Marotta konfirmon Allegrin: Qëndron 100%

Për të interesohen Barcelona dhe Arsenali por Massimiliano Allegri sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi. Tekniku livornez ka një kontratë që i skadon me klubin bardhezi  në 2018-tën por sëfundmi është folur shumë për një largim të mundshëm të Allegrit nga Juventusi gjatë kësaj vere. Zëra këto që janë hedhur poshtë në mënyrë absolute nga drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë, Beppe Marotta.

Ky i fundit në një prononcim për mediat italiane la të kuptohet që nuk ka asnjë shans që 49-vjecari italian të largohet nga bardhezinjtë. “Jam 100 % i sigurtë se do të vazhdojmë bashkëpunim me Allegrin edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi Marotta. Trajneri toskan e drejton Juventusin që nga vera e vitit 2014. Allegri ka arritur të fitojë 2 herë kampionatin dhe 2 herë Kupën e Italisë me ekipin torinez, ja ka dalë ti cojë bardhezinjtë në finalen e Champions-it në 2015-tën dhe aktualisht është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer, me Juventusin që po ecën me një ritëm fantastik në të 3 kompeticionet ku merr pjesë.

Interisimi i Arsenalit është shumë i madh por duke iu referuar deklaratave të fundit të Marottës, mesa duket e ardhmja e Massimiliano Allegrit do të vazhdojë të jetë në Torino, edhe pse në Londër nuk janë dorëzuar ende dhe do të shpresojnë deri në fund të këtij sezoni te firma e 49-vjecarit nga Livorno.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *