Sikur projekti europian i Princ Wied të kishte funksionuar….

7 Mars 2017, 19:39Politika TEMA
Sikur projekti europian i Princ Wied të kishte funksionuar….

Nga Afrim Krasniqi

7 mars 1914-2017. Duhej të ishte një ditë kujtese edhe për rastin e vetëm në 105 vjet shtet, kur Shqipëria u drejtua nga Perëndimi. Më 7 mars 1914 Princ Wied arriti në Durrës, kryeqendrën e vendit më të varfër dhe të harruar në Evropë. Projekti perëndimor i Fuqive të Mëdha për Shqipërinë nisi jetë përmes detajeve që flasin shumë. Wied krijoi pakënaqësitë e para momentin kur i dha dorën për ta ndihmuar bashkëshortes së tij për të zbritur nga varka (fanatikët e cilësuan sjellje të padenjë, një burrë që respekton një grua!!), kur u tha prijësve fisnorë se nuk do njohë asnjë autoritet tjetër lokal, kur dha urdhër që dekoratat jepen vetëm për ata që plagosen në luftë me armikun dhe jo me njëri tjetrin, kur organizoi pritjen e parë perëndimore në Shqipëri, kur dëboi Esatin e Toptanëve, kur vendosi të parën kushtetutë perëndimore në vendin ku për 500 vjet perëndimoret quheshin “të pafe”, kur aplikoi sistem taksash edhe për të pasurit, me status të privilegjuar në çdo sistem, kur tentoi të krijojë ushtri, polici, xhandarrmari, institucione, akte zyrtare dhe administratë në vendin pa traditë të tillë, dhe së fundi, kur refuzoi kryengritjen anti-historike të Haxhi Qamilit.

Bilanci i tij është modest, – 6 muaj Perëndim në vendin ku të gjitha gjërat kishin perënduar, i trashëguar nga Fuqitë që e sollën, i ndodhur në zjarrin e një lufte të re botërore, i zhgënjyer nga pafuqia e elitave vendore për të kuptuar dallimin mes të mirës e të keqes. Bernd Fisher thotë se ai nuk arriti dot të sundojë përmes intrigës, Fan Noli thotë se “Princ Wied mund ta fajësojmë vetëm për një gjë: që Ëidi nuk mund të bënte mrekulli”, dhe Arber Xhaferi i thotë të gjitha kur shkruan, “përmes princ Wied Shqipërisë iu ofrua mundësia e oksidentalizimit të sistemit te saj. Oferta u refuzua, u ngatërrua me interesa të vogla të despoteve të vegjël, intelektualëve të paardhur, diktatorëve paranoikë, për të vonuar procesin historik thuajse tetë dekada”. …

E dini ku ishte selia e Princ Wied, pra e monarkisë perëndimore në Shqipëri? Diku afër Velierës në Durrës, aty ku sherifi i qytetit ndërtoi një pallat 15-katësh, për të groposur historinë që të marrë 120 metër shtëpi për vete! E dini nëse ka bust, shtatore, nderim, dekoratë apo formë tjetër vlerësimi për Princ Wied në Shqipëri? Jo, asnjë. Ka një rrugë në periferinë e Durrësit me emrin e tij, kaq. E dini nëse kemi libra, studime, konferenca shkencore mbi princ Wied dhe projektin perëndimor në Shqipëri? Po, ka dy libra, 4-5 studime dhe një konferencë, organizuar nga autori i këtyre radhëve. Shteti, vetë shteti dhe institucionet e tij, kanë punë të tjera.

Imagjinoni sikur projekti evropian i vitit 1914 të kishte funksionuar, imagjinoni sikur Haxhi Qamili apo Esat Pasha të mos kishin fituar me projektin e tyre anti-evropian, imagjinoni cila do të kishte qenë rrjedha jonë shtetërore, politike, ekonomike dhe kulturore! Vetëm imagjinojeni, sepse ne vetëm mund të imagjinojmë. Asgjë më shumë. Pas 103 vitesh jemi po aty, eksperiment në kërkim të shtetit. Me Kushtetutë i dhamë OMN de facto pushtetin që KNK kishte më 1914. Zëri i të huajve është e mbetet zëri më i besuar, institucionet vendore janë aq të brishta sa pakkush i merr seriozisht. Vendin e Haxhi Qamilit dhe Esatit e kanë qenë ca burra të kollarisur që sillen po aq ashpër ndaj çdo zëri dhe ideje perëndimore në Shqipëri, që e kanë marrë peng progresin dhe projektin perëndimor dhe që në vend të “duam babën”, po imitojnë modelet orientale të Erdoganit të sotëm për të sunduar, pa kushte, pa fjalë, pa kritikë, pa përfaqësim. 103 vjet më pas Shqipëria është si atëherë, vendi i “të fortëve”, vendi i ikjeve masive të elitave, vendi i zhgënjimeve të mëdha, vendi i bejlerëve milionerë që për pasuri janë gati të sakrifikojnë gjithçka, përfshirë interesat e vendit; vendi i ndarë në llogore militantësh, vendi që “i despoteve të vegjël, intelektualëve të paardhur, diktatorëve paranoikë”, të cilët ashtu si atëherë edhe sot vijojnë të investohen për të vonuar edhe më tej procesin historik” të evropianizimit.

Reflektim? Një shoqëri serioze e bën. Shqipëria reflekton? E vështirë të besohet, nuk e ka bërë më parë dhe nuk ka arsye ta besojmë se është e aftë ta bëjë tani. Produkti? Ishim dhe mbetemi një shoqëri e vonuar në proceset historike.

Zgjidhja? Përkon me simbolikën tjetër të 7 marsit, – ditën e dijes, mësuesit dhe respektit për arsimin. Jo duke shpikur ceremoniale formale dhe as me fjalime patetike mbi gjuhën nga ata që i kanë humbur zërin dhe shpresën shoqërisë, jo me urime e pritshmëri utopike sikur zgjidhja do na vijë nga lart, por me kokën ulur dhe mendjen e mbledhur, se dija dhe vetëm dija, libri dhe vetëm libri, kanë forcën dhe potencialin për të kryer revolucion progresist kulturor, për të bërë ndryshimin dhe për të pasur arsye të projektojmë një të ardhme më të mirë sesa ajo e jona, prindërve dhe gjyshërve tanë!

10 komente në “Sikur projekti europian i Princ Wied të kishte funksionuar….”

  1. antonio says:

    Bravo Krasniqi!
    Je koke e madhe more derr,se ke bere nje shkrim te denje per te fshire….sumen!
    Ku i gjeni keto idera me “sikur-e” o karagjoz?
    Po me sikur edhe mund te ishte permbysur bota!
    Cfare llogjike hyn ketu kur bazohesh tel idiotizmi me “sikur”?
    Kesaj i thone “SIKUR TE KISHTE HALLA KOQE,cfare do quhej”?
    Populli do buke,drejtesi dhe besim ne te ardhmen,ndersa ti na merresh me mbrockulla pa asnje vlere!
    Keshtu keni bere per 27 vjet,ju karagjozet,qe merreni akoma me socializmin,qe e quani me djallezi komunizem!
    Po pse pak halle ka sot populli yne qe ti te zhgarravitesh akoma me Princ Vidin?
    Pse nuk thua ti,qe sikur te ishte GJALLE SKENDERBEU,cfare do ndodhte?
    Ndersa pyetjen se “PO SIKUR TE ISHTE GJALLE ENVER HOXHA,a do pipetije ti dhe te gjithe lapangjozet e sotem”? as ti e asnjeri nuk do ta shtrontre se ju dridhen gjunjet!
    Merruni me te sotmen o zorraxhinj e jo perrallat me mbret!
    Behuni te pakten sa 1% e trImerise se MIGJENIT te madh qe i beri radioskopine Zogollit balle per balle!

    1. Haaaaa says:

      Keta lapangjozet mediatike e kane me kollaj te merren me “sikur-e” se sa te ndeshen ballazi me shtetin e korruptuar,drejtesine e korruptuar etj!
      Pse nuk shkruan ti malok koke-derr per GJAKMARRJEN?
      Sahanlepires e bythelepires keni mbetur keto 27 vjet,o kellira te fashios serbe!
      Na ishte nje here,ha ha ha ha ha ha ha!
      Po sikur princ Vidi te ishte femer,cfare do ndodhte ne Shqiperi?
      Po sikur te ishte bere mbret Ver Llapa,cfare do ishte bere Saleh Pleh Berisha?
      Po sikur te mos ishte martuar 2 here Fatos Nano,a do behej president?
      A do te martohet per heren e trete Fatos Nano?
      Ja keto jane hallet e verteta te shqiptareve!

    2. Gjorku says:

      Libri & dija janè vèrtetè tè rèndèsishèm Afrim por, nuk mjaftojnè qè tè bèjnè atè revolucionin progresist kulturorè. Jam i mendimit qè nè vitin 1990 shqipètarèt edhe pse kishin arritur nè max e dijeve dhe librave tè lexuar nuk mundèn tè bènin atè “revolucionin”….Duhet tè jenè disa faktorè tè tjerè mè tè rèndèsishèm pèr tè arritur qèllimin. Nè njè kohè paqeje princ Vidi mund tè konsolidonte shtetin e brishtè shqipètarè nè pèrmasa mè tè mèdha nè krahasim me atè tè Zogjve, por nuk e lanè. Fqinjèt tanè qè nga ajo kohè edhe sot, nuk mund tè pajtohen me ekzistencèn e pèr mè tepèr, arritjet pozitive shtetit shqipètarè. Pa u zgjatur, “listèn e zezè” e kryesojnè sè pari fqinjèt tanè qè vetèm Enveri i pèrballoi sa ishte gjallè. Sot janè nè njè front me shqipètarèt po gjenden Europa e pa bashkuar dhe USA nè moment reflektimi, ndaj salinjtè bèjnè njè specie ndèrmjet Toptan & Qamilit dhe kètu mè shumè se libri & dija duhet devotshmèri, ide tè qarta e grusht i fuqishèm !!!

  2. Alban says:

    Ah pika qe s’u bie qani topet e Agushit. Po Greqise i erdhi nje zoteri si mbreti bavarez Oto qe shkriu pasurine e tij, vente si lypsar neper Europe kerkonte para per te ndertuar Eladhen, s’la perralle pa ndertuar per te, s’la shkrimtar e historiani pa i dhene para qe keta te shkruanin per ate vend, dhe kur vje puna Greket sot as duan ta njohin. Kurse ky Vidi yne erdhi si zonja Llullushe e s’donte t’ja dinte vetem per pedikyrin e vet e ne ta kujtojme? Po ikni mo p”dhuni.

  3. eshte edhe festa e mesuesit says:

    princ “Weid”?????????????????????

  4. eshte edhe festa e mesuesit says:

    princ “Weid”?????????????????????
    ?????????????????????????????

  5. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    FATKEQSIA me e madhe e Shqiperise ishin,jane e do te jene :sunitet haxhiqamilsa,kjo fare e keqe mori me qaf nje vend si shqiperia duke e katandisur nje hale turkoshakesh!

  6. Toni lala says:

    O Antonio ,nje mendje si e jotja po se kapi nje gje nuk e beson, edhe mutin tend kur sheh don me e kap qe ta besosh , kur nuk e din cdo te thote te analizosh s’e cdote ndodhe pse i futesh detit me kembe.Ku din ti se ka mendje te njerezve qe e mendojne veprimin qe bejne dhe cfare pasojash do te kete pas 10-20 apo nje shekulli.Ndaj edhe Shqiperia edhe pas 103 vitesh nuk eshte Evropianizuar se ka pas ne krye njerez si puna e jote qe nuk shohin dot me larg se hunda, he te ta shpjegoj, ti faktikisht sheh pertej hundes, por flasim per nje shikim tjeter morr ferr me zile.

  7. piro_p says:

    Analize prefekte, si zakonisht nga z. Kasniqi. E pakuptueshme per njerez me aftesi te kufizuara, si antonio, psh. Shqiperise i duhet kohe per tu europianizuar, 100 vjet nuk jane shume, Anglia e ka filluar 1000 vjet me pare me “Magna carta”, Greqia 200 dhe nuk eshte shume para, edhe ne na duhet kohe, shpresijme me pak me ndihmen e SHBA-BE.

  8. Xhemali says:

    Kam përshtypjen se *antonio* dhe * ha ha ha* knë i njëjti person. Në se ky supozim do ishte i vërtetë, unë si qytetar, kam neveri nga kjo rracë injorantësh që: falë anonimatit shkruajnë broçkulla dhe kërkojnë llogari duke harruar se mund t’i shkruanin vetë këto tema. Ndoshta mund të paguhen nga “dikush” për të bërë presion të kamufluar!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje