Ermira Mehmeti: Ju tregoj pse politika maqedonase është e padrejtë me shqiptarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, edhe pse tashmë jashtë politikës aktive, vazhdon kohë pas kohe që të komentojë zhvillimet politike në Maqedoni.

Ajo së fundmi nëpërmjet një statusi social në  facebook ka kritikuar Maqedoninë si shtet se luan politikë të dyfishtë. Nga njëra anë zemërohen kur Greqia ua mohon të drejtën e emrit kushtetues, e nga ana tjetër bashkëqytetarëve shqiptarë jua mohon të drejtën e gjuhës. Përveç këtij dallimi, Mehmeti ka numëruar edhe disa raste tjera.

“Po na zemërohen kur vendi fqinj u mohon të drejtën e përdorimit të emrit, kurse bashkëqytetarëve ua mohojnë përdorimin e gjuhës së tyre.

Zemërohen kur një vend tjetër fqinj u kishte mohuar të drejtën si shtet amë të kujdeset për pjesëtarët e popullit të saj përtej kufijve, kurse protestojnë pse një shtet amë kujdeset për të drejtat e popullit të vet.

Zemërohen kur kisha në një vend të tretë fqinj përzihet  në çështjet autoqefale dhe të identitetit, kurse vet i detyrojnë predikuesit të përzihen në politikë dhe të udhëheqin protesta shoviniste kundër bashkëqytetarëve të tyre.

P.S. Ky nuk është një status nacionalist. Kjo është një përpjekje e thjeshtë për të ilustruar se politika e mohimit të të drejtave të dikujt është po aq zhgënjyese për të gjithë, për të gjitha kombet dhe për të gjitha bashkësitë etnike.”, kështu ka shkruar në profilin e saj në facebook Ermira Mehmeti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Ermira Mehmeti: Ju tregoj pse politika maqedonase është e padrejtë me shqiptarët”

  1. Ilir says:

    Te lutem na trego dicka per seks ,se per politik ske koke.

  2. N. KITA says:

    Hëngërsh homomjaltë. Ti, moj bilbile, shovenizmin e nazizmin sllavofyromist na e quan padrejtësi.
    Okupimin padrejtësi, shtypjen e fyerjet, vrasjet, eksploatimin ekonomik, vjedhjen e historisë ilire-shqiptare, zhdukjen e gjurmëve historike, lashtësi e sot, i quan pak si padrejtësi. Tipike, skllave e skllavëruar e shpirtdosë e kënaqur.

  3. Labi nga Xhyherina says:

    Mos je mbesa e BUJARIT tone,se paskeni mbiemrin njelloj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *