqipfoles brenda dhe jasht kufijve ku e quajn veten shqiptar , per te rikthyer krimin duke mbeshtetur kta bandit me kryemonstren qe kerkon te shpetoj prej krimeve dhe hajnis qe ju ka ber SHqiperis dhe shqiptareve ! Kjo tuf agresive ,arogante po injoron e po ju hek breket ksaj maxhorance pasive , po i turperon , po i cvlefteson,e as shum as pak po na zhgenjen voten e besimin qe ju dham ! Kush esht shumica pra ??? Jan kta apo 1 milion pordhacak qe shohin e heshtin ? Saper politikanet jan po kta qe ju nenshtruan atij 9 Marsi e mos u cudit se po ngrefin ndonje tjeter 9 Mars ! Sa koh do ju len akoma ktyre banditeve te shijn ne qender te Tiranes !Ku kan humbur kta 1 milion shqiptar e nuk marin huj tju thyejn koken ktyre banditeve qe duan akoma gjak shqiptaresh ! Turpi ju mbuloft e ne hale te qenve shkofshit po rat perseri preh i armiqve e i gangstereve !

  7. Vana says:

    Pse nuk vjen vete more zotni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *