Gjykata Evropiane mbështet Belgjikën për refuzimin e vizave për sirianët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka cilësuar të drejtë vendimin e autoriteteve në Belgjikë për të mos ti dhënë vizën për arsye humanitare një familjeje siriane.

Familja me 5 anëtarë, nga Alepo, kishte aplikuar për një vizë 90-ditore në ambasadën belge në Liban, e më vonë do të kërkonte azil në vendin evropian.

Fillimisht këshilltari më i lartë i gjykatës deklaroi se autoritetet kishin gabuar, por më pas një trupë doli me qëndrimin se vendimi për të dhënë vizën do të kishte hapur rrugën për kërkesa të mëtejshme.

Duke kundërshtuar këshillën e Avokatit të Përgjithshëm, gjykata deklaroi se, ligji i BE-së nuk u kërkon vendeve anëtare që të lejojnë dhënien e vizave për ata njerëz që si synim final kanë kërkimin e azilit.

Vendimi është një fitore për ministrin belg për Emigracionin, Theo Francken, që ka argumentuar vazhdimisht se vendet anëtare të Unionit duhet të kenë kompetenca individuale për të dhënë ose jo viza.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gjykata Evropiane mbështet Belgjikën për refuzimin e vizave për sirianët”

  1. baftjar bafto baftjari says:

    sa e dhjer qe esht kjo histori njerzore e ?!
    te bejme nje paralele me kte lloj story dhe me qendrimin europjanoperndimor demokratik.
    jemi ne nje anije ne mes te detit. anija eshte turistike. dhe te gjith po hajn pijn ,drogohen,kendojn kercejn,qijn….
    orgji e kalu orgjive qe edhe zeusi ne panteonin e qejfit do ti kishte zili keta varkataret e anijes turistike.
    papritur,ne mes te detit ata shofin nje vark qe mbytet dhe tra njerez qe kekojn ndihm per me shpetu.
    u mblodh kshilli drejtues I anijes nen kryesine e kapitenit te vaporrit. shum njers thoshin ,ti marrim ata te mjer qe te mos mbyten.
    shum thoshin,ohu,ne dum me bo qejf dhe ata morracake na ndyjn vaporrin luksoz.
    me ne fund kapiteni I vaporrit,nje bisnesmen qe shifte vec lekun vendosi qe ti linte ata atje ku ishin ,le te notojn dhe te dalin vet ne breg. une s kam vend per ata,se perndryshe do dalin rruges edhe te tjer dhe une s jam autobuz urban. dhe I lan njerzit te mbyten ne det.
    te gjithve ju ngeli peng ne zemer se ju dukej sikur kishin bo vrasje,”po sikur te ishim ne ne ato pozita”?
    kurse kapiteni vaporrit vazhdonte te tymoste puro dhe te pinte wiski dhe te llogariste fitimet nga turistet..
    kjo esht demokracija
    ky esht perendimi.
    ne shqiptart e kemi provu vet kte gje.
    sa ishin t kuqt n pushtet,per me I hedh me bythperpjet ata,s ngeli kriminel dhe kurvar shqiptar pa marr azil politik neper bot.
    sapo ra komunizmi,i vun fshesen shqiptarve neper bot duke I mbyt edhe me anije lufte skafet me mjeran ne mes te adriatikut..
    osht bythqi njeriu vlla!
    osht rrac kurve.
    kur osht posht gerthet “c hata”!
    kur osht siper, t shkel si gjethe kepurdhe…
    njeriu “human” vella,
    njeriu, majmun kurve.
    porse bota
    osht me rrota,
    porsi top
    qe vje verdall
    n ato maja rrypa rrypa
    kush erdh valle?
    nji her ta hypa
    nji her ta zbrita
    mor budall!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *