Nishani kundër Ruçit: Presidentin e përjashtuan nga Vetting-u

7 Mars 2017, 01:02Politika TEMA

Presidenca reagoi pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci, se kreu i shtetit nuk e ushtroi kompetencën e tij në procesin e përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut.

Për presidencën kjo deklaratë nuk është korrekte, por e deformuar dhe jo transparente.

Parlamenti e miratoi ligjin përkatës në tejkalim të afateve që ishin vendosur në Kushtetutë për Presidentin, duke ia pamundësuar totalisht pjesëmarrjen në këtë proces.

Për fat të keq, përjashtimi i Presidentit nga i gjithë ky proces i rëndësishëm, ka qenë një politikë konstante megjithëse ishte pikërisht Presidenti, institucioni i parë që inicioi fillimin e reformës së drejtësisë në tetor të vitit 2014 kur ende askush nuk po merrte një iniciativë të tillë”, thuhet në deklaratë.

Kreu i Shtetit i bën thirrje deputetëve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, të tregojnë respekt dhe zbatojnë me
korrektesë Kushtetutën.

4 komente në “Nishani kundër Ruçit: Presidentin e përjashtuan nga Vetting-u”

  1. Drejtësia says:

    Po çpunë ke Ti me vetingun ore,akoma se ke kuptuar që rron kot e stë pyet njeri.

  2. AVNI RUSTEMI says:

    Ky…. president????? E pamundur.

  3. jar oficeri qe mbante bustin enverit says:

    kete far burri pa mustaqe,kete far komunisti nuk e keni pyetur per vetingun.
    mqs e keni harruar ta pyesni per vetingun,mos harruni qe ta kap vetingu se edhe ky ka gjynahe shume per te lare qe nga shkolla e bashkuar e deri sot.

  4. As per mrekulline qe beri Erion Veliaj ne liqenin artificial nuk ishe i ftuar…por volle helm qe mos punohej…o turp i Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje