Mustafa Nano: Pse dua të shkoj në çadrën e PD-së dhe çfarë do u them për Berishën, Palokën e Strazimirin

Publicisti Mustafa Nano, njëkohësisht edhe një nga kritikët më të fortë të ish-kryeministrit Berisha, i kërkoi publikisht kreut të PD-së, Lulzim Basha, të jetë edha ai pjesë e çadrës së demokratëve.

Në një komunikim direkt gjatë emisionit “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në “Top Channel”, Nano i kërkoi kreut të opozitës të jetë pjesë e çadrës për të thënë disa të vërteta që përgjatë këtyre 17 ditëve nuk i ka dëgjuar të thuhen nga pjesëmarrësit dhe intelektualët që kanë qenë pjesë e saj.

“Panorama” kontaktoi me publicistin Mustafa Nano për të mësuar më shumë mbi të vërtetat që ai vetë kërkoi të thotë në çadrën e demokratëve. Sipas Nanos, demokratët duhet të jenë koshientë dhe përgjegjës për atë që ka ndodhur në Shqipëri në këto 26 vite.

Ai rrëfeu se do t’u kërkojë demokratëve të ndërtojnë një komunitet të lirisë dhe të garës brenda Partisë Demokratike, duke u ndarë nga lidershipi i vjetër që ka 26 vjet në krye të PD-së.

Z.Nano, ju deklaruat në “Top Story” se doni të shkoni në çadër sepse keni një mesazh për demokratët, çfarë doni t’u thoni?

Do t’u them që shqetësimi për zgjedhjet është gjenuin, dhe që meriton mbështetje, e që kanabizimi i vendit më duket i frikshëm për më shumë se një arsye, por do të shtoj edhe një “por” shumë të rëndësishme. Do t’u them demokratëve se ata kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme për këtë që ka ndodhur në Shqipëri në këto 26 vite. Edhe atë operacionin që duan t’i bëjnë Shqipërisë, siç thotë Basha, duhet t’ia bëjnë në radhë të parë partisë së tyre. Do t’u them të ndërtojnë një komunitet të lirisë, ku të ketë liri mendimi, ku të ketë garë, ku kryetar i Grupit Parlamentar të mos bëhet ai që është më i fortë, por ai që është më i mençur, do t’u them t’i kërkojnë një ndjesë të madhe publikut shqiptar për të gjitha mëkatet e rënda që kjo parti ka mbi shpinë, do t’u them që të distancohen urgjentisht nga lidershipi i vjetër. Nëse kjo parti nuk e bën këtë gjënë e fundit, ajo nuk ka besueshmëri për asgjë, ajo nuk ka asnjë kartë fituese në këtë mes, ajo nuk ka asgjë që ta dallojë nga maxhoranca. Përkundrazi, mund të ketë gjëra që e dallojnë për më keq, e që i bëjnë shqiptarët të mendojnë se “jemi mirë me këta që jemi”.

Për çfarë bashkohesh me Bashën? Pse do të jesh në çadër?

Siç e thashë, shqetësimi për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është edhe i imi, dhe ka qenë gjithnjë i imi, edhe kur Basha merrte mandatin e kryebashkiakut të Tiranës si rezultat i trukimit të zgjedhjeve me firmat e Ristanit. Po kështu, është i imi edhe shqetësimi mbi kanabizimin e vendit, apo mbi horrat që Rama ka zgjedhur për partnerë në politikë, por Basha të mos mendojë se të vetët, Paloka, Strazimiri, Noka etj., janë më pak horra, ngaqë biografinë penale e kanë të pastër.

Mendon që Basha do t’i qëndrojë ftesës për ju dhe kjo ngjarje do ndodhë?

Nuk e di nëse do të ndodhë. Basha aty ishte dakord, por nuk e di nëse do t’i qëndrojë. Mund të ketë arsye të mos e shohë të dobishme praninë time aty. Por nëse Basha më merr në telefon edhe më thotë “po, hajde, je i mirëpritur”, unë do ta marr këtë si një gjë shumë të rëndësishme e pozitive, si një moment të lezetshëm hapjeje të një partie, e cila ka qenë një garnizon për 26 vite. Të kuptohemi, kërkesa ime për të shkuar atje nuk ka lidhje me ndonjë qejf timin për të folur me një audience që nuk më ndjek dot, apo që nuk do të më dëgjojë. Ky është një test që unë dua t’i bëj partisë së Bashës. Nëse është e Bashës.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Mustafa Nano: Pse dua të shkoj në çadrën e PD-së dhe çfarë do u them për Berishën, Palokën e Strazimirin”

  1. Qytetari Manual says:

    Mustafa pse behesh naiv. Ata nuk jane demokrate, Jane thjesht berishiane. Prandaj cdo gje qe do tu thuash ti nga nje vesh do ti hyje e nga tjetri do tu dale (ne rastin me te mire nese do ti mbajne veshet hapur). Por me shume gjase do te mbyllin veshet dhe do fillojne te ulerasin “Berisha, Berisha”. Aty kane mbetur vetem budallenjte ose/dhe maskarenjte. Te mencurit dhe te ndershmit kane ikur me kohe, Prandaj kot shkon tu flasesh. Vetem do prishesh gjakun, dhe do kuptosh (edhe nje here) sa te drejte ke ne atto qe thua dhe sa te pandryshueshem jane te gjithe ata qe jane akoma PD-iste.

  2. Shqip says:

    Per sa kohe do kemi gazetare te ketij niveli, shqiperia do notoje ne moçalin oriental te berit shtet. Pra nano me pak fjale beson qe nese basha shkeputet nga berisha , ja vlen te bisedosh e ta mbeshtesesh. Une nje gje nuk kuptoj. Ose keta jane te trashe , ose tallin b…, me intelektin njerezor. Pra nje qe u kap me presh (dollare)ne duar, nje qe urdheron vartesit te qellojne mbi turmat e pa armatosura, ja vlen te mbeshtetet. Me mjerane e me kriminale nuk pershkruhet. Ajo çader ka mekate sa edhe radikalet e sheshelit do dukeshin engjej para ketyre mostrave qe po mbajne peng 10 milion shqiptare. Ore nano, po çfare llogjike ke mor njeri ? Ky qe ti e quan si njeri qe mund ti bashkohesh kauzes, shiti interesat e shqiperise . Ti thua qe une mund ta mbeshtes nese largon kasten. Pra paloka , noka, strazimiri , etj, largohen vetem se jane idiote te lindur , dhe kamikaze politike te farketuar, ndersa ky kllufi qe bertet kur nuk duhet, dhe e dredh si semaforiste, ky duhet te rrije. Ju qofshi o njerez qe jetoni atje. Nje gje mund ta them me siguri absolute. Sa te kete pd, shqiperia do zvarritet me mundime pa mbarim. Njerezia nga halli kane pranuar edhe pinoçete apo franco. Po gjithnje nga rrethanat. Ju çfare rrethanash ju shtyn te ricikloni zenin dhe babin moster? Çfare mund ta beje nje popull te ricikloje nje organizate kriminale e antikombetare ? Thojeni troç mustafa, fevzi, shkullak , bushate, e kompania e hanit pa koke. Ju y mesuat me llumin e s’ju ben pershtypje. Keni fituar imunitet, po edhe para. Nese ky tren arrin nje dite ne bruksel , shume do zbresin rruges. Disa nuk do lejohen te hyjne. Disa di mundohen te trukohen, por shiu i pare di ti shpelaje e di ti dreqose. Historia perseritet. Tamam si ata qe hodhen tesrat per tu shnderruar ne perverse dekomuniste. Ashtu edhe sot. Mjaft nga keta te çadres se haxhi qamilit, do tundin flamurin e brukselit e shba, e do bertasin fitore. Muçi thellohu para se te besh modernin. Do vesh ti thuash nja dy fjale kujt? Kastriot Islamit, apo gjanes? Me ke do besh kuvend? Me ata qe ja marrin me klarinete , tallava, qofte zgare? Apo me ato deputetet trularaska qe gervishten me thonj per liderin historik. Per liderin qe ne 27 vite u sherbeu udb e dreqit. Po kurresesi shqiptareve.

    1. Beni says:

      Shume i sakte konstatimi e logjika juaj, Shqip, i ketij mendimi jam edhe une. Sa te jete kjo parti ”naziste” pd, neper kembet e shqiptareve, vendi yne do te shkoje gjithmone ne regres.

  3. Bekimi says:

    Muç i dashur, ti tashmë i ke thënë ato që do të thoje, dhe ta kesh të sigurt se aty nuk ke vend. Vendi yt është ky ku je. Gaztar/analist. Nuk është e thënë të jesh i kudondodhur fizikisht. Ti tashmë je.
    Listën e pyetjeve Lulzim Bashës (të shkrutuar, gjithsesi) e ke këtu poshtë, që mund t’ia kish bërë mbrëmë cilido nga paneli ku ishit në Top Story:

    A i ke bërë hesapet para ONM-së?
    A i ke bërë hesapet para drejtësisë shqiptare lidhur me një sërë çështjesh, si :
    Ç’bëje ti më 21 janar 2011?
    A të kaloi gripi kaq vjeçar për të vazhduar me dosjen e megavjedhjes në autostradën Durrës- Morinë?
    Po me Bakojanisin çfarë pazari ju mbeti pa realizuar?
    Me VEFA-n ç’lidhje financiare kishit?
    Me Argitën ç’bënit në atë zyrën në veri të Mitrovicës, dhe pse hyje si hajdut bashkë me Dik Mrtin në Kukës?

  4. berti says:

    Mustafa , mos bëj naivin…
    Këto meqë do t’ua thuash, thuaji jo në çadër …se do të të kapin “prej zhelesh”….

  5. Saliu says:

    Nuk besoje qe vajtja e Muç Nanos te realizohet,se Basha dhe Berisha jane genjeshtar e mashtruesa.E dyta-Ata kane frike nga e verteta.E treta-Ata kane bere krime te medha.Aq me mire per ata,kur Nano i beri publike pyetjet qe do beje ne takim te çadra e kurverise,te çadra e qeneve.

  6. Mos Se Eshte Gjynah! says:

    Z.Mustafa Nano
    Me vjen keq qe ke harruar disa gjera,qe jane elementare per jeten e shqiptarve.
    1-Prishja e qellishme e bregdetit shqiptar ne konen e “pd” …qe ska derman te behet “bregdet njerzor”.
    2- Prishja e ambentit bashke-qytetar ne cdo cep te qyteteve shqiptare(lulishte,park lojrash per femije etj).
    3-Prishja e cdo LUMI ose PROJ ane e mbane shqiperise,dhene per hidrocetrale(!?) por qe jane kthyer ne katastrof eko-sistemi dhe katastrof per fermeret dhe fshataret.
    4-Katastrofat ekologjike…tuke filluar qe nga “mos-berja e ASNJE vend-plerash ne te gjithe vendin,hedhja e mbeturinave ne ambiente publike,e duke arritur tek katastrofa e katastofave….hedhje e mbeturinave plastike ne rrjedhat e lumejve.

    Vetem keto “pako-gjera” duhet te ishin mjaftushem qe ti mos ti afrohesh asaj cadre as 1km afer.Tani e drejta jote eshte te besh cte duash….por qe te vesh tek cadra ku Ti do te flashesh “per demokratizimin” e pd-istave,jo me larg se 20metra ku pd-isti qedo te japi fjalem TY, ka vrare 4shqiptar ne mes te dites….”Ti qenc”!

  7. Dajti USA says:

    O Muc mos beje naivin,Basha eshte Saliu (e ka pranuar dhe vete),ligjerimi i tij nuk ka asnje ndryshim nga Paloka,Strazimiri,Nuli,Saliu jo dhe jo,atehere cfare pret ti te thote Lulushi,faleminderit Mustafa,tani qe e more ti ne dore edukimin tim,une do ndryshoj,do behem tjeter njeri.

  8. zgalem says:

    Djali sherret i Shqiperise se sotme
    Djali sherret i Shqiperise eshte mbyllur ne nje cader i rrethuar me miq dhe dashamire te moshes dhe mendjes se tij . Djali sherret grindet me te tere , qe jane jasht cadres . Shan pa kufi , miq dhe armiq , por me shume miqte e Shqiperise . Premton absurdin, per popullin , qe i keputen telat .
    Thirrjet qe degjohen , pas cdo grindje jane te njejta : Jam jurist , gerthet me sa ka ne germaz , me beni Kryeminister! “Do te bejme , do te bejme , degjohet oshetima rrugacore brenda cadres, duke tundur dy gishta . Perfundojne me ovacione : Luli , Luli , ti je bota ! Luli trimerohet dhe beson , por nuk e shef veten ne fronin e enderres . Te nesermen , ne ajrin e rende te cadres , fillon ritualin . Keto ovacione te mirfillta rrugacore , shqiptaret , kane nje cerekshekulli , qe i degjojne , per politikanet deshtake .
    Luli e quan cadren te lirise . Po qe liria e mbyllur ne cader , askush nuk e do, vecanerisht nje cader , qe mban ere , nga konsumi ushqimit aty ku njerzit flene.Kjo mund te jete nje nga arsyet , qe populli nuk vjen ne cader , por ti e di , qe pa popullin nuk behesh Kryeminister . Si jurist , qe je , ne presim te mesojme ligjet prej teje , ti nuk di ligjet universale , qe i dine dhe qukapiket .
    Nuk do t’i kishte rene nder mend njeriut , ku je dhe c’ben , po qe se nuk do te merrnin intervista disa gazatare sherrete , si dhe ti . Luli , nuk di ne se ke dieni , qe sherri do nge dhe para . Ti i ke te dyja . Punen nuk e ke as ne mehalle . Nuk mbahet mend te keshe bere ndonje pune te hairit . Parate i ke dyshek dhe jorgan , ti dhe shoket e tu “ te idealit “ . Largoju sherrit dhe cadres , ne se me te vertete te qan syri per kryeminister . Benu djale i mbare , se do t’i ankohemi Babait , per sherret e tua te pa degjuara dhe ti e di c’te pret kur nevrikoset Babai yt !
    Zgalem , 7 Mars 2017

  9. Ilir says:

    Me vjen keq, or Mustafa, se je edhe inxhinjer, pra duhet te kishe qene me largpames dhe nuk duhet te bije ne kurthin e Kllounades qe po luhet ne mes te Tiranes !
    Ne rast se vertet kerkon te shpetosh nga Kriminelet me ata politike ne krye, nga Kanabisi qe tashme qe po Policia eshte duke bere dicka kane dale ne “drite” kufijte e Territorit te tij. Pra me Pushtimin e keshtjelles se Lazaratit, qe prej bedenave te kesaj keshtjelle u pane edhe plantacionet e shtrira ne te gjithe Shqiperine. Mos valle ke mendimin se keto plantacione u krijuan menjehere pas 2013, pra nuk ekzistonin deri ne ate vit? – Personalisht nuk e besoj qe keto plantacione te jene krijuar rrishtaz.
    Mund te konkludosh se personat e inkriminuar te cilet ishin zoter te kesaj katrahure kishin nje mbeshtetje politike, dhe per 8 vjete, nga 2005-2013, ishte PD plus LSI ne Pushtet. Pra dihen zoterit e vertete te tyre.
    Pse reagon PD-ja sot dhe dredh bishtin Like Floriri ne lidhje me kete “Pasuri” te stermadhe? – Sepse, duke mos qene ne Pushtet nuk e ka monopolin mbi Fitimet e Kanabisit. I mungon kjo e ardhur tejet e efekteshme ne manipulimin e fukarejve qe ka krijuar sistemi i Pabarazise qe u instalua ne emer te Demokracise ne Shqiperi. Ndersa LSI e trashegon akoma, megjithese ka mare Plage te renda, sic eshte rasti i K.Balilit te saj. Ketu qendron nje nga lepujt qe kerkon te nxjerre nga kapelja Kllouni Basha.
    Mustafa, ju e kuptoni fare mire qe meraku i Bashes dhe e berishianeve te tjere nuk jane as zgjedhjet dhe as Brockullat ( Bullsheet) qe nxjerre Ai , prej Cadres, duke ki-ki-ri-kur sikur gjeli maje plehut, disa here ne dite. Perkundrazi . Ata i tremb sycelesia e shumices se shqiptareve qe po reflektojne gjithnje e me teper karshi shkaktareve te veshtiresise se jeteses se tyre. Ke shembullin me te fresket me protestuesit nga Zharreza, nuk bene kompromis me shkaktaret e halleve dhe rriskut te jetes se tyre ne trojet e veta, e shporren Gjelin Basha kur “kerceu” mbi Sakrificat e tyre dhe mori altorpalantin per te ki-ki-ri-sur . Pra shumica e qytetareve i kane abandonuar Politikanet, shkaktare te perkeqsimit te Jeteses se tyre, te te Ardhmes se femijve te tyre.
    Ndaj, me mire bashkohu me kete Shumice qytetaresh te cilet i kane abandonuar dhe abandonojne Politikanet kriminele dhe zullumqare. Abandonoini edhe Ju, dhe shume gazetare skrupuloze qe ka Media e Shqiperise keta Demtues te Fateve te Shumices se shqiptareve. Misioni i juaj nuk duhet te jete riciklimi ne Pushtet i Krimineleve dhe Fajtoreve te shkaterrimit te jetes se shumices se Qytetareve Shqiptare.
    Shpresoj ne reagimin korrekt tuajin karshi zhvillimeve te fundit ne Shqiperine tone !
    Ngjarrjet ne Rumani i kane trembur Politikanet tane, sikur edhe 28 vjete me pare qe tremben “babane” e tyre, Ramizin.

  10. D.Ulqinaku says:

    Zoti Mustafa Nano,
    Ne pamundesi te komunikoj drejtperdrejte me ju, po hedh disa mendime ne kete shkrim qe lidhet me Ju.
    Per Ju, kam krijuar pershtypjen se ne pergjithesi jeni nje analist i vemendshem, keni treguar integritet dhe keni krijuar mendimin tek te tjeret se nuk tundoheni nga perfitimet apo qokat e pushtetit, vese qe sot manifestojne me bollek analiste, gazetare, opinioniste, media te shkruara apo elektronike, aq sa eshte bere bajate ndenja sidomos para ekraneve te televizoreve (gazetat me ndonje perjashtim nuk i lexon me askush). ku nuk mund te gjesh te verteten e gjerave.
    Eshte e drejta e juaj te shkoni per nje takim ne “cadren e lirise”(qe vec e lirise nuk eshte) e keni gjith te drejten e Zotit te beni e te thoni cfar te doni aty, pasi ju nuk keni ndonje detyrim ndaj askujt. Ne si qytetar vetem mund te vleresojme ne se bere mire apo keq dhe vetem kaq.
    Nje opinion beres i pavarur e me integritet si ju, eshte ne udhen e Zotit kur nuk le rast pa goditur qeverine e qeveritaret dhe pikerisht per kete behet ne nje fare menyre dhe “simpatik” para atyre njerezve qe mbeshtesin opozitat.
    Por nje opinionist i nivelit tuaj ka edhe detyrimin qe krahas kritikave ndaj qeverisjes, te mbroje edhe ato arritje qe nje opozite destruktive perpiqet medoemos ti nxije, ti deformoje, ti mohoje duke prodhuar disa “te verteta” (pra mashtrime) me qellim prishjen e ekuilibrave politike e social deri ne nxitjen per dhune.
    Kesaj linje, pra te mbrojtjes se arritjeve te verteta te nje qeverie, ju opinionberesit edhe te kallepit tend, i beni bisht jo se ju mungon kurajo, por se kini frike se do sulmoheni “si njerez qe i beni qoka qeverisjes”.
    Njerez te kallepit tend, i duheni opinionit publik (jo militanteve apo simpatizanteve te partive) per te thene te vertetat dhe vetem te vertetat dhe para jush do thyente hunden cdo kush qe do te tentonte te vinte ne pushtet nepermjet mashtrimeve.
    Tani qe po afrojne zgjedhjet dhe kerkohet te behet bilanci i arritjeve te qeverisjes, krahas kritikave te drejta e me bollek qe ju analistet e kallepit tend beni, vihet re qe ngurroni te thoni disa arritje apo reforma te bera nga kjo qeveri, te cilat vlejne per te ndertuar nje klime te shendetshme gjate fazes se konkurences per zgjedhjet e qershorit 2017.
    – Si eshte e mundur qe nuk vleresohen arritjet per evitimin e nje krize katastrofike qe e priste kete vend ne kohen e ndrrimit te pushteteve?
    – Si eshte e mundur te mos njihet arritje tere ajo reforme e madhe qe u be ne arsim ne pergjithesi e ate te larte ne vecanti, ku shqiptareve u ishte pergatitur kurthi i analfabetizmit, ku diplomat shiteshin neper kioska qoftexhinjsh, universitete nga te cilat perfitonin direkt ish qeveritaret?
    – si mund te mohohet tere ajo reforme e rendesishme ne polici, largimi i te inkriminuarve, rritja e nivelit arsimor te tyre, paisja me mjete te reja, veshje serioze, futja e kultures se komunikimit si dhe lufta pa kompromis ndaj gjith atyre policeve qe shperdorojne detyren? Sot kemi nje polici qe nuk i druhet edhe deputetit ta gjobise kur shkel rregullat?
    -s`i mundet te mos e quajme sukses, tere ate pune te mundimshme per pastrimin e teritorit nga ndertimet pa leje duke zaptuar me dhune tokat publike apo te personave te tjere por te pambrojtur?
    -Si mund te mos vleresohet sukses tere ajo lufte e vazhdueshme qe u be per te shmangur vjedhjen apo mospagimin e energjise elektrike apo ujit te pijshem qe qeveria e kaluar i toleronte per efekte elektorale?
    – Pse duhet te mos vleresohen ato arritje pozitive ne fushen e shedetesise, qe ndoshta sot nuk i arrijne pritshmerite, por qe sic shihet do japin efekte shume pozitive ne nje te ardhme te afert (Ilacet merren me lire se me pare, ne spitalet ka me shume gadishmeri, me shume pasterti, jane me dhjetra paketa mjeksore qe u vijne ne ndihme te qytetareve- psh nje operacion by-pass ne zemer klientit i rimbursohet plotesisht ne se e ben ne nje spital privat, etj?
    – Pse duhet ngarkuar kjo qeveri per mos nderprerjen e koncesioneve te dhena nga qeveria e mepareshme, kur dihet mire se nderprerja e tyre do ishte katastrofike per ekonomine shqiptare pasi gjyqet e arbitrazhit do benin me faj qeverine shqiptare pasi qeveria e kaluar i perpiloi kontratat pikerisht ne favor te keqberesve?
    – Pse te mos i a njohim kesaj qeverie punen e mire qe ka bere per pastrimin dhe rregullimin e qendrave te qyteteve te tere vendit, ku njerezit qe banojne e ndjejne vehten te vleresuar dhe e kane pritur prej vitesh nje gje te tille>
    -Pse te mos e vleresojme reformen teritoriale, nje nder reformat me te rendesishme dhe te vleresuar edhe nga partneret tane nderkombetar?
    – Pse t ia mohojme kesaj qeverie ate te vertete qe brenda 3 vjeteve i u dha te perndjekurve politike disa here me shume se i kishin dhe qeverite e mepareshme tash 26 vjet?
    -Pse te mos i njohim kesaj qeverie vullnetin dhe punen e madhe qe beri ne bashkepunim ne partneret nderkombetar per reformen ne drejtesi?
    – Si mos t ia njohim kesaj qeverie veshtiresite dhe pengesat e vazhdueshme te krijuar nga nje president militant i opozites qe nuk ka lene ligj pa kthyer dhe s ka lene gje pa bere per te penguar punen e qeverise? A ka ndodhur ne ndonje vend te globit tokesor sic beri presidenti i Shqiperise qe e paditi prane OKB Erion Veline pse ndertoi nje kend lojrash per femijet tane?

    Ti shkrova keto Zoti Mustafa Nano sepse Shqiperia nuk ka nevoje as per Rama, as per Meta, as per Berishe e Bashe, as per Kreshnik, Ndoke e Ndoc Rrok e kallankusura te tjere. Shqiperia sot me teper se kurre ka nevoje per mendje te ndritura, per intelektuale te afte e me integritet qe tu thote “te lumte” atyre qe punojne dhe tu thone “sikterr” dembeleve, shpifesve, vrasesve, hajduteve, dallaveraxhinjeve e te tjere te ngjashem.

    Shko Zoti Muci. Ne cader ke Bashen, ish minister i paditur per vjedhjen e 230 milion eurove ne rrugen e Kombit, ish minister i jashetm qe i shiti Greqise 400.ooo km det, qe vrau 4 te pafajshem ne bulevard, qe ngriti akuza ndaj UCK ne favot te Serbise, Ke Kreshnik Spahine qe kerkonte burgim te perjtshem per Sali Berishen, te pret “Duka e Krimit i Klanit te Zemunit”, te prek Kastriot Islami, Asllan Dogjani, te pret Nard Noka ish aleat i te gjitha qeverive, te pret dhe Vangjel Dule antishqiptari me i terbuar.

    1. Spartaku says:

      D.ULQINAKU! Bravo,bravo,njeqind here bravo.Ke bere nje koment brilant,dhe ata qe nuk i din mire keto probleme,t’a marin vesh me mire se kushe eshte dhe çfare po bene,ka bere dhe do beje ne te ardhemen kjo qeveri.Kjo qevrei me Edi Ramen ka bere aq shume pune brend kater vjeteve, sa nuk i beri dote qeveria e Sali Krimineleit per tete apo me shume vjete.Me kete qeveri, e ardhmja do jete shume here me e mire.

  11. Ollga Toronto says:

    Ne Shqiperi ndodhin gjera interesante,edhe ata pak gazetare qe mund ti quajme objektive si Mustafa Nano,na cfaqen here pas here ne nje nivel me se medioker,por dhe te pandershem.Si o Muc mund ta quash pjellen e Saliut, Bashen, (ai e pranon me kenaqesi kete) qe me pake makiazh mund te behet lideri i ardhshem i Shqiperise.Ju qofshi,qe keni iluzione per nje njeri me gjithe ato mekate mbi shpine,kujto vetem 21 Janarin,ku nga taraca e kryeministrise kercenonte protestuesit,dhe me vone i vrau,shiko o Muc ligjerimin e tij nga cadra,me keq se ati i tij shpirteror Saliu.Muc i dashur,ai duke qene pjelle e Saliut,eshte bashkemekatar me te,flete per zgjedhje te lira,kur eshte vjedhes i mandatit ne bashkine e Tiranes.

  12. Treviso says:

    Une e quaj nje inisjative prej budallai, qe te hyshe ne vathen e tigrave te pazbutur. Kam shume respekt teveçante per Zonitn Mustafa Nano si gazetare, analist seerjoz dhe analizat e tije kan zene vend gjithmone.
    Kafshet e çadres jane bere si kafshet e Afrikes, ku jane mes djellit me temperatura shume te larta dhe pa henger dhe pa puje.
    Zoti Nano,mos kujto se do ti zbusesh keto kafshe kurnuk jane zbutur per 26 vjet.

  13. D.Ulqinaku says:

    Zotit Mustafa Nano,
    Shko Muci ne “cadren e lirise”. Aty te pret Fatmir Mehdiu, nje kontrabandist i regjur armesh dhe metalesh me vlere (ti keto nuk i di), nje organizator i drejtperdrejte i “KREMATORIUMIT TE GERDECIT” si dhe i shume e shume krimeve te tjera, i kapur ne Itali per trafikim personash dhe trafik kokaine por fale nderhyrjes se Fatos Nano rrugacit, ai eshte aleati me i ngushte dhe bashkemekatare i Lulzim Bashes.
    Shko ne ate cader.
    Por te nesermen te jesh i bindur se sikur edhe heroizem te kesh bere brenda asaj cadre, fakti qe ti pranon te ulesh si i barabarte me Lul Bashen, kjo te deligjitimo si nje nder dinjitaret e deritanishem te pushtetit te IV-te.

    Sa i perket Edi Rames e Partise socialiste, duhet ta dini se ai perfaqeson nje numur shume here me te madh se cfar perfaqeson Basha e soji i tij dhe ndoshta duhet te jete e ditur se ai kontraten nuk e ka me caderxhinjte por ne te tjeret qe i kemi dhene voten dhe duhet t iai ndjeje mire bytha lageshtiren Lul Bashes cfar e gjen ne se tenton te destabilizoje edhe njehere Shqiperine.

    Se fundi Muci, a nuk te thot asgje fakti qe sot ne Tirane sillen verdalle me pasaporta serbe, bullgare, greke, malazeze, italiane e deri spanjolle shume persona, realisht qytetar rus qe hiqen si turiste, historiane, tregetare, rralle si gazetar, mjeke etjqe tashme nuk rrijne ne Rogner, Sheraton e te ngjashem me ta, por ne hotelet periferike?
    Nuk te ben pershtypje Muci qe sa here ndodhen ne udhekryq shqiptaret ne Kosove, Presheve, Mal te Zi e Maqedoni, lideret e PD- sajojne turbullira te tilla qe cojne drejte destabilizimit te Shqiperise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *