Kaos dhe rikthim në zero; rihapen kandidimet për KLGJ dhe KLP

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zbatimi i reformës në drejtësi ka hasur në një vështirësi të re, që nuk ka lidhje as me situatën politike dhe as me bojkotin e Parlamentit nga opozita.

Ngritja e dy organeve më të larta të qeverisjes së drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në dyshim, sepse nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për garë dhe procesi, ashtu si për vettingun, duket do të shkojë drejt rihapjes. Ose e thënë ndryshe, drejt pikës zero.

Bëhet fjalë për 10 vendet që votohen në Parlament për dy organet më të rëndësishme të drejtësisë, për të cilat Top Channel ka mësuar se janë vetëm 11 kandidatura. Do të mjaftonte kaq, që procesi të ishte i kritikueshëm nga skeptikët e sistemit.

Por një letër e vetë administratës së Kuvendit drejtuar deputetëve, thotë se problemet janë më shumë se kaq.

Sipas sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, në mbyllje të procesit nga trupa e pedagogëve janë regjistruar 6 kandidatura për gjyqësorin dhe 5 për prokurorinë. Sipas Albana Shtyllës, ligji thotë se nga kjo trupë duhet të shkonin për votim në Kuvend 10 kandidatë dhe në çdo rast jo më pak se 6 për secilin Këshill.

Në këto kushte, në letrën drejtuar grupeve parlamentare mbeshtetur, sipas saj edhe nga Euralius, sekretarja e Përgjithshme, njësoj si Gjenoveva Kalavera sugjeroi për vettingun: rihapjen e thirrjes për aplikim.

Top Channel ka mësuar se e njëjta situatë ka ndodhur edhe me përfaqësuesit që do zgjidhen për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga shoqëria civile.

Komisioni përkatës ka vlerësuar se ka vetëm dy kandidatura për po aq anëtarë. Por, që Parlamenti të mos vendoset para detyrimit thuajse për të emeruar të vetmin kandidat, si shoqëria civile, si Kalavera ashtu edhe Shtylla ka sugjeruar edhe ajo rihapjen e thirrjes për aplikim.

Ndërkohë, përzgjedhja e kandidaturave nga avokatët është bllokuar për një arsye tjetër.  Komisioni i Posaçëm që duhet të vlerësojë kandidimet nuk ka kuorum për vendimarrje, pasi një prej anëtarëve ka aplikuar ndërkohë për një pozicion në një prej organeve të reja të drejtësisë. (TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *