VIDEO/ Mësuesja e rreh, nxënësja 8-vjeçare nga Tepelena: Dua ta vras

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fiks Fare solli sot skandalin e radhës në arsim, ku një mësuese pranon se dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësen e klasës së saj.

Një vajzë 8-vjeçare, nxënëse në klasë të tretë në një shkollë fshati në Tepelenë është dhunuar vazhdimisht nga mësuesja e saj.

Mësuesja Rudina Çibuku pranon se e ka sharë dhe goditur disa herë nxënësen, duke u justifikuar se vajza 8 vjecare është fëmijë i vështirë

Denoncimi në Fiks Fare

Gazetarët e Fiksit shkuan në Tepelenë, në shkollën “Xhevi Çela” në fshatin Izvor. Takuan Esiadën dhe mamin e saj. Xhevo Çela tregon dhunën, ndërsa thotë se kjo dhunë ka sjellë acarim të vajzës, deri aty sa nuk do të shkojë në shkollë. Mamaja e Esiadës thotë për Fiksin se është shumë e shqetësuar për vajzën e saj, pasi ka një vit e gjysmë që mësuesja e saj ushtron dhunë të vazhdueshme. “Vajzën ma rreh mësuesja, i thotë budallaçkë, hajdute, i përplas kokën në dërrasë” shprehet Xhevoja me lot në sy. Ajo ka kërkuar disa herë ndihmën e drejtorit të shkollës, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Kjo e ka detyruar ti drejtohet Fiksit. “Ju lutem më ndihmoni e kam litarin në fyt” thotë ajo.

Ditari: Dua ta vras mësuesen, të iki nga shtëpia

Vajza e mitur ka shkruar në fletore për të gjitha shqetësimet në shkollë. Ajo ka mbajtur një ditar, duke shkruar se mësuesja i ka përplasur kokën në dërrasë të zezë. Madje ajo ka shkruar se donte ta vriste mësuesen dhe të ikte nga shtëpia.

Ndërkohë, para kamerës së Fiksit, dhe në shoqërinë e nënës së saj, Esiada tregoi për dhunën e mësueses.

“Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë, nuk dua të shkoj më në shkollë” këto janë disa nga fjalët e vajzës së vogël të familjes Çela.

Kamera e fshehtë: Si sillet mësuesja në klasë

Pas denoncimit, Fiksi sjell me zë dhe figurë mënyrën si sillet mësuesja në klasë, ajo gjithë kohës bërtet ndërkohë që Esiadës i merr edhe kuletën e mjeteve mësimore, pasi i duket e dyshimtë se mund të ketë kamera. Vajza qan që i merr kuletën, ndërkohë ajo e kërcënon se do e çojë tek drejtori. “Hajde të shkojmë tani bashkë tek drejtori, e para se ke ardhur me vonesë në shkollë dhe e dyta se edhe ti më ke çuar mua tek drejtori” bërtet mësuesja. Nga fjalët e mësueses dallohet hakmarrje ndaj vajzës.

Ballafaqimi në drejtorinë e shkollës

Në ballafaqimin që bëhet para gazetarëve midis mësueses dhe drejtorit të shkollës, mësuesja pranon se e ka ofenduar vajzën, i ka thënë edhe vjedhacake kur ajo ka marrë lapsat e shokëve, po ashtu e ka ofenduar kur ka qenë në nerva e sipër. “Kokën në dërrasë nuk ja kam përplasur, vetëm i kam shkulur flokët” pohon mësuesja.

Ndërkohë, drejtori pranoi gabimin e tij. Ai tha në këtë rast drejtoria ka dështuar. “Është një rast që duhet të dinim ta menaxhonim. Nëse mësuesja nuk di të punojë me nxënës të vështirë, atëherë ajo është e paaftë” thotë Petrit Llaka, Drejtor i Shkollës “Xhevi Çela”.

Ai quan totalisht fajtore mësuesen, ndaj pret nga drejtoria arsimore një vendim të rëndë për të, por nëse nuk do vijë ky vendim atëherë do i ndryshohet klasa mësueses.

 


20170306-203312 by revistaime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “VIDEO/ Mësuesja e rreh, nxënësja 8-vjeçare nga Tepelena: Dua ta vras”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nje femije qe shkruan per ndjenjat e saj,duke menduar te vrase mesuesen,eshte nje moster e vogel !
    Te dy krahet kane ndikuar tek femija,e jema dhe mesuesja,sigurisht fjalet e degjuara ne shtepi,kane ndikuar negativisht,duke e nxitur karakterin e femijes drejt “krimit” !
    Liberalizimi i jetes ne shkolle,dispozitat normative qe shkojne deri tek lufta kunder dhunes verbale,duke lene pa mbrojtur mesuesin,nga presionet e prinderve dhe nxenesve,per nota te pamerituara,jane sot nje shqetesim serios.
    Ky eshte nje raste unikal,ku nje femije 9 vjeçar,kerkon akmarrje kunder mesueses,per ta vrare ate.
    Qofsha i gabuar,por leximi i letres nga femija me gabime,nuk te mbush mendjen per se e ka shkruar ajo !

  2. Mesuesja says:

    Turp i Zotit! Femija si yll na qenka problematike? Ka mbarua komplet sistemi yne arsimore. Pastaj cuditemi si prodhojme aq shume kriminel e kaq shume vajza rrugesh kur i ushqejme gjate gjithe kohes me urretje dhe dhune. Nje komb i shendetshem fillon vetem nga bankat e shkolles. Turp!

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    kjo eshte fara e keqe arabe,nese dikush mendon se keta njethundrake do te behen njerez thjesht eshte i cmendur…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *