Kryeministri teknik i Maqedonisë sulmon Ramën: Përzierja juaj nuk ndihmon askënd, reformo Shqipërinë

Zyrtarët në Maqedoni po akuzojnë qeverinë në Tiranë se po përfshihet në punët e brendshme maqedonase, vetëm për faktin se qeveritarët dhe politikanët tanë reaguan kundër frymës diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Ishte kryeministri Edi Rama që reagoi të mërkurën pas vendimit të presidentit maqedonas, George Ivanov, për të mos i dhënë mandatin askujt që mbështet platformën e partive shqiptare të Maqedonisë, e cila sipas tij është formuluar nga Tirana.

Qëndrimi i Ramës është pasuar nga të gjithë politikanët e tjerë në Shqipëri, pa marrë parasysh anësinë politike, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj.

Shqiptarët në Maqedoni janë më shumë se 25 për qind e popullsisë.

Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev, i ka dërguar një letër Edi Ramës, ku i ka kërkuar që të mos ndërhyjë në punët e Maqedonisë, duke theksuar se do ta gjejë një zgjidhje edhe pa këshillat e tij.

I nderuar z. Rama, përzierja e përhershme në punët e brendshme të Maqedonisë bën një dëm të madh në raportet fqinjësore dhe vlerat europiane.

Besoni se kjo nuk i ndihmon askujt, nuk i ndihmon as Shqipërisë, ku qytetarët presin nga ju që të kapeni me të metat e pushtetit dhe ekonomisë; nuk i ndihmon as BE-së sepse edhe atyre u është e qartë se kërkoni shkas për grindje jashtë për atë çfarë keni bërë brenda vendit.

Kjo nuk i ndihmon as Maqedonisë, ku qytetarët duan vend të pavarur me kufijtë e tanishëm, ata qytetarë e paguajnë çmimin e ambicieve tuaja që të ridefinojnë Maqedoninë, në vend që të reformojnë Shqipërinë në kufij aktualë.

Nuk i ndihmon as partitë në Maqedoni ndaj të cilave silleni me kushtëzime”, shkruan Dimitreiv.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Kryeministri teknik i Maqedonisë sulmon Ramën: Përzierja juaj nuk ndihmon askënd, reformo Shqipërinë”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë.Flet kështu se jini mësuar të shtypni shqiptarët,por ajo kohë ka mbaruar tashmë.

  2. armand says:

    Emilio tekniku bej detyrat e shtepise dhe mos u hap bithesh.

  3. Klimax says:

    Qe ky shtet eshte nje krijim fallco i Perendimit, kjo nuk diskutohet dhe ne te njejten kohe qeverite shqiptare e 25 viteve te fundit, megjithe trajtimin e popullsise shqipefolese nga ana e qeverive sllavo-maqedonase (ne aleance me parti te komunitetit shqipefoles!!!) si qytetare te kategorise se trete, megjithe gjendjes se jashtezakonshme ne kete vend ne vitin 2001 me perplasjet ndaj grupeve te armatosura te UCK-se, prap se prap e shikonin gjitonin si nje vend mik duke e mbeshtetur si ne njohjen e emrit ashtu dhe duke dhene voten pozitive per futjen e tij ne NATO.
    Po perse ky agresivitet i “papritur” i Edi Rames ne keto momente qe shkon deri aty sa pret dhe udhezon ne seline e tij ne Tirane partite e komunitetit shqipefoles te vendit fqinj?
    Perse ky kryeminister i Shqiperise dhe kryetar i nje partie politike shqiptare luan rolin e udheheqesit te kombit, “Atashqiptarit” te trojeve ballkanike?
    Qe te flasim pa dorashka sepse Edi Rama nuk i ka fshehur ambicjet e tij nacional-shoviniste, urrejtjet dhe ndjenjat miqesore e vellazerore ndaj kombeve e vendeve fqinje; mendon se ka forcen qe ti realizohet endrra e “Shqiperise se Madhe” me nje destabilizim te vendeve ballkanike, packa se vendi i tij eshte ne buze te gremines me nje shtet ne krize totale politike e ekonomike dhe sigurisht me i c’organizuari, me i varferi dhe me i korruptuari i rajonit?
    Mendon se kjo politike e tij ndihmon paqen apo rrezikon konflikte ushtarake ne rajon?
    Mendon se vendet ballkanike, popujt e tjere, do te qendrojne duar-lidhur dhe koke-ulur ndaj “endrres shqiptare”?
    A e ka menduar se “kokoshi” mund ti perfundoi “nje thele”?
    Mire do te ishte me pare qe Edi Rama ti rikthehet ngjarjeve te historise mijra vjecare te Ballkanit dhe te nxjerri mesime prej tyre!

    1. albaniafirst says:

      Klimax, je bere per te ardhur keq. Deri dje shprehje mendime qe deri diku ishin origjinale te tuat. Kur lexoj kete koment te fundit, me duket si i krijuar mga fragmente te shkeputura nga gazetat serbe, greke e maqedonase. Edi Rama eshte K.Minister i Shqiperise dhe e ka detyrim qe rrjedh nga Kushtetuta e Shtetit Shqiptar qe te mbroje interesat e shqiptareve kudo ku jetojne. Sipas teje, kur Rama bashkon bashke gjijthe partite shqiptare ne Mqedoni, ehste nderhyrje ne punet e brendshme te atij shteti dhe kur deputetet greke vijne ne Himare apo gjetke dhe bejne hapur prpogande antishiptare, ajo eshte e drejte e tyre legjitime. Shqiptaet ne Maqedoni perbejne 25% te popullsise totale (sipas vete statistikave te atij shteti. Ne fakt shqiptaret atje jane shume me teper se sa pranohet) Nderkohe, pakicat greke ne Shqiperi perbejne me pak se 3%. Mjafton te krahasosh keta numra qe te kuptosh se shqiptaret jane faktor shtetformues atje. M.gj.a. ato kane shume pak te drejta, per te mos thene nuk kane fare. Qe te tregohesh i ndershem me veten tende, te pakten, per kete rast, me mire mos komento fare se sa te besh akrobaci fjalesh.
      Le te pranojme per nje cast, ate qe zotrote ke lexuar nga gazetat dhe po na e shet si teori tenden qe Rama eshte per “Shqiperine e Madhe”. Ku e sheh ti te keqen e Shqiperise se Madhe. Ne fund te fundit edhe po qe se kjo eshte e vertete, pse gjermanet, polaket, grekt, serbet kane te drejte qe te kene shtetin e tyre gjitheperfshires dhe ne shqiptaret nuk paskemi te drejten qe te jetojme te gjithe bashke? Nuk po pretendoj te marrim ato territore qe na i kane marre fqinjet para disa shekujsh, por ato qe jane marre rishtazi, jo me larg se ne 1913. Sllavo maqedonet, jane bullgare dhe nuk kane asgje te perbashket me maqedonasit antike, qe jane nje popullsi e zhdukur. Pjesa perendimore deri ne Shkup i takon Shqiperise dhe lindja Bullgarise.

      1. Mbreti says:

        Nese Fyromi e pranon platformen Shqiptare edhe Gjuhen Shqipe, ahere ky Oalo Shtet do ket te drejten Zyrtare qe mund te quhet botetisht Maqedoni, sepse maqedonet jsn po ajo popullsi jane Shqiptaret!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *