FOTOT/ Çifti burgoset në Abu Dhabi se bëri seks jashtë martese

9 Mars 2017, 13:04Bota TEMA
FOTOT/ Çifti burgoset në Abu Dhabi se bëri seks jashtë

Një çift është arrestuar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe sepse kreu marrëdhënie seksuale jashtë martese.

Emlyn Culverwell, 29 vjeç dhe Iryna Nohai, 27 vjeçe u arrestuan më 29 janar, pasi doktori ku vajza kreu vizitën zbuloi se ajo ishte shtatzënë.

Seksi jashtë martese është i jashtëligjshëm në Emirate dhe të gjithë personat që e kryejnë futen në burg.

Ende nuk ka akuza nga gjykata vendase, pasi hetuesit po hetojnë se për sa kohë çifti ishte aktiv seksualisht.

Emlyn-i ka punuar në Emirate për 5 vite dhe nisi të dilte me Iryna-n në 2014.

Ministria e jashtme e Afrikës së Jugut tha se nuk mund të ndihmonte në lidhje me këtë ngjarje, pasi kjo është çështje e brendshme e Emirateve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje