FA dënon me 3 ndeshje Ibrahimovicin, ja ndeshjet ku do të mungojë suedezi

7 Mars 2017, 20:07Sport TEMA

Federata Angleze e Futbollit, ka dënuar yllin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, me tre ndeshje, pas përplasjes me mbrojtësin e Bournemouth Tyrone Mings.

Fillimisht Mings shkeli me atlete në kokë Ibrahimovicin dhe pak minuta më vonë, suedezi ia ktheu duke e goditur me bërryl, kjo nuk i shpëtoi komitetit disiplinor të FA, që dënuan suedezin me tre ndeshje.

Por ky dënim i tij është një lajm i keq për teknikun portugez Jose Mourinhon, pasi Ibra do të mungojë në ndeshjen çerekfinale të FA Cup ndaj Chelseat si dhe në dy ndeshje të Premierligës, ndaj Middlesbrough dhe West Brom.

Ibra do të rikthehet të luajë në Premierligë në muajin prill, në sfidën kundër Evertonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje