Blushi: Vetingu i trukuar, reforma në drejtësi nisi me padrejtësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i partisë “LIBRA”, Ben Blushi ka kritika për procesin e vetingut.

Ai nga Kuvendi ka akuzuar se disa ministra po e interpretojnë në mënyrë qesharake.

“Dalin disa ministra dhe thonë se pas procesit të vetingut, do të ndryshojë modeli i këpucëve, do të rritet numri i bletëve në Dibër apo do të ndryshojë çmimi i arrës në Tropojë. Jo të nderuar. Vetingu ka për qëllim që të fusë disa ish-ministra, ish-kryebashkiake apo qeveritarë vrasës në burg. Kaq e thjeshtë është”, tha Blushi.

Lidhur me procesin e vetingut dhe zgjedhjen e kandidatëve Blushi u shpreh se ky poçes është trukuar.

“Parlamenti nuk merr çdo vendim. Nuk ndryshon dot jetën e njeriut. Pse e hapët ju garën e vetingut? Pse ju doni të shtoni kandidatë të tjerë? Ju keni bërë një përzgjedhje para përzgjedhjes. Nuk ju pëlqyen dhe vendosët disa të tjerë. Ky proces u komplikua. Reforma në drejtësi filloi me një padrejtësi. Kush e beson këtë reformë në drejtësi. Ju e keni trukuar këtë që ditën e parë”.

Nga ana tjetër Blushi tha se në garën e procesit të vetingut, kandidatët po futen pa u votuar.

“Çdo të thotë të trukosh një garë? Në 2015 me kujtohet se po bëheshin zgjedhjet për kryesinë e re në PS, dhe në darkë përfundoi procesin ndërsa në mëngjes vjen dhe më thotë Rama që kemi harruar Mimin, dhe u fut pa u votuar në garë. I tillë është dhe procesi i vetingut ku po futen pa u votuar në garë”.

Nga ana tjetër ai kërkoi që të ndryshojë rendi i gjerave përsa i përket reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut.

“Dy proceset janë bllokuar. Reforma në Drejtësi është bllokuar me një vendim nul. Të ndryshoni rendin e gjërave. Bëni ç’është ë mundur që të ketë zgjedhje të besueshme. Për ju nuk më vjen keq por për Shqipërinë po. Shkatërrim të mbarë por Shqipëria nuk e meriton këtë çmim” përfundoi fjalën e tij Blushi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *