Ditari i Megi Pjeshkës: Sulmi ndaj Elvit, tepërim. Luli tha me grushte, jo me shufra hekuri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot në mëngjes situata në çadër ishte e ngatërruar.

Erdhi dikush me vrap dhe tha: E rrahëm atë gazetarin pis që na shan.

Shpërthyen duartrokitje.

-Kjo çadër po bën histori, tha Strazua. Ja bënë mirë atij pisit. E kam paraysh kush është.

-Duhet ta hiqnin zvarrë për flokësh, tha Paloka.

Pastaj shpërthyen duartrokitje.

Luli nuk kishte ardhur akoma, pasi ishte herët dhe dje kishte fjetur vonë.

Të gjithë hymë në Facebook për të parë kush ishte rrahur.

Kur pamë që ishte Elvi, atu u vendos një farë heshtje, se është i PD “së vjetër”.

-Po mirë ja bënë dhe atij pisit, se i ka dhënë shumë gjuhës, tha Salianji.

-Unë jam kundër dhunës, por atë nuk e mbroj, tha Grida. Është marrë shumë me b….. e mia.

-Unë jam kundër dhunës, por dhe një farë përgjegjësie duhet të kenë gazetarët, tha Enno me dy n.

Kështu situata në çadër filloi të tensionohej.

Çadra u nda në dy pjesë, pro dhe kundër Elvit.

Më në fund erdhi Luli.

-Ka ndodhur një ngjarje, i tha Salianji. Ai gazetari që më shan mua ka pasur një incident dhe e kanë qëlluar.

-Unë e  kam dhënë mesazhin tim, tha Luli. Duhet kundërshtuar me grushta, me shkelma, me gurë, duke u thyer xhamin e makinës, çdokush që del kundër interesit tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

-Kanë rrahur Elvin, tha Salianji, me gjysëm zëri.

-Ah, ashtu, tha Luli. Në fakt ai ka nxitur përçarje në PD dhe shtypin që mbështet PD. Me se e kanë goditur, pyeti Luli?

-Me shufra hekuri dhe çekiç, tha Flamuri.

-Gabim, tha Luli. Unë kam thënë me grushte. Jam kundër dhunës me mjete të forta, me hekur, çekiç apo plumba. Kundërshtarët qëllohen me grushte, makinat thyhen me gurë, gomat shpohen me gozhdë. Këto janë mjetet që kam autorizuar të përdoren. Fakti që janë përdorur leva hekuri, është tepërim dhe nuk na përket ne. Nuk janë mjetet tona.

-Ke të drejtë, tha Salianji. Atë thashë dhe unë, se kam hall mos më akuzojnë mua, ngaqë e kam hedhur në gjyq.

-Jo jo. Duhet të bëjmë komunikatë, tha Luli: “Dënojmë sulmin ndaj gazetarit, pasi aty janë përdorur mjete të forta hekuri, ndërsa PD ka bërë thirrje për të qëlluar me grushte, gurë dhe për të shpuar gomë me gozhdë.”

-Dakord, tha Grida. Ja po e bëj unë menjeherë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *