Mohimi i zhvatjes prej tregtarëve të Shkodrës, shenjë e OMERTA-s shqiptare?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ben Andoni

Policia shqiptare, por më shumë publiku, është befasuar orët e fundit kur tregtarët e Shkodrës kanë dalë para medias dhe kanë pohuar se të arrestuarit e akuzuar si gjobëvënës në qytetin e tyre janë thjeshte roje! “Nuk na kanë kërcënuar, i paguanim si roje”, e shqiptuar prej tyre duket se ka treguar se deri ku ka futur turinjtë gjobëvënia dhe informaliteti në Shqipëri. Madje për ta bërë më të besueshëm, viktimat kanë rrëfyer edhe të gjithë sistemin: “Kemi paguar nga 2 mijë, 3 mijë. Ne sot jemi pa roje, duhet të rrimë vetë dhe të ruajmë mallin”. Paçka se të arrestuarit nuk kanë marrë verdiktin policia shqiptare pohon se ka prova të pakundërshtueshme për veprimin e saj, gjë që e bën të trishtueshëm faktin e këtij fenomeni, që s’është kaq i panjohur, por jo të jetë bërë kaq i strukturuar. Sipas këtij sistemi, mëtohet për një nga mënyrat sesi strukturat kriminale në botë vjelin pasuritë e tyre, por edhe një masë për të krijuar një sistem të dytë vjeljesh përfitimesh, që duket se funksionon edhe në Shqipëri.

Një fenomen i vjetër, ai është zbuluar në disa vende, por ka treguar se edhe ku futen tentakulat e strukturave mafioze dhe mënyrën sesi funksionojnë ato.

Por, OMERTA (Kodi i heshtjes) që është thyer në këtë rast nga dikush (ky togfjalësh përbën një nga më të tmerrshmit e MAFIA-s), ka përcjellë jo vetëm në arrestin e të pandehurve që të hënën dalin para gjyqit, por edhe në indikacione se edhe Shqipëria ka të ngjarë që të përballet me këtë fenomen ose ndryshe se MAFIA kombëtare i ka rrënjët kudo. Ja pse sot, publiku duhet të jetë gjithnjë e më afër policisë për solidaritet por edhe si çlirim, përkundrejt asaj që sot bënë tregtarët e Shkodrës me mohimin, ashtu si edhe strukturat e opozitës, ku fotoja e një të afërmi të të arrestuarve shfaqej në aktivitetin e tyre.

Historikisht, arkitekturën e MAFIA-s italiane e zbuloi Tommaso Buscetta, njëri prej anëtarëve që e theu OMERTA-n. Një ligj vërtetë i pashkruar por edhe i detyrueshëm për ata që i futen rrugën së MAFIA-s dhe që kanë detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”. Në ditët tona Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë treguar nga të pandehurit, por edhe nga të penduarit jo të pakët të MAFIA-s, që është më shumë një term spekulativ, para emrave të fshehtë të tmerrshëm që mbajnë strukturat e sotme kriminale.

Në rastin e fundit të Shqipërisë, aksioni i policisë ka zbuluar për fat ndoshta fillesën e një fenomeni, që tashmë, na bën të jemi vërtetë të shqetësuar për të ardhmen. Paçka se i ashtuquajturi Kodi i Heshtjes, i kufizon jo pak njerëzit, që kanë dalë dhe i mbrojnë të arrestuarit. (Javanews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Mohimi i zhvatjes prej tregtarëve të Shkodrës, shenjë e OMERTA-s shqiptare?!”

  1. Malo says:

    Ne baze te ligjit te antimafies qe ka italia , denohen ne kete rast edhe pronaret per pjesmarrje ne krim. roja eshte me licence dhe me sigurime shoqrore, tatime etj. Cfar jane keto roja mafioze. Ne raste te ndryshme keta tregtare keta mafioze i ndersejne edhe ndaj strukturave te shtetit kur ti kontrollojne. Psh shkon nje kontroll i ofrojne para, femra , dreka etj. Pastaj tek veshi i punonjesit shkon “roja” dhe ja kujton qe te mos kontrolloje me se e ka keq punen.. etj. forma te mafies. Pra ne kete rast denimi duhet te jete i dyaneshem si per rojet mafie dhe pronaret mafie. Asnje meshire per mafien se ata e rjepin popullin , shtetin dhe vrasin njeri tjetrin. Lloj mafie eshte spitalet private ne Tirane qe per nje unaze ne zemer marrin deri 6 mije euro etj. Duhet shtypi i lire ti godase keta kudo shfaqen se bashku me policine, prokurorine, gjykatat etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *