Përballja me Italinë, Bushi: Skema e mbrojtjes, Lila dhe Kukeli

Pak javë përpara ndeshjes së radhës eliminatore të Botërorit të Shqipërisë ndaj Italisë, Alban Bushi, trajneri i përfaqësueses U21 dhe ish-ndihmësi i De Biasit, në një intervistë për Top Channel tregon alternativat se si trajneri italian mund të manovrojë me mungesat e shumta që ka skuadra në repartin e mbrojtjes pas dëmtimit të Mavrajt, pezullimit te Gjimshitit dhe gjendjes jo të mirë të Ajetit.

“De Biasit nuk i pëlqen shumë eksperimentet. Ai mendon se Andi Lila mund të luajë shumë mirë si qendërmbrojtës dhe ka bërë edhe më parë prova, apo Kukeli, i cili luan tek Zyrihu ashtu dhe madje De Biasi mendon se Kukeli luan shumë më mirë si mbrojtës se përpara mbrojtjes. Por nuk do të kemi probleme në mbrojtje, De Biasi ka një filozofi ku e mban skuadrën e shkurtër, të gjithë në mbrojtje, të gjithë në sulm”, shprehet për Top Channel Bushi.

Nisur nga kundërshtari dhe pozita jonë, Bushi është i bindur se ne do të shkojmë në Palermo thjesht për t’u mbrojtur.

“Nëse do të ishte këtu në Shqipëri kjo ndeshje dhe do të na duhej të sulmonim apo ta fitonim, sigurisht që do të kishte probleme mbrojtja me këto mungesa. Por në këtë ndeshje, ekipi do të rri shumë i shkurtër dhe nuk mendoj se skuadra do të ketë probleme”, thotë trajneri i ekipit Shpresa të Shqipërisë.

Sipas Alban Bushit, kampionati shqiptar tashmë mund të jetë një mundësi që De Biasi të shoh, të paktën për alternativa.

“Ekipe si Skënderbeu, Partizani apo Kukësi kanë lojtarë të cilët mund të grumbullohen. Nuk janë në nivelet e lojtarëve që luajnë jashtë, por për ndonjë ndeshje apo dy ndeshje me kombëtaren mund ta nxjerrë çdo lojtar i Superiores. Pastaj i duhet dhënë mundësia sepse kombëtarja është pasqyrë dhe nëse ata luajnë mund të kenë shansin të shkojnë jashtë”.

Grumbullimi që do të fillojë më 20 mars në Shqipëri, për përgatitjen e ndeshjes kundër Italisë, do të jetë edhe i pari pa Paolo Tramexanin.

“Unë mendoj që do të ndikojë shumë. Ai u rrit bashkë me këtë ekip dhe ishte që nga dita e parë së bashku me Bogdanin, Lalën dhe të gjithë stafin teknik. Ai ishte më afër De Biasit. Ndoshta nuk do të ndikojë në rezultat, por, mund të ndikojë në atmosferë dhe në bërjen e stërvitjes”, shprehet Bushi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *