Kontradiktat Basha-BE, SHBA dhe Basha me… Bashën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Këmbëngulja e PD-së për qeveri teknike, apo qeveri me bazë të gjerë politike që të përgatisë në tre muaj zgjedhjetë lira dhe të ndershme është diçka e paprecedent dhe si e tillë krijon kontradikta të mëdha. Jo thjesht midis PD dhe perëndimit, BE-së mësë pari, si sponsore politike dhe financiare e reformës në drejtësi. Ajo krijon kontradikta midis vetë qëndrimeve të PD gjatë një viti, dhe madje çfarë është paradoksale,brenda qëndrimit shumë planësh (qeveri teknike me katër kushte) ka kontradikta të mëdha logjike dhe politike.

Kontradiktat BE-Basha

Megjithëse kryetari i PD-së, Lulëzim Basha nuk ka dalë qartë në publik duke fyer njerëzit e bashkësisë ndërkombëtare, (edhe kur përdori fjalën broçkulla për shprehjen vetingu para zgjedhjeve, ju referua fjalëve të tyre), e vërteta është kategorike. Ja lista e kontradiktave.

1.Basha thotë se Bashkimi Europian apo Komisioni ka të tjera qëndrime ndaj Shqipërisë, kurse Këshilli Europian, përkatësisht kancelaritë e vendeve europiane kanë të tjera qëndrime që u bënë publike me shtyrjen e negociatave. Kjo nuk ka mundësi. Rregulli absolut: Komisioni është shprehës i mesatares së qëndrimeve të BE-së dhe nuk mund të jetë kurrë më agresiv me kushtëzime, apo tolerant me veprime sesa seicili prej vendeve anëtare. Kush ka përfytyrime matematikore: qëndrimi i Komisionit, pra zonjës Mogherini si numri dy, është emëruesi më i vogël i përbashkët i BE dhe jo e kundërta.

2.Me përfshirjen politik edhe financiare të BE-së në këtë shkallë kaq të lartë, (edhe vetë SHBA nëpërmjet Sorosit apo drejtpërdrejt) BE dhe SHBA e shohinreformën si interesin e vet ndërkombëtar, kurse Basha e sheh si interes të PS-së. Nëse BE ka destinuar 10 apo 20 milion euro për reformën nëdrejtësi, dmth me burokracinë e vet ka planifikuar shumë herët diçka të rëndësishme nga e cila nuk tërhiqet sot. Nuk i ka parashikuar përndonjë interes të PS-së, por interes të vetin.

3.Nuk ka kontradik ta BE-SHBA si ato që priteshin prej retorikës para presidenciale të Trump. Konvergjenca e BE me SHBA vazhdon të jetë e fortë si mëparë. Ambasadorët nuk lëvizin pavarësisht sulmeve të sponsorizuara nga brenda PD.

4.PD e sheh radhën e veprimeve politike dhe institucionale krejt në mënyrë të kundërt me perëndimin, përkatësisht me BE-në. Nëse BE kërkon që vetingu të votohet menjëherë të hënën, Basha kërkon qeveri teknike, 4 detyra të rënda për qeverinë teknike dhe pastaj të bëhej vetingu.

5.Kjoështë qartësisht një kundërvënie midis dy axhendave të BE-së dhe vetë PD-së edhe në terma kohorë. Pikërisht kjo kundërvënie e bën të pamundur suksesin e ndërmarrjes së Bashës. Për më shumë BE e shehrealizimin e katër kushteve që kërkon Basha të lidhura apo të paraprira me vetingun ; dekriminalizimi, lufta kundër kanabisit, reforma në drejtësi mund të bëhen me një drejtësi të spastruar në burimet njerëzor edhe jo me drejtësinë që është sot.

6.BE, SHBA, janë të bindura se me kontrollin që kanë vetë në procesin e vetingut do të kenë rezultatet që duan, kushdo që të jetë në krye të qeverisë, kurse Basha konteston pikërisht këtë gjë. Ai pretendon se Rama duke qëndruar në krye të qeverisë në sintoni me grupet e drogës, apo njerëzit e kriminalizuar do të kontrollojë vetingun dhe zgjedhjet. Perëndimi me gjasë mendon se pikërisht vetingu do të shërbejë si moment katalizator i prishjes së marrëdhënieve midis politikës, drejtësisë dhe krimit.

7.BE, Perëndimi nuk mundet të vendosin precedentin që cilado parti politike që ngre një çadër në bulevard mund të ndryshojë qeverinë që organizon zgjedhjet, sepse këtë precedent jovetëm që mund ta kërkojë çdo parti në Shqipëri tash e tutje, por dhe çdo parti në Ballkan.

Kontradiktat e Bashës me Bashën

Edhe vetë brenda këtij qëndrimi të Bashës në fakt ka kontradikta të mëdha thelbësore. Jo vetëm me qëndrimin e BE-së. Këto kontradikta e bëjnë qëndrimin e Bashës të duket pretekst dhe jo diçka thelbësore. Ja kontradiktat e Bashës me Bashën:

1.Cilësinë e zgjedhjeve e përcakton qeveria më shumë apo reforma zgjedhore ? Kushdo e mban mend se një vit mëparë, Basha, përkatësisht PD-ja kërkonte që të bëhej mëparë reforma zgjedhore, pastaj reforma në drejtësi. Pasi i votoi ndryshimet kushtetuese të reformës, ai thotë : qeveri teknike që të bëjë zgjedhjet, dhe pas zgjedhjeve vetingun, hapin më të rëndësishëm. Pra reforma zgjedhore për të cilën nuk u hodh asnjë hap, nuk qenka e rëndësishme, nuk qenka përcaktuese, por qeveria që menaxhon zgjedhjet.

2.Si rregull qeveritë e fundit të mandatit nuk marrin përsipër detyra të mëdha si ato që kërkon t’i vendosë në kurriz Basha.

3.Njëqeveri mund të jetë teknike, por ama kontrollohet pikërisht nga partitë që kanë numra apo fuqi më të madhe ekonomike, kriminale, etj, që pretendon Basha. A nuk ndodh kjo në Maqedoni për shembull ?

4.Tre nga kushtet e Bashës lidhen pikërisht me një drejtësi të spastruar. Lufta ndaj kanabisit, procesi i dekriminalizimit, jetësimi i reformës në drejtësi, bëhen pikërisht me spastrimin e drejtësisë që nis me vetingun.

5.Nëse PD ka votuar ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi, dihet mirë se ndryshimet ligjore nuk mund të kapërcejnë në frymë ato kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të kushtetutës në veting dhe kjo Gjykatë dihet se nuk kontrollohet nga Rama. Cilat janë rrethanat që kanë ndryshuar që pasi u votuan ndryshimet kushtetuese, nuk duhet të votohen ndryshimet ligjore ?

6.Më mirë të kesh njerëz në komisionet paritare të vetingut apo të mos kesh ? Sigurisht të kesh, ndaj nuk kuptohet pse PD nuk merr pjesë në votim dhe pastaj të kthehet në institucionin e vet, në qendër të bulevardit.

Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm të këtyre kontradiktave, ndaj jeta në çadër, sado në një pjesë të kohës, ngjan e vështirë.(Konica.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kontradiktat Basha-BE, SHBA dhe Basha me… Bashën”

  1. saliu says:

    FAJI nuk esht i bashes , fain e kan ajo turm e te persekutuarve dhe antishqiptarve qe i rrin nga pas , pastaj themi çka ber ENVERI , po ja kta mostrat e çadrave futi neper burgje dhe internoj , mir kur ishte komunizmi dhe kta muter nuk paskan dashur komunizmin gjoja , kjo tuf injorantesh , po sot qe jan dhe kunder amerikes dhe politikes se BEse prap komunizmi ja ka fain ktyre , kta jan llumi kombit dhe antishteti o njerez , qe na mbajn peng ne te tjerve te udhehequr nga hajdut e krimiel qe kan interesat e tyre si saliu e luli me kompanin qe i ndjek per te kapur nje vend deputeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *