Ministrat Kodheli e Bushati inspektojnë Zyrën e Mobilizimit në Shkodër: Riaktivizim i forcave rezerviste

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati inspektuan Zyrën e re të Mobilizimit në qytetin e Shkodrës.

Zyra e re e Mobilizimit në këtë qytet do të shërbejë kryesisht për procesin e rekrutimeve të reja në Forcat e Armatosura, duke i ardhur më pranë të rinjve që dëshirojnë të bëhen pjesë e FA.

Gjithashtu kjo zyrë do të shërbejë edhe për mobilizimin e ish-ushtarakëve, tashmë rezervistë,  në rastet e emergjencave civile, çka e permendi në fjalën e saj edhe ministrja Kodheli. “Unë them që e kemi pasur më shumë se të nevojshme të riaktivizojmë forcat rezerviste, sidomos në shërbim të qytetarëve në emergjenca dhe në raste nevoje në kushte ekstreme të motit dhe shërbime të tjera. Nuk na mjaftojnë shpeshherë forcat aktive që kemi, plus që, pse jo është një eksperiencë, të cilën mund dhe duhet ta ndani me ne akoma dhe sot që po flasim”, u shpreh ministrja.

Rëndësinë që kanë pasur dhe kanë Zyrat e Mobilizimit për ndihmën ndaj komunitetit, për fazën e mobilizimit në FA, Kodheli e vlerësoi si të domosdoshme. “Nevoja për të qenë pranë popullit është stërvitja më e madhe, pasi këto Zyra do shërbejnë edhe për rekrutim. Kjo më parë ka qenë qendër mobilizimi ndërsa sot do të ketë dimensione më të mëdha.”- theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Ndërsa ministri Bushati theksoi se: “Ngritja e kësaj Zyre Mobilizimi është gjë e mirë pasi është një burim informacioni dhe i shërben komunitetit. Por nga ana tjetër dhe krijon ndjesinë e transmetimit të brezave, si ata që janë në shërbim si ata që janë rezervistë”.

Gjithashtu dy ministrat biseduan edhe me pjesëtarë të Shoqatës të Veteranëve të Luftës.

Hapja e Zyrës së Mobilizimit në qytetin e Shkodres vjen pas asaj të Vlorës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ministrat Kodheli e Bushati inspektojnë Zyrën e Mobilizimit në Shkodër: Riaktivizim i forcave rezerviste”

  1. Ledio says:

    Jeni teper te vonuar ne rringritjen e strukturave rrezerve per sigurine edhe situatat emergjente zonja Mimi. Megjithate pergezime, me nire vone se kurre. Gjithashtu duhet te rrishikohet rrimekembja e industrise ushtarake me ndihmen e NATOs edhe te vendeve Nordike jo antare ne NATO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *