“Nëntë javë e gjysëm…”, në Tiranë

7 Mars 2017, 19:03Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Po të shqiptohet fraza, “Nëntë javë e gjysëm…”, në Tiranën e vjetër krijohet direkt një efekt drithërues, nostalgjik, gjysëm komik e tre çerek ironik. Bëhet fjalë për drithmat e Tiranës së  vërtetë të kohës së gënjeshtërt të komunizmit. Nja 30 vjet më parë, duke nisur që nga viti 1986 kur u shfaq premiera e filmit me këtë titull, gjithë brezi i adoleshëntëve të asaj kohe, i të rriturve, e ndoshta edhe të moshuarve dhe shumë të moshuarve që kishin parë në rrjetën bardh e zi të ekraneve të “sllavit” Kim Basingerin, e ka lëshuar veten në ëndërr. Në mos me sy hapur, me sy mbyllur e me pak frikë, gjithë ata breza që bashkëjetonin atëherë izolimin, kanë ëndërruar të kenë qoftë dhe një çast fatin e Mickey Rourke. Ndoshta dhe me koston e vdekjes: jap jetën vetëm për një çast si ai tipi, ka qenë një betim i vjetër që kujtohet ende.

Plot 30 vjet më pas, “nëntë javët e gjysëm” shfaqen në një formë tjetër, por po aq drithëruese në Tiranë. Madje edhe shumë më fort, sepse në të është përzjerë ëndrra e pushtetit, ndjesisë më të fortë njerëzore që përmbledh të gjitha instiktet e tij të lindura dhe reflekset e fituara në tre mijëvjeçarë qytetërim e qeverisje. Nga druri, huri e guri në ide, moral e forcë kushtetuese dhe sërish edhe nga guri, huri e guri.

Pothuaj mbas nëntë javësh e gjysëm në Tiranë do të nisë sprinti i fundit drejt finishit të mandatit të parë të së majtës në pushtet dhe të djathtës në opozitë.

E para për të rikonfirmuar një mandat të dytë,

E dyta për të mos bërë bis mandatin e dytë të shërbesës si opozitë e vendit.

Në këtë hark kohor do të marrin përgjigje shumë pyetje, do të saktësohen shumë paqartësi, do të marrin udhë shumë hamendje dhe do të ndryshojnë ose do të jenë në ndryshim e sipër shumë fate njerëzish. Nga kategori njerëzish që ndikojnë në fatet e qindra mijëra shqiptarëve njëherësh. Mbas kësaj date do të ketë më shumë dritë në raportet plot dritë-hije mes Ramës, Metës, Bashës, Idrizit, Blushit, Dukës, Bojaxhiut e të tjerë aktorë të politikës në vend, pa përjashtuar, por duke përfshirë fort edhe hijen e rëndë që do të vazhdojë të hedhë mbi të gjithë Doktor Berisha.

Parë me syrin e qytetarit të thjeshtë që jeton me makinë llogaritëse në xhep dhe që interesohet për ndryshimin e çmimit të perimeve të stinës, për pagesën e faturave të energjisë, ujit, ilaçeve dhe çmimet e shërbimeve të tjera për ushqim e arsim, që bën pjestime të pagës me ditët e mbetura dhe llogarit monedhat për një javë pushime në verë, më e keqja, natyrisht, vjen nga zhurma e rrugës. Nga rrëmuja që përmbys tregun e lagjes, që thyen xhamat e minimarketit dhe rrit nevojën për qepena. Frika nga destabiliteti është reale dhe ai mund të krijohet dhe të shkaktohet si akt i parë i një akti final beteje të opozitës që këmbëngul në rrugë dhe qeverisjes që nuk zbret në rrugë. I opozitës që mund të hyjë në rrugë pa krye dhe qeverisjes që nuk i hap rrugë dhe që mund të ndodhë, që të dyja së bashku, të mos arrijnë të gjejnë asnjë rrugë komunikimi e konsmpromisi. Duke nisur, por jo bitisur me mospjesmarrjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, çka do të shkatërronte vetë institucionin pluralist të zgjedhjeve. Kjo gjë do do ta fuste vendin në një spirale të pabesueshme krize që nuk dihet as deri ku shkon dhe as nuk mund të parashikohet se deri ku çon. Ku çon kë dhe kush pëson çfarë! Skenari maqedonas që ndokush e përmend me mendjelehtësi në Tiranë, si zgjidhja e konfliktit të egër politik në vend, turbullimi ekstrem me shpresë për të kulluar gjësend, është thjesht dhe vetëm një hap më shumë drejt humnerës.

Të hënën, dyshja Rama-Meta bëri një zgjidhje gjysëm të detyruar që të kujton gurin që vret më shumë se një zog. Shtyrja me një javë e afatit për ngritjen e komisioneve për vetting-un ishte jo një hap thjesht teknik, por një gjest politik. Së bashku ata prodhuan një javë më shumë, një pothuajse vendimtare për të treguar se çfarë do të ndodhë në nëntë javët e gjysëm më pas. Kjo javë është prova që do të konfirmojë nëse vota e nesërme e opozitës, fillimisht për refomën në drejtësi, do të shihet vetëm si një e drejtë apo dhe një detyrë. Me gjasë duhet të jetë edhe java e sulmit për të siguruar një mbrojtje më shumë për normalitetin e vendit. Normaliteti rikthehet me negociata pa vija të kuqe ultimative dhe negociatën që refuzon si vijë të kuqe vetëm një ogur të keq: destabilitetin e vendit. Paradigma, standartet apo demokracia do të duhej të rishkrujhej përfundimisht në formën: edhe standarte, edhe demokraci!

Plot 30 vjet më parë, gjithë meshkujt e vendit të izoluar nga komunizmi, ku seksi shihej si mëkat dhe mastrubimi dukej si sëmundje, ëndërronin të ishin në vendin e Mickey Rourke, dashuronin Kimin dhe betoheshin jo vetëm për vithet e saj. Por në fund, kur mbylleshin në jetët e tyre të zakonshme, me menunë e një kilogrami mish në javë, ata nuk dallonin nga njëri-tjetri. Shoqëria maskiliste e asaj kohe që dashurinë e quante dobësi dhe poezinë prozë revolucionare, binte dakort pa hezitim në një pikë. Kimi ishte një grua e jashtëzakonshme, por si të gjitha gratë, ajo e hante gjithmonë! Shumë më shumë se nëntë javë e gjysëm! Madje dhe në Tiranë, kryeqytetin e vendit dikur më të izoluar në botë, që aktin seksual nuk e shihte vetëm si kënaqësi, por edhe si një armë lufte. Pak a shumë si marrëdhënie mes pozitave dhe opozitave pluraliste, ku njëri duhet ta hajë gjithmonë! (Javanews.al)

7 komente në ““Nëntë javë e gjysëm…”, në Tiranë”

  1. drita says:

    Lorenc, ndoshta nuk e kuptova mire shkrimin tend, por une nuk shqetesohem per ate qe ti e quan opozite per zgjedhjet e 18 qershorit. Dhe e di pse? Sepse pd nuk ka vetem Lulezimin apo Berishen, Ristanin apo Strazimirin, Aldon apo cilindo tjeter si keta, por ka dhe shqiptare te vertete e te mençur qe kane aspirate Shqiperine, jeten por ne nje kendveshtrim ndoshta edhe me te mire. Gjithe ata shqiptare nuk jane bageti te shkojne pas te çmendurve qe kane 20 e ca vjet dhe qe e kane vertetuar me fjale e bemje hajdutellekun, krimine, tradhetine. ka nje doze te vogel qe kane karakterine tyre. Pastaj, opozite nuk eshte pd por gjithe partite e tjera te djathta, qofte dhe te majta por nuk jane ne qeveri. Me kete rast, shikoj se per bythen e Saliut apo Lulezimit do sakrifikohet ajo parti se keto jane rregullat e demokracise, por kemi te tjera. E mba mend ate “nje bie mijra ngrihen? Edhe ne kete rast kjo ndodh dhe opozita do te jete ne krahe te shqiptareve ne 18 qershor, ndersa pd, po degjuan Lulezimin, mundet dhe jo. Megjithese te kujtoj se edhe kete legjislature, opozite me e forte kane qene vete partite e majta se e djathta e genjyer eshte zvarriur pas atyre njerzeve. Besoj kete e kane kuptuar, ndryshe faji tyre. Shqiperia ka shtet, ka qeveri te zgjedhur nga populli, ka ushtri, polici, burgje. Dhe keto i administron shteti, por per te vajtur deri tek burgjet duhet dhe prokurori e gjykate; kjo eshte torollumbi dhe kete do ta zgjidhe, ne mso mazhoranca e soteme, mazhoranca e neserme qe do te jete dhe me e madhe se keta njerez te ndershem nuk kane pse durojne me dhe te behen korban per karriken e Lulezimit apo pergjegjesit kriminale te tij dhe Sali Berishes. 18 Qershor ndane perfunsimisht petet nga lakrori.

    1. Mahmudeja says:

      Lorenco!
      Mufkat qe shkruan ti per gjoja kohen e genjeshter te komunizmit,se njerezit qenkan habitur nga vithet e Kim Basingerit.
      Dhe sipas teje rinia e atehershme paska qene gati per te dhene edhe jeten vetem te perjetonin ate cfare kaloi Mickey Rourke!
      Na ke lene pa fryme,Lorenco me kete injorancen tende servile,se ketu ke futur edhe prinderit e tu,qe te pollen ty nga ferrat e kooperatives apo wc tek Ushtari i Panjohur duke pritur radhen !
      Po pse o kodosh,ky popull si u shtua 3 fish nga 1938 deri ne 1990-ten?
      Po pse more lamash yt ate mos e mesoi ne kinema qe te ngjizi ty?
      Po fshataret qe benin nga 10-12 kalamaj,a mos ishin aktore te Hollivoodit?
      Ku mesuan keta prinder,qe linden,rriten dhe edukuan disa breza qe punen e kishin NDER,ndersa sot ti i mat gjerat me bythet e Kim Karadashjanit?
      Ne komunizem(sic thua ti) ishte BIO dashuria,fejesa dhe martesa,ndersa sot quhet moderne nje femer qe martohet pasi ka ka patur 10-15 dashnore!
      Sot familja eshte MASHTRIM,ndaj edhe nje sasi e madhe e familjeve divorcohen duke lene femijet ne mes te 4 rrugeve!
      Pa llogaritur mijra femije qe jane te ngujuar qe jetojne si ne kohen e shpellave!
      Ulu ne toke Lorenco e mos u merr me politike servile!
      Jeni bere LOLO OBORRI,tamam sic thoshte Kadarea:HEROINA te koheve moderne me sumen e shpuar!

  2. Gaspri says:

    Zoti Vangjeli, qe kur e ke lene rrugen e Zotit dhe ke filluar te sherbehesh ndaj politikes, te them te drejten te lexoj ndonjehere dhe ne pergjithesi nuk te marr vesh, megjithese i kam 3 klase shkolle (2 fakultete para 90-tes). Ne se do te shkruash, degjome: shkruaj pak me shkurt, me qarte dhe bjeri drejte.
    Sa per ca shkrime qe ke bere deri me tani, pas lenies se rruges se Zotit, me mire mos e mundo vehten, bej ate pune per te cilen paguhesh dhe vetem kaq. Ti rrogen e mer qe e merr…..

  3. ortes says:

    Eh more Lorenc,sa keq je katandisur kohet e fundit!
    Shkruan sofizma per vete njelloj sikur te ishe ne gjume!
    Tjerr fjale pa pushim,qe i zgjat aq shume sa nuk te merret vesh kuptimi i tyre!
    I fut nje te share komunizmit,por kjo e share eshte njelloj si sharja e tifozeve vlonjate qe shanin ne kor arbitrin nga motra!
    Por pas ankimit te tij ne FSHF,pergjigja e policise doli se “ARBITRI NUK KISHTE MOTER”!
    Po komunizmin ku e ke gjetur o i flamosur Lorenc?
    Ai jo vetem nuk ka ekzistuar ne asnje vend,por askush nuk ka thene nje fjale se si do te jete ai ne te ardhmen!
    Komunizmi eshte aq UTOPIK per njerezimin sa eshte DEMOKRACIA keto 27 vjet ne Shqiperi!
    Ju derdellitni per DEMOKRACINE,PER TE DREJTAT E NJERIUT,PER MIREQENIE, etj,por te gjitha keto shumica e popullit as ne enderr nuk i ka pare,pervec politikaneve,gjyqtareve,doganiereve,mjekeve ,hajduteve,vrasesve etj!
    Tra la la,o Lorenc se keshtu te takon te shkruash se do ushqehesh edhe ti!
    Lexo MIGJENI,Lorenco qe te marresh vesh se si duhet bere radiografia e pushtetit!
    Ndersa keto qe zhgarravit ti,nuk na sherbejne neve,por tymit per te mbuluar krimet verteta te pushtetareve!

  4. mergim tari says:

    PD e ka mbyllur ciklin dhe misionin e saj. Nuk ka me çfare te jape. Ne fakt ajo gjithmone vetem te zeza i ka sjelle atij populli. Ajo tani eshte kthyer ne nje çerdhe ujqërish qe vetem bejne dem. E djathta shqiptaret duhet te rithemelohet. Kjo pasi ne Shqiperi ka shume nevoje te kete parti te kaheve te ndryshem. Nuk mund te kete te djathte me nje komunist si SALI BERISHA.

    NUK MUND TE BESOHET SE NJE KOMUNIST 25 VJEÇAR SI AI, NJE NATE TE VITIT 1990 BEN TRURIN SYNET, DHE NE MENGJEZ SHIKON QE ESHTE KTHYER NE DEMOKRAT ANTIKOMUNIST TE KULLUAR. NUK ESHTE AS LOGJIKE E JO ME NORMALE TE BESOHET.

    Ka parti te djathta si FRD ose njerez te mire ne PD dhe jashte saj qe mund te rithemelojne nje te djathte te vertete, te bazuar mbi ekonomine e tregut te lire, me ide liberale etj….. Nese do te kemi perseri neper kembe kete PD me BERISHEN DHE BASHEN, do te deryrohet e majta te jete edhe e majte edhe e djathte. Atehere Shqiperia do te kete problem.

    Persa i perket anes erotike ne shkrimin tend, nuk eshte e vertete qe 30 vjet me pare njerezit shikoni te pasmet e asaj apo ndonje tjetere, ne ate kohe ne shikoni ELECTRIC BLUE, te Jugosllavi. Nuk te kujtohet……. tani tek ai program nuk kishte aq gjera te turpshme sa ne parlament, por gjithsesi si fillim ishte mire……

  5. xhina says:

    Mir eka Gasperi Lorenc i dashur.Une te degjoj dhe te lexoj me kujdes,por bjeri me shkurt e qarte gjerave.Thuaj atijtorollakur te vogel.Thuaj te jape llogari per bemat e qe ne fillimet e tij si °politikuc°.Cfar ka bere ai si minister i transporteve dhe ku jane milionet eparave te pajustifikuara, pse i u shmang hetimit e gjykimit, cka bere ai si minister i puneve te brendeshme,per vec vrasjes te kater protestuseve paqesor me 21 janar, cfar gjurmr la ai si kryetar i bashkise se Tiranes dhe se fundi,ku e con mushka pa sy e veshe me cadren e kthyer ne klub dominoe. Duke qene miop politik ai eshte kthyer ne nje nxenes besnik e nje mesuesi te firuar nga trut e kokes. Une nuk pretendoj se mund te di me shume se ju,sepse e para jam me shkolle te mesme dhe e dyta ndikon dhe mosha e trete.regjinar

  6. Shkumbini says:

    Lorenc une i lexoj shkrimet e tua ndonjehere edhe te gjata dhe pakuptim. Shkruan me fjali te gjata dhe perdor krahasime thua se po lexoj ndonje ntregim dhe jo artikull gazete me probleme dite. Arsyeja qe e lexoj nuk je ti por padroni yt i cili te jep essencen e shkrimit ne nje bustine te vogel tamam si tregtohet droga. Dhe ti pasi e ke marre dozen na nxjerr nje shkrim alla Ilir Meta qe flet po nuk thote asgje. Do vendosi partia thote per ate dhe per kete jo une. Merru me mire me ndonje pune tjeter se ketu sinqerisht nuk te lexon njeri. Gazeten e lexojne njerezit qe me ankth presin cfare do te ndodhe me vetingun kurse ti …… je si ajo kurva qe krihte leshin kur Stambolli po digjej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje