Arta Dade Presidente?! Deputetja përgjigjet dhe flet dhe për debatet me Ramën, Ruçin dhe akuzat e Berishës

8 Mars 2017, 23:27Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, tregoi se në një takim me personalitete të huaja, kishte refuzuar t’i jepte dorën ish-kryeministrit Berisha.

Duke folur për herë të parë në lidhje me sulmet e Berishës ndaj saj, në Ditën Ndërkombëtare të gruas, Dade tha: Fëmijët e mi janë mësuar me sulmet e tij. Dhe këto sulme m’i kanë bërë djemtë më të pjekur, më të përgjegjshëm”.

Dade foli edhe për lakimin e emrit të saj për Presidente. “Do të isha e pavërtetë nëse do thosha jo. Një grua mund ta bënte shumë mire. Karriera ime politike nuk ka qenë ngjitje me ashensor, por nga shkallët. Mund të jap përvojën time”, tha ajo gjatë një interviste në studion e “Pasdite në Top Channel” .

Deputetja e PS-së tha se kishte kritikuar edhe kryeministrin Rama në rastet kur ai kishte sulmuar gratë e politikës.

“Kam kritikuar jashtëzakonisht Ramën kur tejkaloi kufijtë me Mimoza Hafizin dhe shumë kohë nuk shkova ne mbledhjet e grupit”.

Në lidhje me marrëdhëniet me kolegët e tjerë, Dade u ndal tek deputeti Gramoz Ruçi. “Gramozi nuk më ngarkonte me detyra, sepse e shikonte në aspektin që gratë nuk mund të punojnë sa burrat, edhe pse ai ka qenë ndër mbështetësit e mi më të mëdhenj”.

E pyetur nëse pamja e jashtme e saj e ka penguar ose ndihmuar, ajo u shpreh: “Ende fyhem kur tipari i parë që thonë për mua është bukuria. Nuk thonë për shembull që punoj me përkushtim dhe s’mund të them që i kam bërë gjërat pa mençuri.

Më ka ndihmuar pamja e jashtme, por e pashoqëruar me cilësi te tjera, nuk vlen. Ne nuk jemi kukulla ose modele”. Deputetja Dade u ndal tek pasionet e saj, familja dhe jeta e mbushur mes nipërve dhe mbesave.

8 komente në “Arta Dade Presidente?! Deputetja përgjigjet dhe flet dhe për debatet me Ramën, Ruçin dhe akuzat e Berishës”

  1. Tirana says:

    Kam bindjen e plot se Arta Dade presidente,do te jete presidente e jo sekretare e kryetarit te partise nga vjen. Modelin e te cilit na e serviri Bujar Nishani,ku vetem president nuk e quajti asnje shqiptare. Arta do te ishte nje TEUTE e dyte per Shqipperine.

    1. telo says:

      ne kete klime politike qe kemi, ne kete batak moral ku eshte katandisur politika jone kushdo qe te zgjidhet president nje lolo e dyshes Meta-Rama do te jet. kjo zonja ska si ben perjashtim nga kjo sidomos per faktin qe vjen nga politika e felliqur 25 vjecare.

    2. toni says:

      Kjo eshte bishti i zgjatur i agjentures greke!

    3. toni says:

      Kurva e Venizelos kandidate per president!

  2. tomsojeri says:

    E pse jo ?? Mendoj do te ishte zgjidhja me e mir pas ktij karagjozi andikapat qe na ka zen oxhakun e spo le pisllik pa mbeshtetur ! Nuk besoj te ket kurr ne te ardhmen Shqiperia nje president si ky palaco i pacip ! Por kam shum frik se do luaj ndonje pazar i felliqur sic jemi mesuar te shofim kto 30 vjet

  3. drakula pan says:

    Ta lumça more Gramos, tamam si xha Sulua. Sigurisht jo tamam si xha Sulua se vertet ka dhe gra te zgjuara, te mençura, pse mos ta themi shqip: njelloj edhe si burrat, por ama jo si te gjithe burrat, se ka dhe burracake. Por per personin ne fjale ke te drejte, tamam siç i kishte xha Sulua. Kjo vertet thote se ka ngjitur shkallet, e kush nuk ecen ne jete duke kapercyer vitet shkalle-shkalle? Te gjithe, se po i ngjite me ashensor thyen qafen. Por nuk duhet harruar se ashensoret jane shpikje e re, ndersa shkallet jane me te hershme, Prandaj ka edhe ngjitje shkallesh, qe e zevendesojne ashensorin. Nejse, Gramoz, te pergjerohet ky popull: Mos e propozoni dhe miratoni kete zonje per vendin e kryetarit te shtetit, se atehere do te rrjeshtoheni tek ata qe “bukuria ju ka prishur nga mendja”(me qe zonja pretendon se qenka e mire nga pamja). Djemte e saj jane pasanike, apo e kam gabim, por si ka mundesi xhanem, qe te gjithe djemte e klases politike, dua te then kupoles politike, na u bene te pasur, ashtu si edhe djemte e saliut. Po Saliu te pakten e thote qe nuk eshte faji i tij pse femijet e tij jane te zgjuar, sigurisht me te zgjuarit e Shqiperise. Tung tung edhe tung. Drakula Pan. 9 mars ,17

  4. loni says:

    Po,nuk kemi degjuar gjera Zonjen Arta

  5. petrit ago says:

    E kam njohur prej 27 vjetesh, grua me dinjitet, personalitet dhe me kapacitet, do ishte ne nderin e shqiperise te perfaqesonte kombin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje