Ku ka jetuar deri më tani, Lulzim Basha?

Nga Bledi Lumani

Ditë pas dite, Lulzim Basha “zbulon” ndonjë gjë të re nga çadra e protestës së PD-së.

Fillimisht “zbuloi” se qeveria është e korruptuar.

Pastaj edhe se shëndetësia, policia, arsimi, madje edhe shoqëria civile, janë të korruptuara.

Ka “harruar” pa përmendur vetëm gjyqtarët dhe prokurorët!

Që korrupsioni është problem në Shqipëri, kjo nuk do shumë mend që të na e thotë dhe zbulojë Lulzim Basha.

Atë e has përditë në çdo institucion shtetëror.

Por jo vetëm sot.

Ka qenë edhe në kohën e PD-së!

Basha duhet ta dijë mirë, se ka qenë në pushtet për më shumë se tetë vjet, herë si ministër, e herë si kryebashkiak.

Dhe ka qenë një nga njerëzit që është akuzuar për korrupsionin që ai sot e sheh me të drejtë si shqetësim të madh për shoqërinë shqiptare.

Mjafton të përmendim vetëm rastin e faktuar nga Prokuroria, se ai abuzoi si ministër Transporti me të paktën 220 milionë euro, gjatë ndërtimit të “Rrugës së Kombit”.

Apo akuzat që i janë bërë për lejet e ndërtimit që ka dhënë në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Ndaj dhe shqetësimet e ngritura nga ai në atë çadër, duken hipokrite.

Jo se nuk qendrojnë, por sepse ai është pjesë e problemit.

S’mund të bëjë moral për ndershmëri, një njeri i akuzuar për vjedhje.

Për luftë ndaj krimit, kur iu vranë 4 protestues ndërsa ishte ministër i Brendshëm.

Për dehashashizimin e vendit, kur Lazarati mbrohej me ligj nga qeveria e tij.

Për arsim cilësor, kur ishte qeveria e tij që ngriti Universitetet-kioska.

Për zgjedhje të lira, kur ai rrëmbeu në tavolinë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës!

Aq më tepër pastaj, kur këto shqetësime dhe premtime për ndryshim situate, i bën në krah të të ngjashmëve të vet, ish-ministrave, deputetëve e drejtorëve që korrupsionin e kanë pasur “bukë e djath”.

Se që të ngresh një “Republikë të re”, siç thotë Lulzim Basha, duhet të shembësh atë të vjetrën.

Vetëm se me “Republikën e vjetër”, shemben të gjithë ata që e kanë mbajtur në këmbë.

Lulzim Basha është një prej tyre!

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ku ka jetuar deri më tani, Lulzim Basha?”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Anekënd ushton kushtrimi
    Ku ka rrojtur Lulëzimi ?!
    Si mandatë, pritet sqarimi
    Ku ka qenë ky farë Trimi?!
    .
    Sa të rrojë Mosndëshkimi
    Sa Meritë të jetë Mashtrimi
    Sa S’paguhet Pesha e Fjalës
    Do të rrojë në Bythë të Salës!
    💩💩💩

  2. Kadri Kadiu USA says:

    Lul-ushi , shokë Lul-ushi
    Nga Saliu, brekët i mbushi
    Por një pipino italian
    I thotë je “Skënderbej” me nam

    Por çadraxhinjtë, o pipino
    Lul-kërriçit i thonë Gjino
    Saliun kanë të parë
    Skënderbej hypur mbi kalë

  3. Anonime says:

    Ku i cuan leket e shqiptarve ku i ka cu gruaja e vjerri i Lulit leket e piramidave po shqipot e kane kujtesen e shkurter.

  4. Saba says:

    Pjella e berishes na flet per korrupsjon e mor lul te jen sado pak te vemendshem shqiptaret kurren e kurres me nuk dote kishe ardh ne pushtet kriminel.

  5. Rrushi says:

    He mo te lumte goja, se na çau veshet darke per darke duke na bere demagogji. Po behe si LOLO cirku e tani nuk e beson njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *