Një thikë pas shpine për vetting-un

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Të hënën pasdite reforma në drejtësi ka marrë ndoshta thikën më të madhe pas shpine që prej kohës kur ka lindur ideja e saj. Në Kuvendin e Shqipërisë dy kampet politike kryesore, që shkëlqyen qoftë me prezencën dhe qoftë me mungesën e tyre, treguan edhe njëherë se ata janë të gatshëm ta trajtojnë si një armë në luftën e tyre politike.

Historia e PD-së tashmë dihet. Ajo u akuzua nga kundërshtarët se po e përdorte çadrën para Kryeministrisë dhe bojkotin e Kuvendit për të bllokuar procesin e vettingut. Se ajo po kërkonte zgjedhje të ndershme dhe të lira vetëm e vetëm për të mos lejuar kontrollin e pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të ruajtur të korruptuarit e saj brenda sistemit.

Këtë pandehmë, fillimisht pak të besueshme, e përforcoi më pas Lulzim Basha, kur pohoi me gojën e tij se PD do e votonte vettingun vetëm pasi të binte Rama, të bëhej qeveria teknike, madje kur të krijohej republika e re dhe kur të rinegocioheshin 7 ligjet e famshme.

Në një gjuhë të thjeshtëzuar, futja nën të njëjtën shportë e kushteve për zgjedhjet e ndershme me ato të vettingut përkthehej kollaj: As kemi ndërmend ta votojmë kurrë.

Dhe të hënë opozita e bëri realitet këtë. Ajo vazhdi bojkotin, nuk u paraqit në sallë dhe as denjoi të plotësonte gjysmën e vendeve që i takojnë në komisionet e përbashkëta.

Me vullnet të plotë ajo e la topin në fushën e mazhorancës.

Por edhe dyshja Rama – Meta nuk u treguan më të ndershëm. Të ndodhur në këtë impas ata zgjodhën një rrugë aspak ortodokse për të vazhduar përpara. Një problem të madh ligjior (pamundësinë për të ngritur komisionet pa opozitën), ata vendosën ta zgjidhin me kulisa politike. Ata vendosën të kthejnë edhe njëherë pas tek Avokati i Popullit, listën e kandidatëve të vettingut me dokumentacion të paplotësuar.

Duke vepruar kështu, shumica parlamentare e vënë nën presion, po rrezikon ta fusë procesin në një hulli ekstra ligjore. Ajo po merr përsipër të bëjë zgjidhje antikushtetuese duke anashkaluar presidentin e Republikës, i cili duhet të rifillonte procesin, dhe duke shtuar afatin prej 7 ditësh që nuk parashihet në asnjë ligj.

Pra nga halli Rama dhe Meta po pranojnë që për të ruajtur procesin ta njollosin atë.

Pikërisht ky fakt e bën edhe më të fortë dilemën: nëse ndokush do një reformë të vërtetë në drejtësi.

PD e ka treguar që në fillim se ajo ka qenë e angazhuar për t’i vënë shkopinj nën rrota spastrimit të kastës aktuale në gjyqësor dhe prokurori. Ndërsa Rilindja dëshmoi edhe njëherë me zgjidhjen e djeshme se asaj më shumë se e drejtë dhe e ndershme i intereson të jetë efikase. Ajo e kërkon vettingun për propagandë, njësoj siç veproi me çadrat e firmave pro tij dhe njësoj si Rama e përdor si retorikë për të trëmbur kundërshtarët e vet.

Kështu vepruan të dyja palët edhe të hënën pasdide, duke qenë paradoksalisht kundërshtarë të thekur, por të bashkuar në një qëllim, për ta vrarë vettingun e vërtetë. Seanca e mbrëmshme në parlament qe një shkallë më shumë në degradimin e asaj që vazhdon të konsiderohet si reforma e reformave. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Një thikë pas shpine për vetting-un”

  1. Vizioner says:

    A eshte e mundur qe dikush te kerkoje te votoje nje ligj qe neser do ta coje ne burg, pa pasur nje plan alternativ qe ta shmange kete ligj ?

    Dhe, arsyeja e vertete per te cilen eshte ngritur Cadra, kjo eshte, menyre vetmbrojtje.

    Kundershtim deri sa te mundin, me pretekse nga me naivet e absurdet.

    Kete gje e di populli Shqiptar prandaj dhe i rri larg Cadres.
    Ate qe beri Sala mbas vitit 90-te duke e/u (vetquajtur) quajtur Komunist i rinovuar”, te njejten gje po bejne tani me kete “Proteste”, ku ne cader jane vetizoluar gati te gjithe Kriminelet e ketyre 25 viteve, predikojne “Kriminelin-Korruptin e rinovuar”!!!
    Menyra populliste qe po mundohet te perdore kreu i PD-se, nuk pi uje e nuk ha “buke me tek shqiptaret.
    Kreu i PD-se po mundohet te imitoje Trump, por, ska shance tek shqiptaret, sepse eshte shume e thjeshte: Trump ishte i PAKONSUMUAR politikisht dhe, popullizmi i tije gjente terren, kurse PD-ja me PD-istat e saje kane nje fytyre te njohur per shqiptaret dhe BEMAT e tyre e kane cuar Shqiperine ne kete derexhe.

    Basha nuk eshte vetem idiot por dhe naiv qe s`kupton kete dallim.

    Nje njeri i pa konsumuar mund ta perdori popullizmin dhe mund tì besohet, por, nje njeri tejet i konsumuar NEGATIVISHT ne syte e popullit, nuk ka shance te besohet, dhe, me te drejte JO!

    1. aleksander says:

      Nese dihet qe neser ata qe do shkojne ne burg jane ekskluzivisht ne cader dhe jo fjala vjen ne parlament, qeveri apo kryeministri atehere kjo nuk eshte drejtesi por perdorim politik i saj nga nje krah kunder tjetrit. Une dua qe klasa politike te pastrohet por kjo nuk behet duke ja hequr melcite njerit ujk per t’ja varur ne qafe ujkut tjeter. Po qe keshtu me mire nje drejtesi e korruptuar se nje drejtesi politike.

      1. Iliri says:

        Andi Bushatit i shkon shume per shtat fjala ‘kastravec’ ………. etj ! Pse me ‘hu’ merren sali-luli ne parlament ? Pse Rama merr persiper krimet e tyre, per te cilat nuk duan drejtesi? Edhe ‘spec i mbushun me…..’

    2. Skypion says:

      Nuk mund te kete shenje barazimi mes Rames dhe Bashes,sa i perket Vetingut dhe ceshtjes se Reformes ne Drejtesi ne pergjithesi.
      Qellimi i Edi Rames,qe ne krye te heres,ka qene KAPJA e Drejtesise.Argumentet per kete,jane kaq te shumta,kaq te qarta e te kuptueshme,sa eshte e kote t’i perserisim edhe njehere.
      Kete te gjithe e kuptojne.Pervec atyre qe nuk duan.
      Bushati nuk do ta kuptoje.Nuk i dime arsyet.Dhe,as qe na interesojne.Megjithate,une e kam nje shpjegim per kete qendrim te tijin.Ka lidhje me mediokritetin e tij.Vetem gazetaret medioker,per te qene “brenda” me paanshmerine e tyre (dhe Bushati eshte i fiksuar pas saj,megjithese eshte i majte ne bindje) ,mbajne nje qendrim te paanshem edhe atehere,kur nuk ka arsye e logjike per nje gje te tille.
      Dhe,e e gjitha,vec per te qene brenda me paanshmerine e tyre.
      Fatos Lubonja,te cilin Bushati e ka quajtur publikisht si Mentorin e tij ne profesion e per te cilin ka thene ate shprehjen “Lubonja ka perhere te drejte” ( ne kuptimin qe eshte i drejte dhe i ndershem),ka krejt tjeter qasje si ndaj Reformes ne Drejtesi ne pergjithesi ashtu edhe ndaj Vetingut.
      Lubonja e thote troc,ne trajten e nje pyetje retorike: me mire nje Drejtesi keshtu sic eshte,apo nje Drejtesi e kapur nga Edi Rama?!
      Mjafton kjo pyetje retorike,per te shembur te gjithe argumentin e Bushatit dhe shume te tjereve qe mendojne si ai.
      Une do te isha dakord,mbase,me akuzen qe i bohet Opozites si penguese e Reformes,nese,pas miratimit te Kushtetutes se re me 21 korrik 2016,e pas dakordesise mes gjithe paleve per konsensus ne miratimin e ligjeve te saj,Edi Rama,te mos kishte shkelur ate,duke perjashtuar Opoziten nga procesi.
      Eshte ky fakt,qe i jep te drejte Opozites ne qendrimin e saj.
      Eshte e pamundur qe te behet Reforme ne Drejtesi me Edi Ramen Kryeminister.Eshte thjeshte e pamundur.
      Vetem mendoni gjithe ate lufte qe u be per konsensus mes paleve,e qe angazhoi maksimalisht,si kurre me pare,edhe kancelarite me te rendesishme perendimore ne menyre te drejperdrejte…
      Me 22 korrik 2016 te gjithe shqiptaret psheretine dhe thane: me ne fund po behet Reforma…!!!
      Vetem Edi Rama nxinte.Gjate gjithe asaj dite.Te gjithe ishin te qeshur,vetem Edi Rama i nxirosur!Te gjithe fotot e te gjitha mediave,te majta a te djatha,e paten kapur kete moment.
      Te gjithe te gezuar,te gjithe me politikane dhe ambasadore, gazetare e qytetare te thjeshte – vetem Edi Rama i deshperuar…!!!
      Cka ishte nje shenje,qe ai do te bente gjithcka per te zhbere ate qe u be me 21 korrik.Dhe,me te vertete ashtu ndodhi.
      Me nje te cmendur te tille,eshte cmenduri te besh negociate apo marreveshje politike.
      Une jam i bindur,qe me kalimin e kohes,atehere kur te jene ftohur gjakrat,jo vetem Bushati dhe te ngjashem si ai,por edhe ata analiste qe sot jane mbrojtesit me te zjarrte te Rames,do ta kuptojne rolin tejet negativ te Edi Rames ne kete histori me drejtesi.
      E vetedijshme per kete,Opozita ka marre vendim radikal: JO marreveshje me kete te cmendur!
      Duket qe eshte e vendosur.Sidomos lideri i saj,zoti Basha.
      Vetedija se po mbron nje kauze te drejte,nje kauze te madhe qe shkon pertej interesave te ngushta politike,eshte arsyeja e vertete e vendosmerise se Lulzim Bashes.
      Prandaj,me kot lodhen dashakeqet,hileqaret e ziliqaret,qe t’i kujtojne atij kostot.
      Fakti qe nuk po ia ndjen aspak per keto kosto, eshte prove e pakundershtueshme se Lulzim Basha eshte i sinqerte ne qendrimin e tij.

  2. Neutrinoq says:

    E mor karabush. Gjyshja ime thoshte qe edhe breshka ne ferre pjell. Keshte edhe ti, arrite te behesh gazetaxhi. Se gazetar nuk ka ne Shqiperi. Prife mire lapsin mor rrufjan Tirone

  3. mark says:

    Ha..ha…’..thike pas shpine’!? Koha e gjate qe po merr, teatrot dhe lojrat politike qe behen tregojne shume qarte se asnje nga forcat politike, perfshi ketu PS dhe LSI, nuk e desherojne vettingun. Edi ben sikur perpiqet dhe e done vettigun, por faktet tregon se edhe ai dhe njerzit qe e rrethojne i tremben me te vertet procesit. Ne se Edi me te vertet e do vettingun, eshte shume e thjesht – beje referendum popullor. Nuk ka asnje ligj e parti qe te ndalon referendumin. Eshte shume e sigurt (100%), se shumica (50.1%) e shqiptareve e duan vettingun.

  4. kleptofagos says:

    Kot lodhemi…
    Asnje pale nuk e do Vetting-un….
    Nuk behet Shqiperia nga shqiptaret…
    Problemi eshte qe nuk e thote njeri kete te vertete te hidhur…

  5. ZZzzzzz,.... says:

    SHUME E SAKTE TE DY PALET OSE ME MIRE TRE PALET NUK E DUAN VETINGUN PERVEC POPULLIT SYHAPUR ….JO ATIJ LESHKO QE SHKON PAS INTERESAVE TE CASTIT…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. braho says:

    Nuk ka problem :
    Ne kemi Tak Ngjelen qe na i shpegon problemet. Taku tha; sa te jet Idrizi ne opozit nuk ka thik mbas shpine.

  7. Spartaku says:

    Edi Rama eshte i vetmi qe e do vetingun. Kundreshtaret e tij mund te thon çdo gje,por kete nuk mund t’a thon se ai ka bere te gjitha perpjekjet qe vetingu te behet sa me pare.Ne asnje vend nuk eshte shprehur Rama kundra vetingut,por ka bere thirrje opozites agresive qe t’a miratojme, dhe ajo te mos e pengoi.E verteta eshte se eshte pikerisht Berisha dhe Basha qe po e pengojne vetingun.Thiken pas shpine vetingut ja ka ngulur opozita.Madje Basha eshte prononcuar hapur kundra vetingut.Prandaj Edi Ramen ti Andi Karabushbushati mos e perzje Ramen ne kete pune.Rama do beje zgjedhje te lira te ndersheme dhe te drejta,se ai nuk eshte Sali Berisha qe i vidhte hapur votat e popullit.

  8. saliu says:

    Ik ore shpurdhjak se na cave trapin.

  9. Ideologu says:

    Sipas teje o Andi ne kushtet e krijuara si duhet te veprohet ????

  10. butrinti says:

    ME VJEN SHUME KEQ ANDI POR TI PASKE QENE NJE KOQE KANDARI .

  11. Besoj says:

    Lexoni Fatmir Xhafen dhe do te merni vesh te verteten profesionale dhe teper te ndershme. Mos degjoni keta te paafte dhe konjukturale te politikes.

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Deri tani PS ka ka patur permburoj PD,kundershtimi e nxirte PS fituese.
    Vetingun nuk e do asnje force politike shqiptare,te gjitha jane te lidhura me gjyqesorin,me korupsionin.
    Rishikimi i listave emerore, te forcon mendimin ,per mos gjetjen e emrave qe japin garanci,per mbrojtjen e maxhorances,nga ky proçes.
    Numeri 21 apo 27 eshte shume i vonuar,sikur nuk e kane mendjen tek ligji vetingut,por “rastesisht” zbulojne se nuk ju del “llogaria’.
    Eksponetet kryesor politk,jane te lyer koke e kembe nga korupsioni,ashtu si dhe gjyqesori,eshte naive te besosh se ata do bejne arestimin e vetvetes !

  13. g...... says:

    Mjaft komentues e thone SHQIP,BUKUR,SAKTE dhe shume sakte. Te gjithe palet politike jane te zhytur deri ne fyt me grbitje,vjedhje galopante,…………. secila parti luan teater dhe duan ti nxjerrin geshtenjat me duart e te tjereve. Pra ka vdekur Ai burre qe i nxirrte ne popull ,i deklaronte FAJTORE me fakte dhe nje nga nje i bente radioskopine dhe i jepte lamtumiren…………. ne boten tjeter. Jetoj ne Kanada dhe po te krahasosh shpenzimet me veturat me te sofistikuara ,me lluksoze ,keta tanet ne Shqiperi i bejne karshillek shume politikaneve ne bote. SHihni si nderrohen KETA palo BANDITE POLITIKANE Shqiptare ,a thua se jane aktore te HOLLYWOOD-it……. vetem shihne ne fotot e tyre……… O ZOT . Jane ne gare dhe mendoj se ia kane kaluar edhe GRAVE duke u nderruar edhe dy here ne dite me veshje te ndryshme ,sic thomi ne Shqiperi -FIRMATO. Pra keta bandite thone kapeni hajdutin kapeni……………. po kush eshte Ky hajduti,………. sepse ne Korene e Jugut para disa viteve u mbyt nje traget ne afersi te ujrave te Korese,dhe kryeministri i atij vendi dha menjehere doreheqjen,…….. po ne SHQIPERI………….. Kryehajduti behet PRESIDENT.” PIRATI BEHET PAPE” Zoti Rama te lutem STOP me ato gallatat e tua dhe ato veshjet me reklama firmash ,apo do te deklarosh qe pasurine e ke vure se je paguar nga JUVENTUSI e te tjere,……..mjaft se po e tepron qe po tallesh me kete popull sikur te jete BAGETI.Ne parlamentin e pare sapo u zgjodhe kryeminister na more dhe na i solle ne parlamentin e pare familjaret e viktimave te 21 Janarit,……… cfare i premtove ,…. ku jane zbardhja e se vertetes…….. ku se kurre nuk do ta shohim. Ku ehste vjedhja e BANKES SE SHQIPERISE , menduat dhe e shperblyet mire e mire zotin ARDIAN FULLANI se na iu prish edhe gjumi i nates te vafrit ,por milionat ia dhate pa diskutim………… tani eshte ne rradhe per tu paguar GJIN GJONI se edhe atij na iu eshte prishur qetesia e mashtrimeve dhe vjedhjeve,……………hajde o popull hajde …………. Tani Ju politikane keni nje shqetesim se jeni ne gare dhe xhelozi per milionat dhe pronat e njeri tjetrit , epo ne djall shkofshi te gjithe , por ujku nuk ia nxjerr syte cakallit …………..prandaj Jepni mijra dollare per tu takuar me ndonje udheheqes te vendeve te medha ,dhe mijra dollare per nje foto , dhe mijra mijra dollare per dhurata simbolike prej floriri,piktura te vyera te vjedhura nga kishat etje… Ju te gjithe hiqeni se doni te beni VETINGUN por ELIENET ia u prishin planet…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *