Balla i përgjigjet Blushit: Më vrafshin mua po e ke lexuar ti reformën në drejtësi

9 Mars 2017, 13:09Politika TEMA

Kritikave të deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi iu përgjigj n/kryetari i grupit të PS Taulant Balla, në një formë të pazakontë krahasuar me deklaratat zyrtare.

“ Më vrafshin mua nëse e ke lexuar ti reformën në drejtësi. “Ke gjithë këto vite deputet dhe asgjë nuk ke lexuar për ligjet. Më vrafshin mua nëse ke lexuar gjë për Reformën në Drejtësi. Se një gjë di ta bësh mirë ti, të pish kafe me Shkullakun e Bushatin dhe bisedat që bën me ta.

Erdhe fole dhe minimalisht  duhet të thoje një fjalë për bojkotin, se duhet ta dish që ky proces të ecë para do që komisionet ad hock, nuk janë funksional. Nga inati që ke me PS me statutin e të fillosh të gënjesh që në 2005 të ka kërkuar Edi veting se ka kërkuar të fusë Mimin, këto janë abuzime.  Ditën e që humb fillin e historisë e kalon në histori të vjedhura kjo nuk të nderon. Duhet ti drejtohesh pjesës që mungon që ti je bashkuar me ta, por meqë do të bësh të baraslarguan filloje nga problem i themelor, pra Bojkoti nuk bëhet për zgjedhje të lira, as për votim, por për të bojkotuar komisionet ad hock ”, u shpreh Balla.

Blushi akuzoi PS-në se ka bllokuar me qëllim ngritjen e komisioneve për vetingun dhe ironizoi dhe deklaratat e disa ministrave mbi reformën në drejtësi.

Balla foli lidhur me akuzat e tij se procesi i vetingut është trukuar. Ai i tha se Blushi nuk e ka lexuar se atë e oriention Shkullaku dhe Bushati.

 

 

4 komente në “Balla i përgjigjet Blushit: Më vrafshin mua po e ke lexuar ti reformën në drejtësi”

  1. kleptofagos says:

    Si shpjegohet qe ky Balla i parlamentit, ka zevendesuar te gjithe klasen e vjeter politike ne “balle” te PS-se?
    Ndoshta, cilesia e …. ujit, eshte me e mire ne fshatrat e Librazhdit … Rrofte Rama me pionieret e tij, ne parlament e qeveri !!
    PS.
    Avash mos u merzitni ju te Rilindjes…
    Saliu ja kalon me kllounin Basha dhe bodyguard-et Noka e Paloka, Ristani & com.
    Jete te gjate Berishes dhe familjes se tij !!
    PS.
    Populli eshte publiku qe duartroket pa u merzitur skuadren e tij ..
    Rrofte populli !!

  2. Drejtësia says:

    Ja ka bërë mirë atij Blushit

  3. tropojani c100 says:

    po ti kur e more vehten kaq shpejt..ti sikur te kafshoj macja…???

  4. Albi_I says:

    Balla duket si tip intelektual qe lexon ne fakt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje