20 vjet pas marsit ’97, Berisha bën thirrje për luftë

9 Mars 2017, 13:22Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha është treguar shumë i ashpër nga çadra e opozitës. Ai i ka kujtuar kryeministrit Ramase beteja e tyre do të vazhdojë dhe se ata nuk tërhiqen nga lufta siç e quan Berisha.

“I them Edvin Kristaq Ramës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma. Je i pashpresë. Ky është një mision i madh, padyshim kemi vështirësitë tona. Ka dhe një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë, por nga sicilistët, nga mafiozët e mbarë botës që nuk janë me ne, janë me drogën, krimin dhe marijuahën. Prapë jemi shumë më të fortë”, tha Berisha.

Më tej ai u bëri thirrje shqiptarëve që të valvitin flamurin e kombit dhe të skuqin Shqipërinë.

“Ne jemi shumë më të fortë, sepse mbrojmë një kauzë të drejtë. Ne kemi një armë të fortë, të tmerrshme për kundërshtarët tanë, një armë e cila pas lutjes tek Zoti është thirrja e dytë e çdo shqiptar “Nga lufta veç ai largohet”. Ne jemi burra dhe gratë që nuk largohemi kurrë nga lufta. Ne do vazhdojmë luftën, do vazhdojmë betejën, do ecim drejt fitores. Mbaje mend Edi Rama! Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që çdo darkë, çdo mëngjes, pasi ti luten Zotit le të kujtojnë apelin e himnit “Nga lufta veç ai largohet”. Fitorja është e sigurtë, fitoren e bekon Zoti. Askush nuk mund të na mposhtë ne në këtë mision. U bëj thirrje shqiptarëve në të katër anët e vendin le të skuqin Shqipërinë me flamurin e kombit, flamuri ka nevojë sot më shumë se kurrë të valëvitet dinjitoz krahas flamujve të tjerë jo si flamur krimi, korrupsioni, flamur droge, ku e katandisi ky kryebandit”, tha Berisha./dritare.net

7 komente në “20 vjet pas marsit ’97, Berisha bën thirrje për luftë”

  1. enver hoxha says:

    Te erdhi fundi o bish.

  2. Tony uk says:

    Hahaaa ta ka qejfi qe ta kthesh shqiperine si ne 97,ske per ta arritur qellimin se ste vjen me njeri mbrapa.Ata 200 vete qe ke cadra trecereku kane ardhur te nxjerrin diten e pune.
    Ike plaku mere ike,i ke oret e numeruara si familje,hekurat ju presin.

  3. jani says:

    Burgi te pret. Ty dhe cunin qe ka vjedh miliona euro

    1. Zgjohu SHqipo ! says:

      çojeni more ne çmendine,mos nuk ka “PARA”per tu vizituar
      hahahah.mos e lini me te talli Bythen me SHqiptaret !!!!!!!!
      hiqeni qafe Qenin.

  4. Aksi says:

    Kjo eshte endrra e ketij plakaruqi te neveritshem, t’i vere zjarrin dhe nje here Shqiperise se vetem kete pune di ta beje mire.

  5. ToniTR says:

    Nuk mund ta mbyllte ndryshe ciklin e tij personi qe e ka te garantuar nje vend nderi ne koshin e plehrave te historise Shqiptare!

  6. Haka të zotif says:

    Ky njeri i poshtërm deri në ekstrem, ky antishqiptar i betuar në zgëqet e nëndheshme të armiqve shekullorë të Shqipërisë e shqiptarizmës, një kriminel përbindësh, nga që nuk është ndëshkuar guxon të zërë në gojë e ta ndyjë me halenë e tij flamurin kombëtar. I zëntë haka e këtij populli edhe ata që e mbështesin edhe ata që e kanë falur deri tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje