Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur Muhamet Malo

Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare biznesmeni dhe ish-sportisti i njohur Muhamet Malo.

Ish-sportisti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që fatkeqësisht nuk ia doli ta mundte.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Malos, e ka bërë me dije miku i tij, Ilir Kadia përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

‘’Nëna më bëri sot kafen më të hidhur të jetës! Lotët i binin në filxhan! Unë bëra gabim që qava në sy të saj për ikjen tënde o miku im më i mirë! Lamtumirë Muhamet Malo’’, shkruan Kadiaa në Facebook.

Malo ishte i njohur si një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend.

Ai ngriti të parën kompani të basteve në Shqipëri, Eurolloton.

Ai ndihej gjithashtu edhe si aksioner i Bankës Credins, aksioner tek Hotel Tirana si dhe një nga bashkëpronarët e teleferikut në Dajt, ose siç njihet ndryshe Dajti Ekspres dhe pronar i televiozionit sportiv Telesport, shkruan Report TV.

 Kush ishte Muhamet Malo?

Muhamet Malo lindi në 13 Maj të vitit 1957 në Tiranë.

Ai u diplomua në Universitetin e Ekonomisë.

Pasi mbaroi shkollën ai kreu një seri trajnimesh dhe kursesh në fushë e menaxhimit të biznesit.

Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri.

Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”.

Në 1977 ai kaloi tek sportklub Partizani për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek Studenti si mundës.

Malo ka një background të gjërë punë në fusha të ndryshme.

Ai ka qenë president i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes.

Në vitin 2008 ai u emërua si president Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes.

Muhamet Malo ka qenë president i dy kompanive Top Start dhe i televizionit Telesport.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...