PD “rekruton” ish-skafistin për deputet

6 Mars 2017, 15:45Politika TEMA

Një ish-skafist është shndërruar në aleatin më të ri të Partisë Demokratike dhe në një hallkë kyçe të strategjisë së Bashës për të përçarë koalicionin e PS-PDIU në zgjedhjet e ardhshme.

Ditën e djeshme, Dashamir Tahiri, ish-deputeti i Vlorës i përjashtuar nga Kuvendi pas zbulimit të dy dënimeve të mëparshme të padeklaruara, nga çadra e PD-së ku është shndërruar në një vizitor të përditshëm, deklaroi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Qarkun e Vlorës.

“Në ketë rikandidim ku qëllimi kryesor është ai i zgjidhjes së çështjes Çame, sfidoj njeriun që e ktheu ketë çështje në interes të pazareve të tij personale, ‘çamit të ngelur në tentativë’, Shpëtim Idrizi, të mbajë fjalën e dhënë dhe të kandidojë përballë meje, në qarkun tim”, – deklaroi Dashamir Tahiri.

Ajo që mbetet për të përcaktuar deri në muajin prill, kur do të publikohen listat e deputetëve, është nëse Tahiri do të jetë pjesë e listave të PD-së apo nëse do të themelojë një parti të re, një hipotezë që vetë ai e ka konsideruar si të mundshme.

Duke e vendosur përballë Idrizit, pikërisht në Vlorë, zonën ku PDIU ka mbështetjen më të madhe, Basha po përpiqet të përdorë aleatin e tij të ri, për të bërë për vete një pjesë të votës së çamëve.

Por, këtë po e bën me koston e rikthimit të personave me precedentë kriminalë në Parlament.

Rizgjedhja e mundshme e Tahirit në Kuvend do të përbënte një përdhosje të plotë të qëllimit të ligjit të dekriminalizimit, i njëjti ligj që i hoqi Tahirit mandatin, për shkak të faktit që kishte fshehur të shkuarën e tij si skafist.

Njëkohësisht, mbështetja tek një aleat si Tahiri, vendos pikëpyetje të mëdha mbi deklaratat e Bashës, që në muajt e fundit është përpjekur të krijojë imazhin e një “politike të re”, e cila do të ndajë përfundimisht PD-në nga koha e mbështetjes tek të fortit e zonës dhe të personave të tjerë me të shkuar kriminale.

19 komente në “PD “rekruton” ish-skafistin për deputet”

  1. nora says:

    Po natyrisht qe skafisti i duhet Pdse se Parti e krimit eshte

    1. Adriatik says:

      Kur turkocami i partise se turkocameve, ishte ok me turkocamin e doganave idrizin qe ju turkoshqiptare e doni si nacionalist…ky tipi ishte ok.

      Me qe ra fjala…te gjithe deputet turkocame te arrestunper pislleqe. Lat nam doni dhe tokat e grekut.

  2. Drejtësia says:

    Ky më duket idjot krejt

  3. maximus says:

    sa fytyre e ndyre eshte ky, edhe pse lyen floket, prape koke Turku talibani ngelet

  4. Shoku " Shpati " says:

    Dashi eshte djale fisnik ben kumar te paster !

  5. Moni says:

    Dashi ka bere vetem mire. Me ndihmen e tij kane kaluar ne Itali me skaf qindra shqiptare. Te rralle jane ata qe jane mbytur. Kjo jo per faj te Dashit, por te policise kufitare italiane qe ndiqte skafet e Dashit te Havase, sic i therrasin me shume dashuri ne Vlore.

  6. lul says:

    kemi qen atje ku jemi ne vend te thoshte jemi atje ku kemi qen ne nje fjalim ne vlor analfabeti alabaku injoranti trimi mik I zan caushit nga frika se mos e hidhte zani ne kosh plehrave ehehehehe cam jo shaka trim

  7. Shqip says:

    Mundesia per tu rizgjedhur eshte zero absolute. Nuk kalon ad ne kqz, as ne te semes nga ka dale. Mendoni ju se keta qe kane ardhur nga ana e anes , jane ketu per te degjuar shakate pa kripe te dash tahirit , apo dash alikos?

  8. Renato says:

    Ka gjetur taman vendin qe i duhet, PD-ja, eshte partia strehe e krimineleve, partia e rrugaceve, huliganeve, atyre qe kercenojne me marrjen e pushtetit me force. partia qe per interesat e saj po bllokon vetingun e rrjedhimisht integrimin e Shqiperise ne Europe. Ndaj shqiptare mendohuni mire kur ta jepni voton me 18qershor, kurre voten tuaj per ato qe bllokojne vetingun e inegrimin europian te vendit.

  9. vlonjati says:

    Ore po pse i bien ne qafe kot ketij Dashit. Jo po kishte patente te rregullt, jo e kishte fallco.
    Cjane keto turpe qe beni?
    PO KU KA NEVOJE PER PATENTE PER TU NGARE SKAFI??????
    Ja pra qe i bini kot me qafe

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore skafistet Jane si Jane
    Se credimi kurvat hu me hu
    Sa andej ketej.

  11. ali vlora says:

    Po ju plerat e Temes pse mos jeni ms fe mire nga Dashi Havase

  12. saliu says:

    Ky eshte Cam i thekur, ja shikoni ka bere aleance me Dulen per te zgjidhur ceshtjen Came.
    Gajasuni o popull me keta sharlatane

  13. KATHARSIS says:

    Ckane hequr Kinezet e shkrete me kete fytyre,u tregonte bregun e Sazanit si brigjet e Barit.Gjithmone mbasi kishte thithur nja dy fije bari.

  14. dajo says:

    Po ku qenka gomar e stergomari …. se merr vesh qe eshte fundi ketyre sekteve te kriminalizuara ?

  15. filani n says:

    po ik o budall o njeri injorant ,ik mbaro klasen e 8 njehere pastaj behu deputet.Me te tille kantidat do ti fitoj zgjethjet pd,prtia e dashatit te havase haha ha

  16. Plaku i Thesprotise says:

    Nuk kuptohet ku e gjejne kete force mendimi disa njerez, te rastisishem ne politike, qe çeshtjet kombetare ti kthejne ne mllefe, inate, gara personale. Megjithate po japim disa keshilla:
    1) Ceshtja Came nuk eshte politike, z. Tahiri dhe nuk ka mbetur qe ta zgjidhe politika, sepse politika aktuale e vendit tone eshte politike e sajuar, e shpifur dhe pa asnje taban serioz, vetem ka taban horlleqet, grindjet, konfliktet dhe pasurimin e tyre.
    2) Ceshtja kombetare e Camerise, eshte çeshtje kushtetuese, dhe zgjidhja do behet sipas Kushtetutes dhe jo sipas deshirave partiake, per te rrembyer vota. Ajo eshte çeshtje shteterore dhe do presi per ta zgjidhur deri sa shteti te kete ndergjegjesim dhe kushte per ta trajtuar seriozisht,
    3) Ceshtja Came, as ka qene dhe as ka mbetur qe disa si ju, perfshire dhe ata qe ju kritikoni se ju paska mbetur hatri, kushedi se per çfare . Ajo nuk eshte çeshtje per ta zgjidhur skafistat, as trafikantet, as te pashkolluarit, as mburravecet, as trimoshet, por eshte çeshtje, problem i drejtesise universale, çeshtje e te drejtave te njeriut, pra eshte çeshtje juridike dhe e mbeshtetur ne fakte reale.
    4) Ceshtja Came nuk eshte çeshtje fushatash politike, elektorale dhe mos veproni me keto lojra, duke na servirur prralla, sikur thoni qe ju paskan mbeshtetur grate, vajzat vlonjate me origjine çame. Mos e shisni sapunin per djathe. Nese ju keni fuqi financiare per blerje votash, siç ka ndodhur dhe ndodh, u a jepni fukarenjve ato lemosha dhe ata ne kembim tju japin votat, por mos u ngaterroni me banoret e komunitetit çam per ti blere vota, sepse çami nuk e shte Camerine e te pareve me ndonje lemoshe qe mund ti serviret. Mos gaboni here tjeter me keto mashtrime. Mos veproni duke genjyer, siç eshte genjyer qe nga krijimi i partise tuaj. Ju i keni genjyer se do ti çoni ne Cameri, kur kufiri ne Qaf Bote ju ka thene edhe juve “Ndalu beg se ka hendek”. Pasi u qorrovitet disa ore, u lejuat per te kaluar kufirin, por megjithate nuk u skuqen faqet dhe na treguat me mburrje qe takuat te afermit tuaj te mbetur atje mbasi kishin bere kryqin e ortodoksise.
    Jo ti, jo ju (Partia juaj) nuk keni te drejte aspak te flisni per Camet dhe Camerine neper fushata elektorale, sepse dijeni qe askush nga niperit, mbesat dhe te mbeturit gjalle nga andej te ardhur kendej nuk ju beson, por vetem neverisni veten tuaj.
    5)Cameria nuk pret nga ky pellg politik qe te gjeje zgjidhje, sepse te gjitha partite ketu, sipas radhes kane treguar se asnjera nuk merakoset per gjenocidin e kryer nga shteti dhe kisha greke ndaj çameve.
    Pak histori: Kur partia republikane drejtonte komisionin e jashtem te parlamentit, u pergjigj zyrtarisht se nuk ishte kopetence e atij institucioni per tu marre me problemin çam; me pas kur pritej miratimi i rezolutes per Camerine, rrahen telefonat dhe si demokratet dhe socialistet mblodhen bishtin nder shale, dhe e karfosen Rezoluten ne sirtaret e heshjtjes, ndersa perjashta parlamentit qytetaret, duke kujtuar se ishin ne nje “shtet demokrat” u gjakosen nga policia shteterore sepse ata therrisnin : Demokraci, Liri, Rrofte Shqiperia, etj. Sot po perfaqesuesit e atyre partive, na tregohen shume serioze se nuk mund te realizohet sesion parlamentar, as per te degjuar masakrat makabre te bera nga shteti fqinj, kjo sepse ska kohe, por per te shtyre vettingun dhe mos berjen e reformes ne drejtesi ka kohe, bile edhe mund ti shtyjne zgjedhjet, mjafron te sigurohen se do te zgjidhen perseri per te hyre ne parlamentin me famkeq si ska qene asnjihere. Keto keshilla kisha per kete radhe dhe shpejt e shpejt siç mund te shkruhet ne komente.
    Rrofte Shqiperia, Rrofte demokracia, Poshte mashtruesit, hileqaret, korruptivet. Plaku i Thesprotise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje