Vrasja makabre e të moshuarës në Bërzhitë, zbulohen detaje të reja

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen makabre të një gruaje në fshatin Bërzhitë një ditë më parë.

Sipas News 24, e cila ka kontaktuar të afërm të së moshuarës, gruaja që u gjet e lidhur dhe e mbytur kishte shitur disa bagëti disa ditë më parë.

“Ajo shiti bagëtitë, ndoshta grabitësit e kishin mësuar këtë.

Ajo është dhunuar dhe grabitur edhe një herë më parë.

74-vjeçarja jetonte e vetme pasi kishte mbetur e ve shumë e re.

Policia nuk na bëri asgjë për grabitjen e parë”, thotë një e afërme e viktimës.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vrasja makabre e të moshuarës në Bërzhitë, zbulohen detaje të reja”

  1. Niko says:

    Këto ti shikoj ministri i rendit ju gazetarët dhe e gjith klasa politike që gjysmën e shqiptarëve e keni bërë hajduta dhe kriminela me ekstremizmin dhe injorancën që ju ushqeni çdo ditë dhe i paguan gjysma tjetër e shqiptarve të pa fajshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *