Rama komenton rastin e Aldo Bares: Pse po më bie goja mua Vetingu, Vetingu?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka rikthyer në Gjykatën e Lartë dosjen e Aldo Bares, duke e shpëtuar këtë të fundit nga burgimi i përjetshëm.

Rama i është përgjigjur një komentuesi, që e ka pyetur atë për këtë çështje.

Gjej rastin t’ju drejtoj një pyetje: A mos u teprua pak me faljen e këtij Aldo Bares?” e e pyeti komentuesi Ramën.

“Po pse po më bie goja mua Vetingu, Vetingu, si thua ti,” i përgjigjet Rama.

Kush është Aldo Bare?

Ai ka qenë një nga efektivët më të mirë të Repartit Special 326.

Pas ndryshimeve në vend, në vitin 1990, Bare largohet nga trupat speciale dhe emri i tij do të harrohej deri në verën e vitit 1997.

Pas vrasjes së të vëllait të tij, Ramadan Shkurti, zë fill edhe Banda e Lushnjës dhe krimet e saj.

Akuzat: Krijimi i organizatës kriminale, 15 vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosje e eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, vendosje në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të vitit 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.

Ndërkohë zanafilla e “Bandës së Lushnjës” nis aty nga viti 1997.

Gjithçka nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve.

Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni.

Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend një shoku i këtij të fundit, Genci Kashari.

Por në këtë shkëmbim zjarri mes palëve ka mbetur i vdekur vëllai i Aldos, Ramadan Shkurti.

Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabia janë mbajtur peng për një kohë të gjatë nga Artur Daja, që nuk ka lejuar marrjen e kufomave nga familjarët e tyre.

Për t’u hakmarrë për të vëllanë e tij, Aldo Bare (Alfred Shkurti) krijoi bandën e armatosur, duke përfshirë edhe persona të tjerë të akuzuar në këtë proces.

Kjo bandë ka pasur 15 anëtarë.

Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë, përkatësisht Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti.

Por mes tyre ka edhe një të penduar të drejtësisë.

Ndihmësi i drejtësisë shqiptare ka rrëfyer në seancat gjyqësore të gjitha historitë e krimeve të kryera nga kjo bandë si dhe të gjithë emrat e anëtarëve që kanë shkrepur këmbëzën e pistoletës, apo butonin e lëndës eksplozive, raporton Ora News.

Është i vetmi nga 15 pjesëtarët e “familjes së madhe” që ka kontribuar për të zbardhur të gjitha misteret e krimeve që mban mbi supe kjo bandë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *