VIDEO/ "Shpejtësi dhe çmenduri" në Tiranë, pezullohen 41 patenta

6 Mars 2017, 10:44Kronika TEMA
VIDEO/ "Shpejtësi dhe çmenduri" në Tiranë,

Nëse në kontrollet e mëparshme, mosvënia e rripit të sigurimit dhe përdorimi i celularit në timon kanë kryesuar numrin e shkeljeve në qarkullimin rrugor, këtë fundjavë policia është fokusuar tek shpejtësia tej normave të lejuara.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rrugore të Tiranës, vetëm gjatë fundjavës janë pezulluar 41 leje ndërtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, të matura me Radar. Këto shpejtësi varionin nga 150 km/h në 241 km/h. Drejtuesit e mjeteve janë dërguar në OASH.

Ndërkaq, gjatë fundjavës janë pezulluar 18 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar tre persona në gjendje të dehur në timon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje