Thaçi: Nuk ka kthim prapa, FSK-ja bëhet ushtri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Kosovës për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Thaçi ka deklaruar se FSK duhet të transformohet në ushtri.

Presidenti Thaçi i dorëzoi të martën kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.

Por, gjatë ditës së mërkurë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme’.

“Nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që [Kosova] duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh. Beogradi nuk do të mund të vendos për Kosovën. Kosova ka institucionet e veta legjitime është vend sovran dhe i pavarur dhe diçka të tillë ja kam bërë të qartë edhe dje kryeministrit të Serbisë Vuçiq, të cilit i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të Kosovë”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi ka përsëritur se Ballkani nuk rrezikohet nga roli i FSK-së pasi qe sipas tij, funksioni i saj është në përputhshmëri me kornizat euro-atlantike, vlerat dhe standardet e tyre. FSK-ja është forcë me vlera me vizion euro-atlantik dhe luan rolin e paqes dhe stabiliteti në rajon thekson Thaçi.

“Ballkani perëndimor rrezikohet nga bazat ushtarake ruse në Serbi, nga aeroplanët MIG të Rusisë në Serbi dhe nga manovrat ushtarake ruse në Serbi”, ka deklaruar Thaçi.

“Unë ftoj për unitet politik dhe qytetar në Kosovë dhe definitivisht, kam besim të plotë se deputetët do të shikojnë mbi interesat partiake ditore dhe do të votojnë për shtetin e Kosovës, për transformimin e FSK-së, për ushtrinë e Kosovës, një ushtri kjo multietnike e orientimit euro-atlantik”.

Presidenti Thaçi beson se transformimi i FSK-se në Forca të Armatosura do të jetë një proces i suksesshëm dhe sipas tij, pas dorëzimit të Projekt-ligjit në qeveri, ajo nuk duhet të humb shumë kohë që të jap mendimin dhe të vazhdohet tutje.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e NATO-s pa e themeluar ushtrinë. Ne kemi pritur deputetët serbë tash e tri vite dhe ata janë deklaruar ditë me parë se kurrë nuk do votojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse janë të ndikuar nga Beogradi dhe tani jemi të detyruar të vazhdojmë me planin “B”, ndryshimin e ligjit që është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Thaçi: Nuk ka kthim prapa, FSK-ja bëhet ushtri”

  1. Gallapi says:

    Jam një qytetar i Kosovës dhe e ndiej për obligim, që të deklarohem PRO qëndrimit të Presidentit, me dëshirë që të mos iu nënshtrohet të gjitha trysnive jo të vogla që po dhe do t’i bëhen!
    Është koha e fundit që t’u dëshmohet “miqve”në vepër, se Kosova ka derdh shumë lot dhe gjak për t’u çliruar nga thundrakët shovinist serbo-çetnik. për të sotmen dhe ardhmen e saj, nuk mund të vendosë asnjë i huaj, sepse kjo është e drejtë e pakontestueshme e popullit shumicë të saj, të përcaktohet dhe vendosë lirshëm!
    Përjetësisht u jemi mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmuan, por kjo e vërtetë nuk duhet të keqkuptohet prej tyre, se do të pranojmë të na shfrytëzojnë si monetë për kusuritje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *