REPLIKAT/ Qeveri teknike? Rama: S’ecet me parimin ‘Hapi rrugë budallait’…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama duket më se i vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij mandati, ku mazhoranca aktuale ka mbi 85 vota në Kuvend.

Pavarësisht protestës së opozitës te çadra apo më gjërë nëpër rrjetet sociale, kreu i qeverisë është shprehur se ka marrë një mandat për të qeverisur vendin dhe jo për t’i hapur rrugë sipas tij, gjithkujt që kap një mikrofon dhe kërkon largim nga qeveria të një mazhorance.

“Ore shoku Edvin, pse nuk e pranon qeverin teknike ti?”. Pyetjes në profilin zyrtar të kryeministrit në Facebook i është përgjigjur vetë kreu i qeverisë. Sipas kryeministrit qeveritë kanë parime dhe nuk ndjekin çdo propozim të çmendur që propozohet.

Një qytetar i indinjuar i ka shkruajtur: “Ore shoku Edvin, pse nuk e pranon qeverin teknike ti Kur e ‘do ‘ kaq shumë Shqipërinë? Se njeri nga ju duhet të hapi rrugë. Se boll kemi vuajtur me ju. Bëj mirë sa e ke në dorë. Dhe mos harro se të gjithë nga 2 metër vend do marim!

Edi Rama: Sepse zoti Piro, qeveria nuk është çështje personale dhe nuk vepron me parimin, “Hapi rruge budallait!”

Përgjigja vjen në kohën kur kreu i opozitës insiston për krijimin e qeverisë teknike që sipas tij, do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Opozita prej 19 ditësh po proteston në çadrën para kryeministrisë duke bojkotuar Kuvendin, zhvillime që sollën dhe dështimin e ngritjes së komisioneve të Vettingut.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “REPLIKAT/ Qeveri teknike? Rama: S’ecet me parimin ‘Hapi rrugë budallait’…!”

  1. shqip says:

    Po ka dhe nje thenie tjeter. Mos u merr me budallane. Gjithsesi nuk te kupton. Ose ka nje tjeter me kuptimplote , lere budallane ne boten e vet, e merru me normalet. Dihet qe budallenjte Kane edhe kerkesa, Po kjo s’do thote te humbasesh kohe me ta. Jane mbledhur nje tufe me gomere , nje Here kendojne, nje Here kercejne, pastaj nisin e ligjerojne perversitete. Po kush ua ka ngene. Problemin e vetem qe shoh eshte bllokimi i trafikut. Per te tjerat do tu lutesha te mos i bezdisnit fare. Lerini aty deri ne 18 qershor. Kushedi u mbushet mendja e nuk hyjne fare ne zgjedhje. Keshtu te pakten nuk do Kemi budallenj ne parlament. Parti debilesh kjo e “tok e xanun”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *