Banda e tritolit, burgim përjetë Andon Mëhillajt, 30 vite Julian Sinanaj

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shpallur vendimin për anëtarët e bandës së tritolit, duke dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Andon Mëhillaj, ndërsa Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg.

Sinanaj ka përfituar ulje dënimi për shkak se ka përfituar e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Me 10 vite burg është dënuar shtetasit Genis Mëhillaj, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, me 8 vite burg është dënuar Ndriçim Gjokona, personi që denoncoi fillimisht bandën që kryente vrasje kundrejt pagesave nëpërmjet shpërthimeve të tritolit që vendosej kryesisht nëpër makina.

Të paktën 15 akuza kanë formuluar prokurorët e çështjes për serial-killerin Sinanaj ku i janë faturuar dy vrasje si dhe një sërë atentatesh me lëndë eksplozive.

Ndihmësi i killerit, Ndriçim Gjokona, akuzohet për 7 vepra penale ndër to vrasja dhe pjesëmarrja në grup kriminal.

6 akuza janë formuluar për kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj,të akuzuar si porositës të disa ngjarjeve mafioze në Vlorë.

Ata kanë porositur vrasjen e shtetasve Sokol Veizi dhe Agron Çela si dhe kanë paguar Julian Sinanajn për të vendosur në shtepinë e ish-kreut të PD-së Vlorë, Ardian Kollozi.

Marjon Mitro do të gjykohet për tre vepra penale. Prokuroria ka mundur të faktojë se ai ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Banda e tritolit, burgim përjetë Andon Mëhillajt, 30 vite Julian Sinanaj”

  1. gp says:

    Ça gallate. njonit qe i hiqet denime me vdekje per vrasjen e 15 ose me shume personave (pale sa jan zhdukur dhe nuk dihen) dhe ketij robit qe spaska kaq shume nen kurriz i fusin nje perjet. fundja i punesuar ka qene. di ndonjeri te thoj keta punedhenes kan mar ndonje denim, apo thjesht rroga shperblim per shkarkim nga detyra me pa te drejte. ah na shplafte mortja te gjithe ne shqiptareve me shume ata qe jetojn aty se ne qe kena ik spo na ndjen shume. edhe themi ne tu mesojme femijeve nga e kan prejardhjen thu se eshte vend per tu patur zili.
    shume te keqinj paskemi qene si rrace.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *