Tahiri: Politika e Tiranës merret me çadra, intriga dhe bllokime. Bashkë me qytetarët po bëjmë shtet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

600 armë, 671 eksplozivë dhe më shumë se 200 mijë municione janë dorëzuar gjatë muajt shkurt nga qytetarët në të gjithë vendin në kuadër të nismës ‘Shqipëria pa armë’.

Këto shifra janë bërë publike nga vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes një postimi në Facebook, duke publikuar edhe një video të dorëzimit të armëve në Kolonjë të Lushnës.

‘’Shkurt, dorëzuar 600 arme, 671 granata, mina predha, mbi 207.000 municion. #Faleminderit qytetareve. Kontribut i jashtëzakonshëm për #shqipërinëqëduam’’ shkruan ministri Tahiri.

Në postimin e tij, Tahiri nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e opozitës në bulevard.

‘’Politika e Tiranës merret me çadra, bllokime e intriga. Qytetaret, bashkë me ne, po bëjnë punë për të bërë shtet. Siç po bëjmë shtet, do bëjmë edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe të ardhmen’’, ka shkruar ministri Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *