Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur Muhamet Malo

6 Mars 2017, 18:55Sociale TEMA

Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare biznesmeni dhe ish-sportisti i njohur Muhamet Malo.

Ish-sportisti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që fatkeqësisht nuk ia doli ta mundte.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Malos, e ka bërë me dije miku i tij, Ilir Kadia përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

‘’Nëna më bëri sot kafen më të hidhur të jetës! Lotët i binin në filxhan! Unë bëra gabim që qava në sy të saj për ikjen tënde o miku im më i mirë! Lamtumirë Muhamet Malo’’, shkruan Kadiaa në Facebook.

Malo ishte i njohur si një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend.

Ai ngriti të parën kompani të basteve në Shqipëri, Eurolloton.

Ai ndihej gjithashtu edhe si aksioner i Bankës Credins, aksioner tek Hotel Tirana si dhe një nga bashkëpronarët e teleferikut në Dajt, ose siç njihet ndryshe Dajti Ekspres dhe pronar i televiozionit sportiv Telesport, shkruan Report TV.

 Kush ishte Muhamet Malo?

Muhamet Malo lindi në 13 Maj të vitit 1957 në Tiranë.

Ai u diplomua në Universitetin e Ekonomisë.

Pasi mbaroi shkollën ai kreu një seri trajnimesh dhe kursesh në fushë e menaxhimit të biznesit.

Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri.

Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”.

Në 1977 ai kaloi tek sportklub Partizani për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek Studenti si mundës.

Malo ka një background të gjërë punë në fusha të ndryshme.

Ai ka qenë president i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes.

Në vitin 2008 ai u emërua si president Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes.

Muhamet Malo ka qenë president i dy kompanive Top Start dhe i televizionit Telesport.

6 komente në “Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur Muhamet Malo”

  1. Qytetari Manual says:

    Or ti mik, ceshte ky Fakulteti i Ekonomise Josif Pashko se na tranove krejt. A je i marre apo ben vete?

  2. FLUTURAK GERMENJI says:

    Nderim dhe respekt per kete Njeri te drejte, sportist elitar, biznesmen me dinjitet dhe simbol i miresise! I perjetshem qofte kujtimi i tij dhe ngushellime per familjen, te afermit dhe miqte e shoket e tij te shumte!

  3. Qytetari Manual says:

    Tungjatjeta or mik redaktor. Qe e paske korrigjuar (lajmin, duke hequr emrin e Josif Pashkos pas Fakultetit te Ekonomise) do me thene se paskam pasur te drejte. Tani i bie ta heqesh edhe komentin tim, se keshtu del pa lidhje fare dhe do tu duket te tjereve se une e kam pare ne ender gafen. Ose po qe se je tamam burre, na trego se si kishte mbire ai emer aty dhe do ta marrim me humor, se funja “gafa jemi dhe njerez bejme”. Ndosha i nderuari i ndjere ka pas punuar si ekonomist ne Kombinatin Josif Pashko, dhe ju kishit ngateruar “kombinatin” me “fakultetin” si “kekun” me “byrekun”. Gjisthesi mos e vrit mendjen. Une isha ne humor per te shkruar dhe numk pertova per ta zgjatur. Ti vrej punen. Tung.

    1. Moderator says:

      Ngushello ose jo per vdekjen e nje njeriu;
      dhe mos tento te dukesh i sakte apo i ditur pikerisht ne keto caste te dhimbshme per jeten e shkuar te nje njeriu;
      or Qytetar Manall e pervers!

  4. Zani Burimi says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes se zotit Muhamet Malaj. zoti Muhamet u nda nga kjo jete, por vepra e tij e madhe dote jete e plot shkelqim.
    Iku dhe nje Njeri i Mire per fatin e keq jo vetem te familjes se tij, por dhe per shoqerine shqiptare,sidomos i
    modelit te sipermarresit aktiv dhe human qe do te mbetet shembulli me i mire i drejtuesit me shpirt te madh e te kujdesshem. NJE SHEMBULL I BUKUR DO TE MBETET SIDREJTUES I SUKSESSHEM EDHE NE MEDIEN VIZIVE TE TV “TELESPORT”.
    EDHE NJE HERE NGUSHELLIME PER FAMILJEN! MUHAMETIT I NDRITTE SHPIRTI!

  5. Ngushellime te ndjerit! Gjynah na ngeli pa pune ilir kadia! Cna bere o Malo! Te hengri e ropi ad krasta e te lepii ilir kafia keshilltari i berishes, e tani qajne per veten e jo oer ty! Shikoji nga lart kur te vesh se sa shpejt do te harrojne spiunwt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje