Donald Tusk: Dora ruse në Ballkan

9 Mars 2017, 20:25Rajoni TEMA

Edhe pse e ka shtyrë anëtarësimin e vendeve të reja në Bashkimin Europian pas vitit 2020, presidenti i Komisionit Europian, Juncker ka konfirmuar prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në mbledhjen e së enjtes të Këshillit Europian në Bruksel Juncker tha:

“Ne u kemi konfirmuar më parë dhe ju kemi rikonfirmuar edhe njëherë qartësisht vendeve të Ballkanit Perëndimor prespektivën e qartë europiane. Kjo ishte ndër temat që kam diskutuar me liderët europianë në këtë samit”.

Udhëheqësit europiane i kanë zgjatur  mandatin edhe me 2 vite e gjysmë në krye të Këshillit, ish-kryeministrit polak, Donald Tusk. Në samitin europian, Tusk  deklaroi se “situata në Ballkan është e brishtë, por BE mbetet i vendosur për t’ju përmbajtur zotimeve të bëra”.

“Do të shohim gjithashtu mënyrat si duhet vepruar përballë objektivit tonë të përbashkët të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së Europës duke paralajmeruar rrezikun permanent nga ndërhyrja ruse në rajon”, tha Tusk.

Tusk konfirmoi se ky diskutim ishte kërkuar në mbledhjet e mëparshme nga vetë liderët europianë, për shkak të një sërë zhvillimesh që kanë ndodhur në rajon, ku mund të përmenden ashpërsimi i toneve mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, por edhe bllokimi i formimit të qeverisë së re në Maqedoni.

Krerët e shteteve të BE-së janë informuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor nga shefja e diplomacisë europiane Mogherini. Në prag të samitit, Mogherini ka deklaruar se BE është i gatshëm të hapë negociata me Shqipërinë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi dhe procedura e vettingut.

4 komente në “Donald Tusk: Dora ruse në Ballkan”

  1. dora ruse rshte shtrire perfundimisht edhe ne shqiperi. ….dy aleatet e saj te fuqishem berisha dhe lulushi….ata po luajne lojen e rusise…kjo s’do mend dhe kalem….pas gjthe akuzave qe kane ty dy,duhet te hetohen ne te ardhmen dhe per bashkepunim te hapur me rusine

  2. kuq e zi says:

    askush nuk shpreson me te premtimet e be-se as vete be kur i thote
    keto fjale boshe pas daljes se britanise jane thjeshte me hap gojen… rusia e fitoi ndeshjen ne ballkan te pakten ne maqedoni dhe serbi

  3. Mergimtari says:

    Europa kurve kur e sheh bythen e vet keq fajson Rusine dhe kerkon ndihme nga USA. Europa as e bashkuar e as si shtete te vecanta nuk e kane dashur kurre kombin shqiptar dhe per pasoje ballkanin. Kjo kurve e motit nuk i mbrojti dhe me vone i coptoi trojet shqiptare, lejoj gjenocin ndaj shqiptarve nga serbet dhe greket dhe ne ditet e sorme tallet me shqiptaret duke i percare dhe varferuar sepse keshtu nje pjese e mire e tyre pasurohen . Shqiptaret kane punuar historikisht kunder vetvetes por nese nje here te vetme do te punonin per veten e tyre Europes dhe Amerikes duhet ti thone zhdukeni nga ballkani dhe trojet shqiptare dhe ti hapin portat Turqise , Rusise dhe Kines. Europa dhe Amerika dhe antishqiptaret francez e anglez jane ne grahmat e fundit sepse nuk mund te roberojne me popujt e tjere.

  4. shefi says:

    Titulli i artikullit nuk ka asnje lidhje me permbajtjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje