Arben Ristani: Edi Rama përfaqëson djallin në tokë

9 Mars 2017, 12:11Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, thotë se Rama përfaqëson djallin.

Sipas tij, historia ka treguar se e keqja sundon në një kohë të shkurtër dhe se e mira do të triumfojë medoemos.

Mbush nëntokën e Shqipërisë me plehra kimike, me lëndë radioaktive po helmon vendin e shqiptarëve.

Të gjithë po shohim sesi shqiptarët po varfërohen dhe zhvaten në mënyrë barbare.

E keqja po sundon vendin, ne nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë.

Rama për mua përfaqëson djallin, të keqen, të zezën.

Lufta me ta duhet të jetë e vendosur, e fortë deri në fund, derisa të kthejmë të mirën për fëmijët tanë.

Do u kërkoja të shtojmë vendosmërinë, të shtojmë përgjegjshmërinë, të jemi të vendosur deri në fund.

Të gjithë bashkë deri sa t’ia dalim të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të bëjmë një republikë të re.

Do u kërkoja të jemi të vendosur sepse do ja dalim.

E ka treguar historia që e keqja sundon për një periudhë të shkurtër, e mira do triumfojë se s’bën.

Garant për këtë ne jemi këtu”, tha Ristani nga çadra e PD-së.

6 komente në “Arben Ristani: Edi Rama përfaqëson djallin në tokë”

  1. tironci says:

    efektet e rakise se skraparit kur e pi esell ?

  2. birbo says:

    hhahahahh i paska kthyer ca gota te mira…..garant ju te PD …hahahahahah

  3. wow says:

    Fundi i botes, dhe kush thote qe do te bejme zgjedhje te lira ,eshte njesoj sikur Kim Jung te thote do te vendos demokracine ne amerike.

  4. gaforrja says:

    nga metereologu digital kam informacion se rama ne bashkpunim me sinoptikanet izraelian po pergatit manipulimin e motit dhe shkaktuar erera mbi 150 km/h rrjedhimisht shkakton dhe permbysjen e cadres….

  5. Liu says:

    Ok o Arben ristani ik o mut muti

  6. LORA says:

    Zezona e ristan efendise eshte garantja me e sigurt e bardhesise se Kryeministrit te shqiptareve.
    Sidomos kur vjen nga cadra e kusaro-krimineleve te perbashkuar kunder Vetting-u,,,,,garancia behet shume e forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje