VIDEO/ Ky shofer është hero, drejton kamionin me dy rrota

Videoja e mëposhtme tregon momentin shumë të rrezikshëm kur një shofer në Korenë e Jugut humb kontrollin e një kamioni dhe rrezikon që të shkaktojë një aksident të madh në rrugë.

Drejtuesi korean për të shmangur një përplasje u detyrua të frenonte, por mjeti 20 tonësh nisi të ecte me zigzage, kaloi në anën tjetër të rrugës dhe më pas eci vetëm me dy rrotat në krahun e djathtë.

Aksidenti fatal u shmang falë manovrës së drejtuesit, i cili përveçse mbajti ekuilibrin e mjetit, arriti që të shmangte edhe përplasjet me makinat e tjera.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *