Me votuesit e herës së parë/Tahiri: Ne zgjedhim popullin, ata te çadra zgjedhin gjyqtarin e korruptuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, njëherësh Ministër i Brendshëm ka sulmuar protestën e opozitës gjatë një takimi me të rinj, që do të votojnë për herë të parë në 18 Qershor.

Saimir Tahiri tha se në çadrën e ngritur në bulevard janë mbledhur ata që mbrojnë gjyqtarët e korruptuar.

Ai theksoi se Partia Socialiste ka zgjedhur të qëndrojë gjithnjë në krahë të popullit dhe jo të gjyqtarëve të korruptuar.

‘’Sot në Shqipëri ndodh të jesh polic dhe të marrësh 5 mijë lekë shkon në burg, ndërkohë të jesh gjyqtar të vjedhësh para, toka, apartamente qëndron në detyrë.

Të mbash armë shkon në burg ndërsa, të mbash biznes armatimi dhe të vrasësh 26 njerëz nuk të gjen gjë.

Të vjedhësh nga qytetari në autobus shkon në burg, por të vjedhësh miliona euro nga një rrugë nuk dënohesh, strehohesh te çadra.

Populli vuan përballë dyerve të gjykatave ndërkohë gjyqtarët pasurohen nga hallet e popullit.

Përballë gjyqtarëve të korruptuar ne zgjedhim popullin jo gjyqtarin e korruptuar. Ata te çadra të zgjedhin gjyqtarin e korruptuar’’, tha Saimir Tahiri.

Kreu i PS-së Tiranë u ka bërë thirrje gjithë të rinjve të votojnë Partinë Socialiste në mënyrë për të ndërtuar sipas tij, Shqipërinë që duam.

‘’Hajde trokasim derë më derë. Në 18 Qershor ka dy rrugë o do e lëmë peng vendin ose do e bëjmë të ardhmen të gjithë bashkë. Të bëhemi bashkë.

Në 18 Qershor ndahen dy rrugë, ose të kemi punë për të rinjtë ose të kemi papunësi që ata mbollën deri dje.

Në 18 Qershor do të fitojmë të gjithë bashkë’’ shtoi ndër të tjera kryesocialisti i Tiranës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *