Seancë e jashtëzakonshme, Kuvendi mblidhet sot për Vetingun pa PD. Gati miratimi i Komisioneve

6 Mars 2017, 09:19Politika TEMA

Komisionet e Vettingut duket se do të ngrihen sot në Kuvend pa prezencën e Partisë Demokratike, opozitës më të madhe në vend.

Ndërkohë që pritet të shfrytëzohet prania e PDIU si parti që nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013 mori pesë deputetë si parti e koalicionit opozitar në radhët e aleancës me PD, për të arritur zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese për prezencën e opozitës në këto komisione.

Kjo do te sjelle dhe evitimin e bllokimit te ngritjes se organeve te vettingut, duke mos u kushtezuar nga bojkoti i opozites me ne krye PD qe per jave me radhe eshte ne çader.

Parlamenti do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00 në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve ad hoc për vettingun.

Opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për krijimin e një qeverie teknike, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, seanca e sotme do të ketë në rend të ditës:

1.Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

2.Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

3 komente në “Seancë e jashtëzakonshme, Kuvendi mblidhet sot për Vetingun pa PD. Gati miratimi i Komisioneve”

  1. DETARI Atlantidhes @ says:

    eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeepppppp!

    mbani pompen tani ju te PD se……………………………

  2. tajari says:

    N.q.se eshte keshtu bejuni te fala andej nga cadra e korrupsionit……??????????????????????????????????????????????????????

  3. Toli says:

    Bravo z Rama ec perpara dhe keto kriminelet e pd futi ne burg se e ke shume te lehte tani.nuk ua var njeri me atyre kane marre fund si parti do katandisen si PASOK-u i greqise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje