Saimir Tahiri: Dhunuesit e Elvi Fundos do mbajnë përgjegjësi, PD të mos e politizojë ngjarjen

8 Mars 2017, 18:44Kronika TEMA

Ministri i Beendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka vizituar në spital gazetarin Elvi Fundo pas dhunës së pësuar nga dy persona të paidentifikuar, ka thënë se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.

“Erdha të vizitoj, bashkë me drejtorin e Tiranës, gazetarin Fundo.

I shpreha gjithë keqardhjen time për gjithçka ka ndodhur dhe e garantova, bashkë me drejtuesit e policisë, që do bëjmë maksimumin që kjo ngjarje të zbardhet dhe përgjegjësit të dalin para përgjegjësisë.

Do i bëja thirrje kujtdo, mbi të gjitha opozitës që të ndalë një orë e më parë politizimin e kësaj historie.

Nuk bëhet politikë dhe nuk fitohen vota duke politizuar çdo ngjarje në Shqipëri.

E mira është që të bëhemi të gjithë bashkë për të garantuar që Shqipëria të bëhet një vend më i sigurt dhe ku gjithkush të ketë mundësi të ushtrojë profesionin e tij pa pasur asnjë problem dhe asnjë çështje shqetësuese.

E dëgjova pak deklaratën e opozitës dhe të them të drejtën nuk ndjej gjë tjetër veçse trishtim.

Askujt nuk i shërben politizimi i panevojshëm i çdo situate, siç të gjithë duhet të bëhemi bashkë të inkurajojmë forcat e zbatimit të ligjit që të bëjnë gjithçka është e mundur për të çuar përpara drejtësisë ata që mbajnë përgjegjësi për këtë rast apo për cilin do rast tjetër”, tha Tahiri.

3 komente në “Saimir Tahiri: Dhunuesit e Elvi Fundos do mbajnë përgjegjësi, PD të mos e politizojë ngjarjen”

  1. Grigor says:

    Partia Komuniste e Rindertuar e Sali Kinezit vazhdon ne rrugen e ndritur te Partise se Punes me deklaraten e saj te fundit.
    Ata qenër revizioniste te Partise Socialiste, ne bashkepunim me Imperialistet amerikane kane giditur shokun tone te nderuar Elvi Fundo. Kjo ngjarje duhet te na beje me te forte, te perballojme presionet e imperialistit Donald Lu. Te shterngojme radhet rreth Partise Komuniste me shokun Sali Kinezi ne krye. Te kerkojme ndihme nga Koreja e Veriut qe te rrezojme Imperialistet e Edi Rames dhe te shkojme nga fitorja me fitore.
    Rrofte Byroja Politike qe eshte mbledhur tek Çadra e Trishtimit per nje çeshtje te madhe, ku shoku Lulezim Shpat Kasapi zbaton me perpikmeri porosite e udheheqesit tone te madh.

  2. Fenomeni vazhdon says:

    Nuk ndalet dhuna ndaj gazetareve. Vazhdon te quhet Elvi Fundo gazetar…

  3. Fenomeni vazhdon says:

    Nuk ndalet dhuna ndaj gazetareve. Vazhdon te quhet Elvi Fundo gazetar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje