Zvicër, Sadiku sërish në formacionin e javës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

4 gola në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit zviceran janë një sinjal mëse i qartë se Armando Sadiku po përjeton momentin e tij më të mirë në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar i cili është edhe njeriu që po udheheq Luganon me golat e tij drejt pjesës së sipërme të klasfikimit në Superligën zvicerane, për të 3-tën javë rresht është përfshirë nga gazeta presitgjoze Blick në 11-shen më të mirë të javës.

Gjithcka e merituar për kuqeziun i cili me kalimin te skuadra e Paulo Tramezzanit ka rigjetur formën maksimale, vetëm pak javë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndaj Italisë në Palermo. Sadiku në sfidën ndaj Lausannes e vlefshme për javën 23-të të kampionatit zviceran realizoi golin e parë në suksesin 2-1 që arriti skuadra e tij. Që nga momenti që është bërë pjesë e Luganos 25-vjecari nga Elbasani ka realizuar 4 gola në 5 takime teksa nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës vetëm në ndeshjen e parë ndaj kampionëve në fuqi të Baselit.

Sadiku në 11-shen më të mirë të javës nga Blick është rreshtuar përkrah emrave të tillë si Miralem Sulejmani, Tranquillo Barnetta e Yanis Taffer. Blick e ka përshkruar me këto fjalë përfshirjen e Sadikut për të 3-tën javë rresht në formacionin më të mirë. “Shënon dhe shënon dhe shënon dhe shënon dhe shënon. Një lojë interesante fjalësh e të përditshmes në fjalë që i referohet rendimentit të shkëlqyer të sulmuesit shqiptar gjatë kësaj periudhe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *