Shtyrja e Vettingut, Basha: U shkel Kushtetuta, të vendosur për qeveri teknike (dje duartrokiste vallen e hequr nga Kreshnik Spahiu për shtyrjen pas zgjedhjeve)

7 Mars 2017, 14:48Politika TEMA

Është komentuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendimi i një dite më parë i parlamentit që vendosi që të shtyjë për 7 ditë aplikime për komisionet e vetingut.

Basha tha se e gjitha kjo është një lojë që po bën mazhoranca dhe shtoi se shtohet akoma më shumë zullumi i tyre.

Po ashtu, kreu i PD-së e ka cilësuar si shkelje kushtetuese vendimin e marrë nga parlamenti, dhe për t’ju dhënë fund të gjitha këtyre, Basha tha se është e nevojshme krijimi i një qeveri teknike.

“Lojëra kukafshehti, shkelje të Kushtetutës, thellohet zullumi. Qeveri teknike që u hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zbatimit të vettingut sipas Kushtetutës. Pozicioni ynë është i qartë, kushtetues, kombëtar, demokratik  dhe europian.”, tha Basha.

Por nuk ka qënë i këtij mendimi dje në mbrëmje në momentin kur u shty miratimi i komisioneve të Vettingut, shtyrje e barabartë me zbatimin e ligjit pas zgjedhejve parlamentare të 18 qershorit të këtij viti.

Dje në çadrën e Partisë Demokratike ka pasur festë. Ka qënë dhe Basha aty dhe kjo festë ka ardhur pas shtyrjes së miratimit të Komisioneve për zbatimin e vetting-ut. Aq të gëzuar kanë qenë, sa ia kanë marrë valles.

Me Kreshnik Spahiun në krye, dhe nën duartrokitjet e Lulzim Bashës kryetar i PD dhe lidershipit të kësaj partie. Besojmë se nuk ka duatrokitur për cilësinë e valles së hequr nga Kreshnik Spahiu dhe demokratët, por për motivin e heqjes së kasaj valleje, që është shtyrja e Vettingut pas zgjedhjeve.

Ndxërsa sot, Lulzim Basha ka mundur ti fshehë emocionet e gëzimit për shtyrjen e miratimit të komisioneve të Vettingut, duke gjetur motivin e radhës për goditjen e Ramës. Motiv që vjen pavarësisht se shtyrja pas zgjedhjeve për zbatimin e reformës në drejtësi i volit PD, madje ky ka qënë dhe është qëllimi i vërtetë i protestës.

3 komente në “Shtyrja e Vettingut, Basha: U shkel Kushtetuta, të vendosur për qeveri teknike (dje duartrokiste vallen e hequr nga Kreshnik Spahiu për shtyrjen pas zgjedhjeve)”

  1. Besoj says:

    Lexoni Fatmir Xhafen dhe do te merni vesh te verteten absolute. Mos degjoni kete palaco te politikes.

  2. Kujtimi says:

    Si nuk ka turp ky Luli genjen dhe mashtron gjith shqipetaret. Po ky edi qe njerzit jan budallenj e nuk e kuptoin qe Luli me shok po bllokoin cdo gje dhe thon qe i bllokon qeveria . Shpetoeni Saliun e kesaj radhe dhe le te umbasi gjith populli dhe keta injorante le te lozin valle ne cader. SHIKONI O POPULL DHE JEPJUANI VOTEN SE JU TAKON. TURP PER SHQUPIN E SALES QE E MOREN NE QAF KETE POPULL,,,,,

  3. arben says:

    Saliu dhe Basha nuk jane as budallenj dhe as te marre nga trute e kokes.Ata jane njerezit me te zgjuar ne Shqiperi qe pasi bene gjthe maskaralleqet e botes per te shkateruar Shqiperine kur e pane se po u shtrengohej laku ne fyt e do japin llogari per krimet e kryera u polli mendja kete maskarade me shqiptare te trullosur nga helmi i propagandes se shpellarit te Vicidolit dhe cdo nate hedhin vallen e vdekjes se Shqiperise duke uleritur ,, duam baba dovletin ,,.Nuk e kuptojne keta idiote se pilafi nuk mban me uje dhe duhet qe edhe shqiptaret ti bashkohen me te vertete botes demokratike dhe jo si keto 27 vite qe kemi qene peng i tradhetise berishjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje