PDIU: Fitojmë 4 deputetë në Qarkun e Elbasanit

PDIU synon 4 deputetë në qarkun Elbasan dhe minimalisht 10 të tillë në shkallë vendi. Objektivi u bë i ditur gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Elbasan.

Në fjalën e marrë me këtë rast deputeti Aqif Rakipi u shpreh se PDIU dëshmoi në këto vite se nuk i ka zhgënjyer kurrë njerëzit. Sepse falë mbështetjes së qytetarëve e kthyen atë në një forcë politike kryesore dhe më patriotike, transmeton infoelbasani.al.

Më tej Rakipi u shpreh se deri më tani PDIU ka luftuar për cështjen çame. Një gjë të tillë do t përforcojë më shumë me dyfishimin e mandateve në zgjedhjet që vijnë.PDIU, tha Rakipi, do luftojë që të kthejë shpresën. Që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri e të mos braktisin vendin.

Sipas tij. PDIU do fitojë të paktën 10 deputetë në të gjithë Shqipërinë. Ai argumentoi se tre bashkitë që iu dhanë nga koalicioni me PS,në Peqini, Rrogozhina dhe Konispoli u fituan. Një gjë e tillë u manifestua edhe në Dibër.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, u ndal në situatën politike dhe gjendjen e krijuar në vend. Ai nënvizoi se sistemi politik po lëngon dhe ndodhet në ditët më të zeza sepse pas ndryshimeve kushtetuese korrik u mendua se u zgjidh nyja gordiane. Por fatkeqësisht, sipas tij, kemi sistem të kalbur, politikë që vazhdimisht na sjell kriza, ku fuqia kriminale po rritet me progresion gjeometrik, sistemi drejtësisë është i korruptuar.

Idrizi tha se shqiptarët nuk duhet ta lënë më vendin. Nga Elbasani ai u është adresuar gjithë partive për një pakt kombëtar dhe për reformën në drejtësi dhe reformat në tërësi. Për këtë gjithë partitë duhet të mblidhen dhe ta institucionalizojnë këtë pakt.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “PDIU: Fitojmë 4 deputetë në Qarkun e Elbasanit”

  1. hasoni says:

    Po me gjithe ate llum qe ka mbledhur me vete PDIU ne qarkun e El jo 4 po te 14 deputetet ka per te fituar.Ku jane e ku s’jane jane mbledhur te gjithe ne sherbim te votes.Mjere ne. Leke te pista kane neper duar sa te duan.Llumin e kane per kete pune.Gjithe ato njerez “LLUM” qe i kishte dhe i sherbyen LSI-se ne qarkun e El ne vitet 2013 apo 2015 kane shkuar drejt PDIU-se.Vetem pak llum i ka mbetur Mones per ne Elb . Prandaj eshte trembur dhe Likja se po e sheh c’behet me PDIU-ne. “Trimat” e LSI-se jane shume me pak tani se “trimat” e PDIU-se.Nuk ka kush i kontrollon.Po te shohesh edhe lufta ketu po zhvillohet.Po pjell Likja qe me anen e kamikazit te vet Llalles ti beje gropen Qifit po deri me sot asgje s’ka ndodhur.Priten si do zhvillohen ngjarjet.Po keshtu si po duken bathet aha nuk ka si mos te kete perplasje te medha per votat. Likja vs Qifit kush e gjen rezultatin e sakte .Edi Rama rri dhe shikon si po shkon ndeshja nga shkallet e para te stadiumit.Pd rri e shikon kete ndeshje nga shkallet e largeta te stadiumit.Flet per kriminelet por harron se gjate 27 viteve i ka perdor per interesat e vete keto kriminele.E dini pse Qifi i hyri politikes? Ai ishte vendimtar ne zgjedhjen e deputeteve ne Peqin sepse kishte mjete monetare te medha.Ndihmoi Shpetim Kateshin.Pastaj Dashnor Sulen e beri 2 here deputet.Po une po i zgjedh keto pse mos behem vet deputet te zgjedh veten.Pastaj jam qe jam pse mos zgjedh edhe te tjere ne qarkun e Elb dhe te behem une si Likja.Prandaj them me bindje te plote mjere ne dhe kalamajte tane.Trusti i Lulelakres ka 27 vjet ne politike.Deri dje duke i mbeshtetur njerezit e tyre per tu zgjedhur deputet ndersa sot duke u zgjedhur vet e njerezit e vet deputet.

  2. Bushi says:

    Edhe ky Idrizi nuk me jep shume besim,me te gjitha keto pretendime qe ka. Nga njera ane LSI-ja,do qe te marin me shume deputet,nga ana tjter pdiu-ja,duke renduar keshtu mbi fitoren e drejte dhe te nderersheme te ps-te.Dihet nga te gjithe,se populli me shume do ja jap voten ps-te dhe Edi Rames,pasi kane shume besim.Por kjo ka nje te keqe se ngjalle xhelozit te partit e tjera te koalicionit.Kjo nuk eshte e mire,se çon uje ne mullirin e Berisha dhe te Bashes.Prandaj populli shqiptare.duhete t’a kuptoi mire sitiaten, dhe te kete kujdes nga propaganda e keq e kundrshtaeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *