Kreu i gjobëvënësve të Shkodrës duhej të dënohej me 5 vite burg, por gjykata…

6 Mars 2017, 16:20Kronika TEMA

Muhamet Lici, i cilësuar si kreu i bandës së gjobëvënësve ndaj tregtarëve të Zdrales në Shkodër rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Në gusht te vitit 2014, 25-vjeçari është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje, së bashku me mikun e tij Abedin Bajrakjtari, një nga anëtarët e grupit.

Në makinën me të cilën udhëtonin dy rinjtë, që ishte në pronësi të Licit, u gjet një pistoletë dhe dy krehra me 28 fishekë.

Prokuroria në fund të procesit ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për Licin për armëmbajtje pa leje.

I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar dhe përfitonte uljen e dënimit me një të tretën.

Në rast të dënimit, do të kryente 4 vjet e 8 muaj burg, raporton TV Klan.

Përfundimisht ata kanë vendosur ta dënojnë Muhamet Licin me shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

Sipas vendimit, gjatë kësaj kohe ai nuk duhet te kryente asnjë vepre tjetër penale apo të shoqërohej me persona me precedent penal.

Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershem nga burgu për të riun duke qenë se ishte hetuar nen masën e sigurisë arrest me burg.

Grupi kriminal që ai kishte ngritur, sipas hetimeve të prokurorisë, e kishte nisur aktivitetin në tetor të vitit të kaluar.

1 komente në “Kreu i gjobëvënësve të Shkodrës duhej të dënohej me 5 vite burg, por gjykata…”

  1. nord.al says:

    Keto jane krahu i djathte i Sali Berishes ne Shkoder, terroristet e ardhshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje