VIDEO/ Itali, bllokohet gomonia me 1.2 ton marijuanë me vlerë 12 mln euro

Një gomone me 1.2 ton marijuanë që po udhëtonte nga Shqipëria u kap nga polcia italiane.

Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territorial të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta bllokuan gomonen me drogë dhe arrestuan dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç.

Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit u ndalua nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta .

Në bordin e saj u gjetën 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton 215 kg.

Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.


3437389-9392039 by e-d21

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Itali, bllokohet gomonia me 1.2 ton marijuanë me vlerë 12 mln euro”

  1. DXDW says:

    mrshallah marshallah!
    punojn cunat punojn,sa n greqi ,sa n itali..
    edhe gabojn ndonjiher por,”po mos t gabosh nuk mundesh dot te mesosh”,ka then edhe Jezu Krishti ne Jerusalem.
    kurse Enver Hoxha thoshta “gabimet ti bejme mesime”.. ne vepren e tij number 91,paragrafi 891,rrjeshti I parafundit,botimi I fundit.
    stalini thoshte:”kush gabon ben mir sepse s gabon dot me” (e kishte fjalen qe kush gabon iken ne boten tjeter se I hiken koka,dhe s do ket me mundsi per me bo gabime).
    kurse revizjonisti krushcof thoshte se “gabuesi dhe ndeshkuesi kan nje te perbashket: bejne gabim”.
    me von fatos nano u shpreh “ne burg mund te futesh pa faj. ben gabim ai qe hy n burg.me a pa faj”
    sal berisha tha “une kam gabue,gaboj dhe do gaboj gjithnji. s ka rendsi se njeriu gabon. rendsi ka a ndeshkohet a jo”
    kurse Lule Bashqija tha “mos gaboni,qe te mos gaboj”..
    ambasdori amerikan se fundi u shpreh “vepro tani.drejtsi me drejtsi. kush ben gabim esht bythqim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *